Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Banka e Shqipërisë do të hedhë në treg monedhat dhe kartëmonedhat e reja, ja ndryshimet që do të pësojnë

Postuar: 10/06/2019 - 13:57

Duke nisur nga data 25 qershor, Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim monedhën e re metalike 10 lekëshe.

Ajo ka të njëjtën pamje, përmasë dhe peshë me 10 lekëshin aktual.

Ndryshimet e vetme janë viti i emetimit, që në monedhën e re do të jetë 2018 dhe drejtshkrimi i fjalëve LEKË dhe SHQIPËRISË, që do të shkruhen me Ë dhe jo me E.

Ndërkohë, brenda këtij viti, Banka e Shqipërisë pritet të hedhë në treg edhe kartëmonedhat e reja 200 dhe 5 mijë lekëshe, me një dizajn të përmirësuar.

Ndërsa në vijim, brenda dy viteve të ardhshme do të ndryshohen edhe kartëmonedhat e tjera, si dhe do të prodhohet dhe hidhet në qarkullim për herë të parë prerja e re 10 mijë lekëshe. Krahas pamjes, kartëmonedhat e reja do të kenë elementë shtesë të sigurisë, për mbrojtjen nga falsifikimi.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/08/2019 - 07:41

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka vendosur të ndryshojë procedurat për pagesën me këste të detyrimeve tatimore nga ana e bizneseve.

Postuar: 16/08/2019 - 07:32

Banka Botërore do të ndërhyjë për t’i dhënë zgjidhje kaosit të krijuar me pronat në Shqipër

Postuar: 15/08/2019 - 07:31

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar një udhëzim, në të cilin përcaktohet qartë se çdo

Postuar: 14/08/2019 - 07:25

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare paralajmëroi ditën e djeshme shkarkimin e kryetares së Byrosë

Postuar: 13/08/2019 - 14:27

Monedha e përbashkët europiane e ka rinisur sërish javën e nënçmuar përkundrejt lekut vendas.

Postuar: 13/08/2019 - 07:24

Kompanitë e udhëtimit të linjave ajrore kanë bërë batërdinë me çmimin e biletave.

Postuar: 11/08/2019 - 07:57

Monopoli i SGS me kolaudimin e makinave duket se do të vijojë edhe për disa kohë.