Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë Ramës dhe Bashës: Ju jeni pala përgjegjëse, mos harroni marrëveshjen e ...

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë
x

Ekonomia

Banka Botërore: Pasojat e izolimit vijojnë edhe sot, 61 për qind e bizneseve kanë rënie të të ardhurave

Banka Botërore: Pasojat e izolimit vijojnë edhe sot, 61 për qind

Bizneset shqiptare vazhdojnë të vuajnë pasojat që lanë pas masat kufizuese të ndërmarra nga qeveria për shkak të pandemisë. Me hapjen e ekonomisë, bizneset mbanin shpresën se situata financiare e tyre do të shkonte drejt normalizimit, por jemi 3 muaj pas heqjes së masave kufizuese dhe shumë biznese deklarojnë që nuk kanë arritur ta marrin veten. Këtë gjendje rrënuese e vërteton edhe raporti më i fundit i Bankës Botërore për vendin tonë. Përmes këtij studimi mbi ecurinë e bizneseve shqiptare, që u publikua këto ditë në lidhje me efektet negative që kanë përjetuar kompanitë e regjistruara në tatime përllogariti se, 61% e bizneseve të regjistruara në Shqipëri nuk po munden të marrin veten dhe kanë mungesë të theksuar të xhiros ditore. “Ndikimi i krizës në ekonominë e përgjithshme është i rëndë, duke ndikuar negativisht në grumbullimin e taksave, në rritjen e deficitit, rritjen e borxheve në ekonomi, rritje të papunësisë dhe rënie të të ardhurave për popullatën. Pas 3 muajve të rifillimit të normalitetit, heqja e masave kufizuese dhe kthimi në normalitet i aktivitetit ekonomik në vend nuk po sjell shërim të shpejtë në shumë biznese. Studimi mori në konsideratë ecurinë e pagesës së tatim-fitimit, arkëtimet e të cilit janë 65% e parashikimeve fillestare edhe pas heqjes së masave, nuk po rezultojnë fitimprurëse pas heqjes së masave bllokuese”, thuhet në raport. Sipas këtij studimi vlerësohet se deri tani, bizneset e lidhura me furnizimin ushqimor, pijet, ato farmaceutike përjetuan ndikim të ulët nga pandemia, ndërsa industria tekstile, fabrikat e mobilieve, riciklimi, prodhimi i energjisë, prodhimi i hekurit dhe çimentos patën një ndikim të mesëm nga pandemia. Pra këto kategori biznesesh po arrijnë të rikuperohen financiarshit, por gjithsesi aq sa për të mbajtur hapur biznesin, pasi të ardhurat ende nuk janë të mjaftueshme.

Disa biznese po shkojnë drejt falimentit

Sipas të dhënave të raportit vetëm një 20% ka konkretisht shpresa se mund të rikuperohen në muajt në vijim kur edhe qarkullimi i klientëve pritet të shtohet, duke qenë se këto muaj janë fokusuar në zonat bregdetare. Sakaq BB ka dhënë edhe një analizë mbi kategoritë e bizneseve që mund të shkojnë drejtë mbylljes se aktivitetit për shkak të mungesës financiare. Sipas bankës edhe pse në 3 muajt e fundit operatorët turistikë kanë pasur lëvizje më të shumta ato mbeten sektori më i dëmtuar, pasi mori goditje të njëpasnjëshme nga tërmeti dhe pandemia, ku aktiviteti ekonomik iu reduktuan më shumë se 50%. Së bashku me turizmin janë dëmtuar rëndë edhe bizneset që ofrojnë shërbime argëtimit dhe dekorimi, kjo për shkak se pasiguria për të ardhmen i ka stepur klientët që të shpenzojnë për produkte që mund të lihen dhe për më vonë. “Në sektorët me ndikim të lartë të tilla si shërbimet dhe kryesisht turizmi, transporti etj, ku bizneset regjistrojnë humbjet më të mëdha. Studimi vlerësoi se bizneset më të goditura nga kriza ishin shitësit e automjeteve, dyqanet e rrobave dhe këpucëve, ato të produkteve dhe veshjeve sportive të luleve, dhuratave, pjesëve të makinave, aksesorë etj”, tregon BB. Ndërkohë biznesi i dytë më i dëmtuar vijon të jetë ai i transportit. Sipas BB, ndihma financiare e qeverisë për këtë kategori është e pamjaftueshme, pasi transporti përtej kufijve dhe ai shkollor vazhdojnë të qëndrojnë pasivë. “Gjithashtu në sektorin e transportit rezultuan me ndikim negativ të lartë, transporti ajror, transporti me taksi sidomos në shërbim të shkollave, tranzit, transporti ujor dhe bizneset e tjera që lidhen me transportin, ku shumë prej tyre janë drejt falimentimit. Në sektorin e hotelerisë dhe ushqimit, më të goditurat ishin restorantet dhe lokalet të dedikuara pijeve të forta”, theksohet në raport. Ndër të tjera në këtë raport kategori të tjera të prekura nga rreziku i falimentit janë bizneset e lidhura me argëtimin si kompanitë që merreshin me performancë të artit, artistët e pavarur, lojërat dhe rekreacioni në përgjithësi. Me ndikim të lartë negativ u përballën edhe bizneset dentare, kujdesit personal dhe shërbime të tjera personale.