BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj demokracisë, ish-kryeministri është simboli i korrupsionit, pas SHBA edhe BE pritet ta shpallë “non grata”

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj
x
BREAKING NEWS

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”: Kush janë ministrat më të korruptuar në qeveri, surpriza e madhe është Edi Rama, ja në çfarë vendi renditet në listë

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”: Kush janë ministrat
x
BREAKING NEWS

26 maj 1996- 26 maj 2022, ja si Sali Berisha dhunoi dhe përgjaku opozitën 26 vjet më parë, flasin protagonistët

26 maj 1996- 26 maj 2022, ja si Sali Berisha dhunoi dhe përgjaku
x
BREAKING NEWS

Thellohet skandali me koncesionet, Ministria e Shëndetësisë jep për “Hemodializën” 2.5 milionë euro për punë të pakryera

Thellohet skandali me koncesionet, Ministria e Shëndetësisë jep
x
BREAKING NEWS

Ja plani i Londrës dhe Uashingtonit për të marrë nën ombrellën e vet Ballkanin Perëndimor pas refuzimit të BE për ta integruar

Ja plani i Londrës dhe Uashingtonit për të marrë nën
x
BREAKING NEWS

Hapet “Kutia e Pandorës” në Rusi, lëvizja e bujshme e 100 zyrtarëve të lartë që do të shkundë nga themelet Kremlinin, Vladimir Putin në alarm

Hapet “Kutia e Pandorës” në Rusi, lëvizja e bujshme e
x
BREAKING NEWS

Paralajmërimi tronditës nga Rusia: Perëndimi ka shpallur një luftë totale, ja kur do e zhdukim Gjermaninë me bombë atomike

Paralajmërimi tronditës nga Rusia: Perëndimi ka shpallur një
x
BREAKING NEWS

Kryesia e PD-së, ndryshon lista e kandidatëve, cili është emri që është shtuar

Kryesia e PD-së, ndryshon lista e kandidatëve, cili është
x

Ekonomia

Banka Botërore ngre alarmin dhe paralajmëron qeverinë shqiptare: Niveli i lartë i borxhit dhe rifinancimi i tij përbëjnë rrezik real

Banka Botërore ngre alarmin dhe paralajmëron qeverinë shqiptare:

Banka Botërore ka ngritur alarimin, ndërsa ka paralajmëruar qeverinë shqiptare se financimi i borxhit publik, sipas saj, përbën rrezik real. Gazeta ka siguruar raportin e fundit të Bankës Botërore për Europën Qendrore dhe Azinë ”Lufta në Rajon”, teksa ky institucion, është treguar i ashpër lidhur me nivelin e lartë të borxhin të Shqipërisë dhe ka paralajmëruar se rifinancimi i tij mund të jetë në rrezik dhe se qeveria mund të detyrohet që të reduktoj shpenzimet e saj kapitale. “Borxhi publik u rrit më tej në vitin 2021, duke arritur në 78.4 për qind të PBB-së. Qeveria pezulloi rregullin fiskal për uljen e borxhit ndaj PBB-së dhe emetoi një eurobond prej 650 milionë eurosh, duke përfituar nga vlerësimi i qëndrueshëm B+ i vendit. Në nivelin aktual, borxhi i lartë i qeverisë është në rrezik të konsiderueshëm rifinancimi. Duke pasur parasysh inflacionin aktual dhe shtrëngimin e pritur të politikës monetare në ekonomitë me të ardhura të larta, ulja e borxhit publik të Shqipërisë dhe forcimi i besueshmërisë së politikës së saj fiskale janë jetike”, thuhet në raport.

Ja kur do zbresë Borxhi Publik sipas BB

Në skenarin bazë, borxhi publik pritet të bjerë lehtësisht në 78.1 për qind të PBB-së në vitin 2022 dhe në mënyrë më të konsiderueshme në periudhën afatmesme. Megjithatë, bilanci fiskal mund të përkeqësohet më tej, nëse mjedisi ndërkombëtar do të jetë i pafavorshëm, duke e detyruar qeverinë të shkurtojë shpenzimet kapitale për të parandaluar një rritje të raportit të borxhit ndaj PBB-së, paralajmëron banka. Duke pasur parasysh varësinë në rritje të Shqipërisë nga financimi i jashtëm, risqet që lidhen me kursin e këmbimit, normën e interesit dhe rifinancimin mbeten të larta. Sipas raportit, të ardhurat më të larta nga taksat dhe borxhi i ri i lejuan qeverisë të rriste shpenzimet për infrastrukturën. Qeveria gjithashtu rriti subvencionet për Ndërmarrjet Shtetërore të Energjisë (NSH) për të siguruar furnizimin me energji gjatë tremujorit të fundit të vitit 2021. Detyrimet kontingjente nga NSH-të paraqesin rreziqe të mëdha për buxhetin. Sipas tabelave të Bankës Botërore, borxhi publik pritet të zbresë në 75.1% të PBB-së në vitin 2024. Më herët, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka këshilluar shpesh qeverinë shqiptare që të tregohet e kujdesshme me shpenzimet dhe konsolidimin fiskal. Në raportin e fundit, në dhjetor të vitit të kaluar, FMN ka paralajmëruar për rritjen e rreziqeve fiskale të vendit dhe mungesën e të dhënave të sakta për projektet e partneritetit publik privat (PPP). Vendimet e gjykatave, skema e re e garancive për sektorin privat dhe mbështetja për kompanitë energjetike vlerësohen gjithashtu si rreziqe të shtuara.

Raporti ul pritshmërinë për rritjen

Ndërkohë në raportin e fundit, Banka Botërore ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit. Banka pret tashmë që ekonomia vendase të rritet me 3.2 për qind, ose 0.6 pikë përqindje më pak se raporti i mëparshëm. Edhe për vitin 2023, ekonomia pritet të rritet me 3.4%, ose 0.3 pikë përqindje më pak se vlerësimi i mëparshëm. Për vitin 2022, perspektivat janë të pasigurta dhe rreziqet janë shtuar, thotë banka në pjesën për Shqipërinë. Lufta në Ukrainë dhe sanksionet e vazhdueshme mund t’i shtyjnë çmimet e energjisë, ushqimeve dhe mallrave në nivele edhe më të larta, duke zvogëluar fuqinë blerëse dhe konsumin e familjeve.