BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Ekonomia

Banka Botërore parashikon rritje të ekonomisë për Shqipërinë, por ndikimi në jetën e qytetarëve do të jetë minimal

Banka Botërore parashikon rritje të ekonomisë për

Banka Botërore ka parashikuar rritje të lehtë ekonomike për Shqipërinë. Banka Botërore i ka rishikuar me rritje parashikimet për ekonominë në vendin tonë, sipas raportit më të fundit, ndërsa ndikimi në jetën e qytetarëve do të jetë minimal. Në raport thuhet, se ekonomia shqiptare do rritet me 7.2% këtë vit, pas tkurrjes me 4% vitin e kaluar, sipas një raporti të fundit të Bankës Botërore. Nga ana tjetër, thuhet se në vitet në vijim, rritja do të ngadalësohet në 3.8% në 2022 dhe 3.7% në 2023. Me parashikimin e qershorit, pritshmëria për ecurinë ekonomike këtë vit është përmirësuar me 2.8 pikë përqindje, ndërsa theksohet se pandemia goditi rëndë ekonominë e Shqipërisë. Sipas raportit, aktiviteti ekonomik është rikthyer në vitin 2021 dhe PBB-ja parashikohet të rritet me 7.2 për qind, e nxitur edhe nga sektori i ndërtimit dhe aktiviteti i rindërtimit të pasojave të tërmetit. Banka Botërore referon se, sidoqoftë, perspektivat ekonomike mbeten të pasigurta pasi rastet ditore kanë filluar të rriten përsëri. Sipas raportit të bankës, qeveria plotësoi me sukses nevojat e saj për financim duke emetuar Eurobondin në vitin 2020 dhe planifikon ta përsërisë edhe këtë vit, duke ushtruar presion për rritjen e mëtejshme të borxhit publik, ndërsa në raport deklarohet se qeveria pezulloi përkohësisht rregullin fiskal që nuk lejonte që borxhi publik të vinte në rritje në raport me PBB. Sipas raportit, ekonomia shqiptare ka treguar shenja inkurajuese të rimëkëmbjes në vitin 2021. Besimi i konsumatorëve, kërkesa e jashtme, dhe stimuli fiskal mbështeti rritjen, ndërsa ndërtimi udhëhoqi rritjen e PBB -së në tremujorin e vitit 2021 dhe pritet të mbetet fortë, falë rindërtimeve të reja dhe projekteve infrastrukturore.

Inflacioni

Në raportin e Bankës Botërore theksohet, se kushtet strukturore për një rritje të qëndrueshme ekonomike u vlerësuan të dobëta. Edhe pse rritja ekonomike ishte mesatarisht 3,3 % në vit gjatë 2015-2019, produktiviteti ka mbetur në vend dhe ekonomia dominohet nga ndërmarrje të vogla dhe mesme. Në raport thuhet, se logjistika e varfër dhe integrimi i dobët në treg dekurajojnë investimet private. Përveç kësaj, grumbullimi i dobët i të ardhurave publike me vetëm 26.3 për qind të PBB -së pengon investimet shumë të nevojshme në infrastrukturën publike dhe kapitalin njerëzor. Raporti i Bankës Botërore, bënë me dije se kërkesa dhe kushtet e favorshme hidrologjike kanë rritur prodhimin e energjinë dhe eksporteve. Ndërkohë, presioni i inflacionit po rritet. Çmimet e ushqimit dhe naftës e ushtruan presion mbi inflacionin mesatar duke e çuar në 1.8 për qind në tremujorin e dytë, nga 0.9 për qind në tremujorin e parë. Ndërsa inflacioni bazë mbetet i qëndrueshëm në 1.4%, presioni në rritje mund të intensifikohet me zgjerimin e kërkesës dhe stimulit monetar dhe fiskal. Në raport nënvizohet, se tregu i punës nuk është rikuperuar ende. Pjesëmarrja e forcën e punës në tremujorin e dytë 2021 vazhdon të jetë nën nivelin e së njëjtës periudhë të 2019. Ka ende një deficit prej rreth 35 mijë vende pune relative deri në krahasim me 2019.