
Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

Banka e Shqipërisë anulon ankandet e blerjes së valutës të programuara për muajt mars-prill, ja detajet

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Mars 2022

Banka e Shqipërisë anuloi ditën e djeshme ankandet e blerjes së valutës të programuara për muajt mars-prill. Mësohet se ky vendim është marrë me qëllim shmangien e kërkesës shtesë për euro në tregun e këmbimit valutor, faktor që në teori mund të ushtronte presione mbiçmuese në kursin e monedhës europiane ndaj lekut. Në fillim të muajit mars, monedha e përbashkët europiane shënoi një rritje të shpejtë në kursin e këmbimit me lekun. Më datë 8 mars, euro u këmbye me 127.08 lekë, duke shënuar nivelin më të lartë që prej marsit të vitit 2020. Euro u mbiçmua me 4.7% kundrejt lekut në harkun e një jave. Sipas agjentëve të këmbimit valutor, faktori kryesor që trazoi tregun ishte blerja në shuma të mëdha nga kompanitë e grupit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, për qëllime të importeve të energjisë elektrike. Për shkak të përmasave të vogla të tregut, një valë kërkese e madhe mund të jetë e mjaftueshme për të krijuar disbalanca dhe pritshmëri të njëanshme. Situata e krijuar nga lufta në Ukrainë dhe shtrenjtimi i çmimeve të mallrave të konsumit e nxiti edhe më shumë faktorin psikologjik dhe prirjen e subjekteve për të blerë euro dhe për të tentuar krijimin e rezervave të valutës. Në situata të tilla, pritshmëritë për forcim të euros sjellin shtrëngim të ofertës, sepse ata që kanë euro priren t’i mbajnë, në pritje të një mbiçmimi të mëtejshëm. Nga ana tjetër, kërkesa rritet, sepse pritshmëria për forcim i shtyn subjektet që kanë nevojë për këtë valutë që të blejnë sa më parë që të jetë e mundur. Situata u qetësua me ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë, që realizoi shitje të valutës për një periudhë 2-3 ditore, me qëllim stabilizimin e kursit dhe qetësimin e panikut. Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë u konfirmua këtë javë edhe nga Guvernatori, Gent Sejko, që tha se qëllimi i ndërhyrjes ishte qetësimi i panikut në tregun valutor. Sipas tij, mbiçmimi i shpejtë i euros nuk reflektonte faktorët thelbësorë të kërkesë/ofertës dhe stabilizimi i kursit pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë e provon këtë më së miri. Megjithatë, për shkak të situatës së përkohshme të krijuar, banka qendrore vendosi të anulonte ankandet vijuese të blerjes së valutës.
Më të lexuarat


KLSH: Ministria e Bujqësisë e paaftë të menaxhojë pesticidet, siguria ushqimore në rrezik

Ministrja e Bujqësisë në qendër të skandaleve, a i ka dhënë Frida Krifca një pronari mediash para për të ndërtuar një hotel me 7 yje nga fondet e bujqësisë?

Euro pëson rritje të lehtë, ja me sa këmbehet sot

Abuzimi me fondet publike, KLSH zbulon skemën si u rrit me 2 milionë euro vlera e 3 projekteve të Fondit të Sigurimit Shëndetësor

Euro në pikiatë! Ja me sa këmbehet monedha e huaj sot!

FMN “shuplakë” qeverisë, kërkon shkrirjen e Bordit të Transparencës dhe del kundër projektit të amnistisë fiskale

KLSH: Ministria e Bujqësisë e paaftë të menaxhojë pesticidet, siguria ushqimore në rrezik

Ministrja e Bujqësisë në qendër të skandaleve, a i ka dhënë Frida Krifca një pronari mediash para për të ndërtuar një hotel me 7 yje nga fondet e bujqësisë?

Bie sërish euro! Ja me sa këmbehet monedha e huaj sot

Ambasadori Yoruk: 100 Vjetori i marrëdhënieve diplomatike me mbi 5 miliardë investime turke në Shqipëri
