BREAKING NEWS

Rama flet për prestigjozen “Le Monde”: Shembja e Teatrit Kombëtar prodhoi një gënjeshtër të madhe

Rama flet për prestigjozen “Le Monde”: Shembja e Teatrit
x

Ekonomia

Banka e Shqipërisë jep alarmin, rreth 100 mijë shqiptarë mund të mbeten të papunë për shkak të masave izoluese

Banka e Shqipërisë jep alarmin, rreth 100 mijë shqiptarë

Pandemia pritet të thellojë rritjen e papunësisë në vend. Lidhur me situatën e vështirë që po kalon ekonomia shqiptare si pasojë e Covid-19 ekspertët e ekonomisë kanë realizuar një studim të përgjithshëm mbi efektet ekonomike nga e cila rezultonte se papunësia në vend mund të arrijë në nivelin 19%. Ky përkeqësim do të vijë nëse rritja ekonomike do të zbresë në nivelin e 6.9%, ose dhe më tepër nëse situata vazhdon në këto ritme. Por në raportin tre mujor të Bankës së Shqipërisë kjo shifër parashikohet të jetë më e lartë. “Shkalla e papunësisë në ekonomi do të arrinte në 18.6%, nga 11.2% që ishte në fund të vitit të kaluar, në të njëjtën kohë punësimi do të pakësohet me rreth 8.3%. Një skenar me rënie të kërkesës agregate në masën 10% do të shoqërohet me rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto në nivelin 6.9%, që është edhe projeksioni bazë për performancën e ekonomisë shqiptare”, analizon BSH. Mbështetur në të dhënat e deritanishme, aktualisht kriza e Covid-19 ka sjellë humbjen e përkohshme të rreth 60 mijë vendeve të punës, duke e çuar në nivelin më të ulët. “Pandemia e koronavirusit në Shqipëri mund të shkaktojë 100 mijë të papunë. Ky është rezultati më i mundshëm i nxjerrë nga analiza më e fundit, që parashikon që niveli i papunësi të arrijë në 18.6 për qind. Kjo shifër përkthehet me 100 mijë të papunë dhe do të ishte më e larta në këto 10 vitet e fundit. Deri më tani si rezultat i efekteve në ekonomi nga pandemia e koronavirusit, shoqatat e biznesit kanë deklaruar se janë 60 mijë të papunë. Aktualisht norma e papunësisë në Shqipëri është 11.2 %, ndër më të ulëtat në dekadën e fundit, por sipas të dhënave zyrtare, në dy muajt e pandemisë numri i të papunëve që kanë dalë skema e sigurimeve shoqërore ka arritur në 61 mijë individë”, thuhet në raport. Rrjedhimisht rënia e prodhimit pritet të shoqërohet me rënie të punësimit, rritje të papunësisë, rënie të të ardhurave familjare dhe vështirësi financiare për bizneset.

Sektorët më të prekur

Raporti i BSH paraqet efektin në ekonomi të një rënieje të supozuar të kërkesës agregate, në nivelin 10%, gjatë harkut kohor të një viti dhe të shpërndarë në mënyrë uniforme në të gjithë komponentët e saj. Skenari mbështetet në supozimin se rënia prej 10% do të prekë njëkohësisht tre komponentët kryesorë të kërkesës agregate, konsumin, investimet dhe eksportet neto. Instrumentet të cilët luajnë rolin kryesor në rritjen ekonomike, por që me këto kushte do reduktojnë ndjeshëm PBB. Të njëjtin efekt tkurrës në ekonomi do të ketë edhe sektori i ndërtimit. “Brenda të njëjtës situatë hipotetike, ndikimi i rënies me 10% të konsumit privat do të gjenerojë një humbje prej 4.0% në Produktin e Brendshëm Bruto, i përqendruar në sektorët e “Bujqësisë”, “Industrisë përpunuese” dhe “Pasurive të paluajtshme”. Po ashtu, një rënie hipotetike me 10% e investimeve të përqendruar kryesisht në sektorin e “Ndërtimit”. Ndërkohë, rënia hipotetike me 10% e eksporteve do të kishte një ndikim negativ prej rreth 1.8 % në PBB, me një shpërndarje relativisht më të gjerë në ekonomi”, thuhet në raport.

Përkeqësohet sektori i kredidhënies

Ndër të tjera në raport BSH parashikon edhe një përkeqësim në sektorin e kredive, pasi nga situata e krijuar bankat po hezitojnë të japin kredi. Pavarësisht në krahasim me vitet më parë huadhënia ka qenë në ritme më të larta, vetëm në dy muajt e fundit ka shënuar zbritje të ndjeshme, duke shkuar në nivelin 6, 4%. Këtu BSH tregon se bankat stepen më shumë të japin kredi për privatin dhe individët. “Aktiviteti kreditues ka shfaqur ngadalësim të ritmeve të rritjes në tremujorin e parë të vitit, duke shënuar një rritje mesatare prej 7%, kundrejt normës 7.8% të shënuar një tremujor më parë. Në linjë me ecurinë e aktivitetit ekonomik, ky ngadalësim pasqyroi tkurrjen e kreditimit në muajin mars, çka e zbriti normën vjetore të rritjes së kredisë në nivelin 6.4%. Në fund të tremujorit të parë 2020, raporti i kredisë për sektorin privat ndaj PBB-së shënoi rritje në 38.1%, rreth 1.4 pikë përqindje më i lartë se niveli i fundvitit 2019. Ngadalësimi i kredisë në muajin mars u vërejt në të gjitha kategoritë, por ai ishte më i dukshëm në kredinë për individë”, analizon BSH.