BREAKING NEWS

Aksionerë serbë në Portin e Durrësit? Alabbar zbulon se kush 'fshihet' pas kompanisë 'Eagle Hills'

Aksionerë serbë në Portin e Durrësit? Alabbar zbulon se kush
x
BREAKING NEWS

Pse vendosi të investojë në Shqipëri? Alabbar nuk 'hesht' më dhe e tregon hapur: Në Francë, Gjermani apo në Angli...

Pse vendosi të investojë në Shqipëri? Alabbar nuk
x
BREAKING NEWS

"Qesharake, me një kërkim në...", Alabbar bën reagimin e fortë pas debateve për Portin e Durrësit

"Qesharake, me një kërkim në...", Alabbar bën
x
BREAKING NEWS

Vetëm pak ditë pas vizitës në Tiranë, Presidenti i Azerbajxhanit njofton vendimin e minutës së fundit

Vetëm pak ditë pas vizitës në Tiranë, Presidenti i
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Ministria del me njoftimin e rëndësishëm dhe zbardh detajet e fundit

Çfarë po ndodh? Ministria del me njoftimin e
x
BREAKING NEWS

Zhduket papritur 14 vjeçarja shqiptare në Greqi, detajet e fundit rreth të miturës (FOTO-EMRI)

Zhduket papritur 14 vjeçarja shqiptare në Greqi, detajet e fundit
x
BREAKING NEWS

Grabisnin me dhunë të rinjtë që konsumonin kanabis, ja dy efektivët e arrestuar nga policia (FOTO)

Grabisnin me dhunë të rinjtë që konsumonin kanabis, ja dy
x
BREAKING NEWS

Pjesë e bandës famëkeqe të ‘Eskos’, ja kush janë 10 shqiptarët e arrestuar në Greqi (EMRAT+FOTO)

Pjesë e bandës famëkeqe të ‘Eskos’, ja kush
x

Ekonomia

Banka e Shqipërisë del kundër Amnistisë Fiskale, guvernatori Sejko: Ka kosto dhe rrit rrezikun për pastrim parash dhe evazion fiskal

Banka e Shqipërisë del kundër Amnistisë Fiskale, guvernatori

Banka e Shqipërisë ka dalë kundër Amnistisë Fiskale. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, ka folur dje në një konferencë për mediat për Amnistinë Fiskale, duke theksuar se ka kosto dhe benefite, të cilat sipas tij janë në funksion të formalizimit të ekonomisë, rritje e përfshirjes financiare formalizimin e ekonomisë. Por mes të tjerash, Sejko u shpreh se kostot janë rreziku nga pastrimi i parave, pasi duhen shmangur paratë që vijnë nga kriminaliteti dhe korrupsioni. Madje, ndër të tjera, ai shtoi se Amnistia Fiskale duhet studiuar që të jetë instrument që të funksionojë për përmirësim të administrimit fiskal, për të shmangur evazionin fiskal. “Banka e Shqipërisë e sheh me kosto dhe benefite. Ka si objektiv rritjen e fuqive financiare, formalizimin e ekonomisë. Amnistia fiskale do të kishte ndikim të mirë sepse do ndihmonte buxhetin e shtetit. Ne kemi theksuar se opinioni i BSH, duhet shmangur rreziku i pastrimit të parave. Sigurisht që kemi theksuar që Amnistia duhet bërë e studiuar në mënyrë që të jetë një instrument në drejtim të përmirësimit të ekonomisë dhe për të shmangur evazionin fiskal pra nuk duhet bërë në formë të vazhdueshme. Nëse plotësohen këto BSH e sheh si normalizim të ekonomisë dhe rritjen e buxhetin. Drafti po rishikohet, drafti është duke u punuar. Ka patur një draft të parë, ku kemi dhënë opinionet tona. Opinioni i BSH është thënë dhe në kuvend, pra BSH e shikon amnistinë fiskale në radhë të parë në funksion të formalizimit të ekonomisë. BSH ka synim rritjen e përfshirje financiare, duke future paratë që janë jashtë sistemi brenda sistemit. Ajo do sillte likuiditete të shtuara në ekonomi dhe buxhet më të madh të shtetit. Kostot janë rreziku i pastrimit të parave, gjë që duhet shmangur me patjetër, si dhe paratë që vijnë nga kriminaliteti. Ajo duhet të jetë e studiuar”, deklaroi ai.

aroi ai. Rritet me 0.5 % norma bazë e interesit

Ndërkohë dje Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë rriti sot normën bazë të interesit me 0.5 pikë përqindje, duke e çuar në 2.25%. Kjo është rritja e katërt e e aplikuar gjatë këtij viti dhe tashmë norma bazë e interesit ka arritur nivelin më të lartë që prej vitit 2014. Këshilli Mbikëqyrës vendosi gjithashtu të rrisë më tej me gjysmë pikë normën e interesit të depozitës njëditore nga 0.75% në nivelin 1.25% si dhe normën e interesit të kredisë njëditore nga 2.75% në 3.25%. Në argumentimin e vendimit, Guvernatori, Gent Sejko, tha se sërish presionet e jashtme inflacioniste po rezultojnë më të forta dhe më të qëndrueshme nga sa parashikohej. “Informacioni i ri i marrë në analizë sugjeron se goditjet e ofertës dhe rritja e pasigurisë në tregjet botërore, po transmetohen në rritje të inflacionit dhe ngadalësim të ritmit të rritjes ekonomike në vend. Në veçanti, presionet e huaja inflacioniste vlerësohen të jenë më të forta e më të qëndrueshme se vlerësimet tona të mëparshme. Po ashtu, kërkesa në rritje për mallra e shërbime në vend, tregu dinamik i punës dhe pritjet për norma të larta inflacioni, po lehtësojnë përhapjen e tyre në ekonominë shqiptare. Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se rritja e shpejtë e çmimeve mbetet rreziku kryesor për stabilitetin monetar e financiar të vendit dhe për rritjen e qëndrueshme e afatgjatë të tij. Në këto rrethana, Këshilli vendosi të vijojë normalizimin e qëndrimit të politikës monetare. Ky normalizim synon të krijojë kushtet e nevojshme për kthimin gradual të inflacionit në objektiv, brenda një horizonti kohor të arsyeshëm dhe me kosto sa më të ulëta për aktivitetin e brendshëm ekonomik”, u shpreh ai.

Inflacioni u rrit në korrik e gusht në 7.5% e 8%, do vijojë të jetë i lartë

Më tej guvernatori Sejko u shpreh se inflacioni i lartë i cili u rrit në korrik e gusht në nivelin 7.5% deri në 8 % si dhe do të vazhdojë të jetë i lartë për të paktën 2 tremujorët e ardhshëm. “Inflacioni u rrit më tej në muajt korrik e gusht, duke shënuar vlerat respektive prej 7.5% dhe 8.0%. Kontributi kryesor në inflacion vijon të vijë nga rritja e shpejtë e çmimeve të ushqimeve dhe të naftës. Megjithatë, tendenca e rritjes së çmimeve po bëhet prezente në një gamë gjithnjë e më të gjerë mallrash dhe shërbimesh. Forcimi dhe zgjerimi i presioneve inflacioniste pasqyron si rritjen e përshpejtuar të çmimeve në tregun global ashtu edhe intensifikimin e presioneve të brendshme. Lufta në Ukrainë përkeqësoi problemet ekzistuese të ofertës globale dhe shkaktoi probleme të reja, kryesisht në tregjet e ushqimeve bazë, të lëndëve energjetike dhe të lëndëve bazë. Si rezultat, çmimet e këtyre produkteve u rritën shpejt në tregjet globale dhe në vendin tonë. Paralelisht me to, rritja e kërkesës agregate në vend ka mbështetur zgjerimin e punësimit dhe të pagave dhe ka shtuar presionet e brendshme inflacioniste”, nënvizoi Sejko.