BREAKING NEWS

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin Rama

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I qëndroi deklaratës për një rikthim të tij të mundshëm në krye të PD-së, Sali Berisha bën lëvizjen urgjente

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I
x
BREAKING NEWS

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet e rënda që po ndodhin në zgjedhjet për kryetarin e ri: Po fusin...

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet
x
BREAKING NEWS

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron çfarë do të ndodhë sot në zgjedhjet e PD-së, ka një mesazh të ‘koduar’ edhe për Berishën: Rama e...

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë
x
BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS, lë edhe mandatin e deputetit: Deklaroj fundin e...

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS,
x

Ekonomia

Banka Botërore jep alarmin, situata fiskale mund të përkeqësohet për shkak të lehtësirave ndaj bizneseve, ja parashikimet për Shqipërinë

Banka Botërore jep alarmin, situata fiskale mund të

Situata fiskale në Shqipëri mund të përkeqësohet deri në fund të 2021. Me këtë parashikim ka dalë Banka Botërore përmes një raporti të publikuar së fundmi për vendin tonë. Sipas raportit, ky vit do të regjistrojë një rikuperim ekonomik pas dëmeve që la pandemia, por i shoqëruar me një sërë pengesash. Banka analizon se, falja e taksave që ka vendosur qeveria për një sërë biznesesh në vend do të pengojnë arkën e shtetit që të mbledhë të ardhurat e mjaftueshme. Madje, përmes një tabele me të dhënat e treguesve ekonomikë të vendit tonë, tregohet se të ardhurat këtë vit do të pësojnë një rritje të pakonsiderueshme në krahasim me ritmin e shpenzimeve. Prandaj, përmes këtij raporti Banka Botërore i rekomandon qeverisë shqiptare që të punojë më shumë për të mbledhur të ardhurat dhe përmirësuar klimën e biznesit, si dhe të reduktojë nivelin e shpenzimeve buxhetore. Sipas BB, kjo është e vetmja mënyrë për të mbajtur nën reduktim borxhin publik. “Situata fiskale mund të përkeqësohet pas vitit 2021 nëse mbledhja e të ardhurave nuk rritet dhe kjo ka rrezik për shkak të lehtësive fiskale që po aplikohen këtë vit të miratuara gjatë kohës kur bizneset ishin nën goditjen e krizës Covid-19. Në këtë rast, qeverisë mund t’i duhet të ulë shpenzimet kapitale për të mbajtur nën kontroll raportin e borxhit ndaj PBB-së. Prandaj, pas vitit 2021, hapësira e kufizuar fiskale ka të ngjarë të çojë në pakësim të shpenzimeve qeveritare”, thuhet në raport. Ndër të tjera, banka parashikon se në vitet e ardhshme rritja do të varet gjithnjë e më shumë nga konsumi privat, duke mbështetur përpjekjet e rindërtimit. Të njëjtin rekomandim BB e adreson edhe për sistemin bankar në vend, i cili gjithashtu vazhdon të aplikojë lehtësitë e vendosura gjatë 2020. Sipas raportit, ky sektor është i rëndësishëm për ekonominë, por pasojat e krizës do të fillojë t’i ndjejë këtë vit, duke nisur nga rritja e kredive me probleme. “Në përgjigje të pandemisë, BSH ndërmori masa të tilla lehtësuese si moratoriumet, ristrukturimi dhe klasifikimi i kredive, disa prej të cilave do të vazhdojnë deri në pranverën e vitit 2021. Por, efektet e krizës mbi cilësinë e portofolit të kredive pritet të qartësohen edhe më shumë në gjysmën e dytë të vitit 2021, me një rritje të mundshme të kredive me probleme”, thekson BB.

Punësimi në rrezik

Banka Botërore parashikon se punësimi gjithashtu do të jetë në rrezik në fund të 2021. Raporti vlerëson se, turizmi dhe procesi i rindërtimit janë dy sektorët që do të sjellin rritje të punësimit në Shqipëri. Por, me mbylljen e këtij sezoni niveli i të punësuarve mund të bjerë tepër dhe punësimi të jetë sërish në rrezik. Sipas Bankës, akoma më keq duket situata nëse deri në fund të këtij viti do të jetë mbyllur edhe procesi i rindërtimit. BB theksoi se, ekonomia shqiptare në tërësi nuk jep siguri për tregun e punës. “Perspektiva e punësimit varet së tepërmi nga rimëkëmbja e sektorëve të shërbimeve dhe nga rindërtimi, ku vendet e punës janë kryesisht me pagë të ulët dhe të ekspozuar ndaj pasigurisë ekonomike. Rindërtimi pritet të jetë shtylla kryesore e rimëkëmbjes ekonomike në vitin 2021, duke u ndihmuar nga një rritje e lehtë e kërkesës private për shkak të kufizimeve të vazhdueshme në udhëtim. Por, situata paraqitet jo shumë e sigurt për tregun e punësimit pasi të përfundojë sezoni turistik, duke qenë se pjesa më e madhe e punonjësve në këtë sektor janë informalë, dëmi do të jetë edhe më i lartë. Gjithashtu procesi i rindërtimit pritet të jetë dejt mbylljes në fund të 2021”, thuhet në raport. Si një element tjetër që rrezikon punësimin në vend, Banka Botërore rendit informalitetin në treg dhe mungesën e transparencës për vendet vakante në kompanitë private.

Më të lexuarat