BREAKING NEWS

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e prokurori”, gazetari Artan Hoxha tregon prapaskenat dhe çfarë u fsheh: Bosët e krimit janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e
x
BREAKING NEWS

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga miku i tij i ngushtë dhe borxhi me shuma marramendëse i pashlyer: Gjithçka ndodhi për një vajzë. Zbardhen detajet e rënda për vrasjen e bujshme

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga
x
BREAKING NEWS

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me rrëfimin e tij për avokatin e njohur të vendit tonë, tregon planin e frikshëm që i kishte përgatitur partneres: Na dha 120 mijë euro t’i vrisnim ish gruan

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me
x
BREAKING NEWS

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja
x
BREAKING NEWS

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

“Ata që s’janë kapur janë emrat më
x
BREAKING NEWS

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin
x

Ekonomia

Banka Botërore kritike për koncesionet: PPP-të janë rritur me 35%, qeveria të jetë më  transparente

Banka Botërore kritike për koncesionet: PPP-të janë rritur

Banka Botërore duket skeptike sa i takon kontratave koncesionare në Shqipëri. Menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë, Emanuel Salinas u shpreh se sipas raportit të fundit mbi PPP-të, vlera e investimeve të kontratave është rritur në 35%. Sipas tij, PPP-të në parim janë mënyra më e mirë për të sjellë praktikat e sektorit privat si shërbimet publike megjithatë shtoi se pritshmëritë për PPP-të ndonjëherë janë më të larta se realiteti. “Banka Botërore ka paralajmëruar qeverinë shqiptare për rreziqet e detyrimeve të paqarta të krijuara nga projektet e Partneritetit Publik-Privat (PPP). Sipas raportit të fundit të monitorimit të PPP-ve të Qeverisë të publikuar në nëntor 2021, vlera e investimeve të kontratave PPP është rritur në 35% të PBB-së në vitin 2020. Disa vite më parë, PPP-të konsideroheshin një ilaç. Dhe pse të mos pëlqehej ideja e mobilizimit të investimeve private në ndërmarrjen e aktiviteteve që tradicionalisht konsideroheshin monopol i qeverive? Të gjithë e pamë se PPP-të ishin, në parim, mënyra të mira për të sjellë praktikat e sektorit privat në elemente të tilla, si shërbimet publike. Dhe kjo është një gjë e mirë, por mendoj se ndonjëherë pritshmëritë për PPP-të janë më të larta se realiteti”, tha ai për “Monitor”.

BB thirrje qeverisë për transparencë

Menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë, Emanuel Salinas u shpreh se PPP-të janë një mjet i rëndësishëm kur përdoren mirë por kur përdoren keq mund të çojnë deri në rreziqe fiskale. Ai u shpreh se qeveria duhet të stimulojë dhe forcojë kontrollet e performancës teksa shtoi se duhet të rishikojë me kujdes mësimet e nxjerra nga portofoli ekzistues i PPP-ve. Sipas Bankës Botërore, proceset e përzgjedhjes dhe monitorimit të PPP-ve duhet të forcohen dhe duhen kryer në transparencë dhe në mënyrë konkurruese. “PPP-të, kur përdoren mirë, mund të jenë një mjet i rëndësishëm për qeveritë që të përdorin financimin dhe ekspertizën e sektorit privat për të arritur objektivat e qeverisë. Megjithatë, kur përdoren keq, kontratat mund të mos performojnë mirë dhe të krijojnë rreziqe fiskale për qeverinë. Me pak fjalë, ajo që kemi mësuar nga PPP-të në të gjithë botën është se a) është e rëndësishme të vendosen tregues të performancës dhe të strukturohen stimujt, për të bërë të mundur arritjen e këtyre treguesve, dhe b) PPP-të nuk zhdukin rreziqet, asnjë instrument financiar nuk eliminon rreziqet, thjesht i kalojnë nga njëra palë te tjetra. Ne rekomandojmë që qeveria të rishikojë me kujdes mësimet e nxjerra nga portofoli ekzistues i PPP-ve në Shqipëri. Për të siguruar që instrumenti PPP të përdoret mirë, proceset e përzgjedhjes dhe monitorimit të PPP-ve duhet të forcohen dhe duhet të kryhen në një mënyrë shumë transparente dhe konkurruese”, u shpreh ai. Lidhur me rreziqet e ekonomisë shqiptare në vitin 2022, Banka Botërore rekomandon përgatitjen duke rritur konsolidimin fiskal. Sipas BB, qeveria duhet të krijojë kursime për ditët e vështira që çdo para të shpenzohet me mençuri dhe në mënyrë transparente. “Kur mendojmë për rreziqet, nuk duhet të kemi një perspektivë fataliste ose të demotivohemi nga përmasat. Përkundrazi, është e rëndësishme të veprojmë për të qenë të përgatitur për t’u përballur me rreziqet. Qeveritë mund ta bëjnë këtë, për shembull, duke rritur konsolidimin fiskal që në thelb do të thotë të sigurojnë që ata të shpenzojnë më pak se sa mbledhin në taksa, të krijojnë kursime për “ditët e vështira” dhe të bëjnë të mundur që çdo para të shpenzohet me mençuri dhe në mënyrë transparente”, tha ai.