BREAKING NEWS

Zbardhen të tjera detaje të forta/ Publikohen fotot dhe emrat e atentatorëve të biznesmenit Dhima. Përdornin uniforma dhe ID të RENEAS dhe lëviznin lirisht në vend

Zbardhen të tjera detaje të forta/ Publikohen fotot dhe emrat e
x

Ekonomia

Banka Botërore ndryshon pritshmëritë, pritet rënie ekonomike deri në 8.4 për qind, në varfëri do zhyten 41 për qind e qytetarëve

Banka Botërore ndryshon pritshmëritë, pritet rënie ekonomike

Shqipëria pësoi krizën më të thellë ekonomike në rajon. Me shpërthimin e pandemisë si shumë vende në botë vendi ynë u përball me vështirësi ekonomike që po vijnë në rritje. Në muajt e parë të pandemisë institucionet ndërkombëtare shprehën një pikë shprese për rikuperim në pjesën e dytë të vitit, por tashmë edhe ata dëshmojnë se kjo nuk po ndodh. Banka Botërore në prill kishte parashikuar një rënie të ekonomisë shqiptare me -5%, ndërsa tani Shqipëria do të përballet me një recesion ekonomik 8,4%. Këto shifra BB i ka paraqitur në raportin e publikuar dje për Europën dhe Azinë Qendrore. “Ndërsa filloi faza e rindërtimit, COVID-19 e detyroi Shqipërinë të bllokojë sektorët ekonomikë. Turizmi është një faktor kryesor i rritjes dhe ekonomia shqiptare është shumë e varur, por këtë vit konsumi dhe investimet janë vonuar. Si rezultat, PBB-ja e Shqipërisë pritet të tkurret deri në 8.4 për qind në vitin 2020. Autoritetet prezantuan subvencione për paga, rritja e shpenzimeve shoqërore, miratuan e garancitë e kredisë dhe lehtësimin e pagesave të pagave dhe kapitalit qarkullues. Gjithsesi këto nuk ishin shumë të efektshme, pasi Shqipëria gjendej në recesion edhe para pandemisë. Akoma, shumë punëtorë informalë përballen me stres të rëndë ekonomik, bizneset do të shkurtojnë stafet dhe të ardhurat do të ulen”, thuhet në raport. Borxhi publik po kalon përmasa të papërballueshme. Në grafikët e paraqitur nga BB vërehet se borxhi i qeverisë shqiptare do të shkojë në 81.3% deri në fund të 2021. Ky është një nga shkaqet që ekonomia do ta ketë të vështirë të rimëkëmbet. “Vendet në zhvillim do të rrisin tepër borxhin publik, ndër ta Shqipëria që kap shifrat e 81.3% të borxhit. Edhe nëse sistemi financiar do të mundohet të shmangë krizën, borxhi publik i akumuluar për të përballuar pandeminë do të përkeqësojë situatën në vijim”, thekson BB. Vetëm në 2022, Banka Botërore parashikon një rënie të lehtë të borxhit publik të vendit tonë në raport me PBB, në vetëm 79.3%.

Do të rritet varfëria

Ndërsa kriza thellohet varfëria në Shqipëri do të rritet. Sipas BB papunësia do të rritet edhe në gjysmën e dytë të 2020 dhe kështu do të tkurren ndjeshëm të ardhurat e familjeve shqiptare. Në këto kushte më shumë se 41% e popullsisë do të futen në varfëri ekstreme, pasi një shqiptar nuk do mundet të shpenzojë as 5,5 dollarë në ditë, vlerë e cila nuk mbulon dot as nevojat jetike. “Kriza po thellohet si pasojë e rritjes së papunësisë. Një pandemi e vazhdueshme do të kërkojë një periudhë më të gjatë masash kufizuese dhe do të pengojë kështu rikuperimin e shërbimeve dhe prodhimit. Kjo gjë do të shtyjë më shumë bizneset në falimentim dhe,varfëria e moderuar pritet të rritet me rreth 5 pikë përqindje. Aktualisht, ky tregues është 35.6%. Pas krizës, rreth 41.5% e popullsisë do të jetojë me më pak se 5.5 dollarë në ditë. Sektori i turizmit, një faktor kyç i rritjes, ka qenë shumë i prekur, ndërsa konsumi dhe vendimet për investime kanë qenë pasive”, thuhet në raport. Më tej theksohet se, ngadalësimi në sektorët intensivë të fuqisë punëtore ka rritur papunësinë në 11.9% në tremujorin e dytë, nga 11.5% në tremujorin e dytë të vitit të kaluar.

 Nuk do ketë rimëkëmbje

Në këtë raport BB flet për një të ardhme të zymtë të ekonomisë, duke treguar se edhe në dy vitet e ardhshme do të ketë tkurrje mbi 4%. Kështu për këtë vit bie poshtë mundësia për një rikuperim ekonomik. Sipas BB, kjo do të ndodhë vetëm nëse investimet dhe konsumi përmirësohen. “Duke qenë se ekonomia shqiptare është e varur nga turizmi dhe eksportet vitin e ardhshëm nuk do të ketë rimëkëmbje të ekonomisë, do të jetë e vështirë t`i kthehet ritmeve të para pandemisë. Pozicioni fiskal i Shqipërisë pritet të përkeqësohet në 2020 pasi deficiti pritet të jetë 8.5% e PBB-së gjatë 2020. Gjithashtu do të vijojë ulja e fluksit të turistëve, rënia e porosive të përpunimit të tekstilit, si dhe çmimet e ulëta të naftës pritet të shkaktojnë një rënie të eksporteve me 37%. Sinjalet e para të rikuperimit do mund të shfaqen në vitet në vijim, konsumi privat do të luajë një rol në rritje në termat e rritjes. Investimet publike dhe private do të kontribuojnë gjithashtu te rritja. Në nivel sektorial, shërbimet, të udhëhequra nga turizmi dhe ndërtimit pritet të jenë motori i rritjes”, shprehet BB.