BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Ekonomia

Banka Botërore ul parashikimin për rritjen ekonomike, turizmi pritet të mos japë efektet e pritshme, parashikohen probleme edhe me vaksinimin

Banka Botërore ul parashikimin për rritjen ekonomike, turizmi pritet

Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar edhe Banka Botërore ka ulur pritshmëritë për rritjen ekonomike në Shqipëri. Në fillim të këtij viti BB raportoi se, ekonomia shqiptare do të rritet me 5.1%, por në rishikimin e të dhënave për këta muaj banka i ka ulur pritshmëritë në 4.4%. Përveç se ky parashikim tregon vështirësi ekonomike për vendin tonë, ai është edhe më i ulët se parashikimi pesimist i FMN. Ndërkohë, ajo që bie në sy është se BB ka rishikuar në ulje rritjen ekonomike vetëm për vendin tonë nga i gjithë rajoni. “Shqipëria parashikohet të ketë një rritje ekonomike prej 4.4% gjatë 2021, ndërkohë që mbetet i pandryshuar koeficienti i rritjes për Serbinë 5% dhe Malin e Zi 7.1%. Po ashtu, pritshmëritë janë ulur edhe për vitin 2022 me 0.7% dhe është vlerësuar se rritja ekonomike në vitin e ardhshëm do jetë 3.7%, në këtë nivel pritet të jetë ekonomia edhe për vitin 2023”, thuhet në raport. Sipas Bankës, shkak kryesor i rritjes kaq të dobët për ekonominë shqiptare do të jetë turizmi. BB tregon se, ky sektor është një që kontribuon më shumë në ekonomi, por edhe këtë vit mundësitë për të do të jenë shumë më të pakta, për shkak të kufizimeve që vazhdojnë në vendet e tjera. Sipas BB, kufizimet e lëna në fuqi do të reduktojnë numrin e turistëve dhe kështu do të mbajë të ulët aktivitetin e operatorëve turistikë. “Pasiguria dhe ngërçi në qarkullimin e ekonomisë vijojnë të jenë ende prezentë, duke mbajtur të cunguar konsumin dhe investimet. Shqipëria do të vazhdojë të pengohet nga udhëtimet ndërkombëtare, kufizimet. Shqipëria duhet të rritet duke përshpejtuar reformat strukturore në përgatitje për anëtarësimin në BE, me kusht negociatat përreth procesit të pranimit nuk duhen vonuar më tej”, thekson banka.

Ngërç në vaksinim

Banka Botërore tregon si një tjetër pengesë procesin e vaksinimit në Shqipëri dhe rajon. Sipas raportit, mund të ketë një pezullim të këtij procesi që sigurisht do të ndikonte shumë në ecurinë ekonomike, sidomos pas sezonit të verës. BB tregon se, pavarësisht që Shqipëria ka ecur në ritme të mira me vaksinimin mbetet poshtë nivelit mesatar europian dhe kjo ndikon për keq në ekonomi. Ndër të tjera theksohet se problem është që vaksinimi nuk po ndërthuret me reforma të tjera dhe se numri i personave që refuzojnë vaksinimin mund të jetë më i lartë, duke qenë se nuk është punuar me besimin e popullsisë. “Parashikimi u nënshtrohet kryesisht dobësive, rreziqet, përfshirë ato që lidhen me pandeminë. Edhe pse rajoni ka administruar më shumë doza të vaksinave për person në krahasim me botën, mesatarja, shpërndarja dhe progresi i vaksinave mbetet shumë e pabarabartë; përfshirë këtu Shqipërinë edhe Serbinë që vijojnë të mbeten nën nivelin mesatar europian. Mungojnë reformat e qëndrueshme për të forcuar besimin e publikut. Kështu mund të ketë pezullim të vaksinimit, pasi mund të ketë refuzime më shumë nga sa pritej”, thuhet në raport.