BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Banka e Shqipërisë jo optimiste për vitin 2021, rritja ekonomike dhe punësimi në nivele të ulëta

Banka e Shqipërisë jo optimiste për vitin 2021, rritja ekonomike

 

 

Banka e Shqipërisë ka publikuar dje të dhëna jo fort optimiste për ekonominë e vitit 2021. Në një dalje për mediat Guvernatori i BSH, Gent Sejko, tha se pavarësisht punës për të njohur përmirësim të ekonomisë edhe për 2021 ajo mbetet mes rreziqeve dhe situata nuk duket fort optimiste. Sipas tij, shkaqet kryesore që e bëjnë Këshillin Mbikëqyrës skeptik për një rikuperim të mundshëm janë dobësimi i tregut dhe rikuperimi i tij i ngadaltë, që deri më tani nuk ka rritur në asnjë nivel punësimin dhe ekonominë. Gjithashtu, mbetet shqetësues financimi i sektorit privat, si dhe reagimi i ngadaltë i bizneseve dhe familjeve ndaj një ringjallje ekonomi. Sipas tij, e gjithë situata ekonomike varet nga ecuria e pandemisë, një shpërthim tjetër në përmasa të mëdha do të mbyllte të gjitha mundësitë për rikuperim. “Gjithçka varet nga pandemia, sa do jenë masat shtrënguese, si do reagojë ekonomia në funksion të zgjatjes së pandemisë. Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se inflacioni vijon të mbetet poshtë objektivit, ndërsa aktiviteti ekonomik dhe punësimi vijojnë të mbeten nën nivelet e regjistruara përpara pandemisë. Luhatjet e tij pasqyruan, në masën më të madhe, luhatjet e çmimeve të artikujve ushqimorë. Po ashtu, ai konstatoi se balanca e rreziqeve vijon të mbetet në kahun e poshtëm. Në veçanti, këto rreziqe burojnë nga: një përkeqësim i mundshëm i situatës epidemiologjike; vështirësi të mundshme në mekanizmin e transmetimit të politikës monetare, në formën e rritjes së normave të interesit dhe kostove të financimit të sektorit privat; si dhe nga,një reagim më i ngadaltë i biznesit dhe i familjeve ndaj kushteve të përmirësuara financiare”, deklaroi Sejko. Prandaj, BSH këshillon që të përmirësohen politikat monetare dhe ekonomike, pasi risqet vazhdojnë të mbeten në ekonomi.

Problemet në sektorin bankar

Më tutje Sejko ka deklaruar se pritet që në Shqipëri në muajt në vijim të ketë një rritje të kredive të këqija. Sipas Sejkos, në 2020 nuk u rritën këto lloj kredish për shkak të masave të marra dhe afateve, por me përfundimin e këtyre të fundit në 2021 ato do të rriten. Pra ky është një nga shkaqet kryesore që do të vërë në rrezik sistemin bankar na vend. “E kemi theksuar, kreditë e këqija si pasojë e pandemisë do vijnë në rritje. Për fat të mirë, kreditë e këqija nuk janë rritur në 2020, na rezultoi se kredia e keqe ishte 8. Por, natyrisht 2021 mund të ketë përkeqësim, në 2020 shtymë moratoriumin, ristrukturimin e kredive, pra për t’u dhënë mundësinë bankave. Që bizneset të përballonin pandeminë, për të zgjatur afatet, ristrukturuar kreditë, shtyrë. Kredia me probleme duhet të mos rritet, por me mbarimin e këtyre afateve do të rriten kreditë me probleme. Presim rritje të kredive të këqija”, u shpreh Sejko. Sakaq një tjetër problematikë që sektori bankar po përballet prej vitesh është ai huamarrjes në rrugë informale. Sipas të dhënave të publikuara në kohën pas izolimit është shtuar numri i bizneseve dhe individëve që kanë marrë borxh në rrugë informale për rikuperimin e gjendjes financiare. Sejko tha se, deri më tani përmasat e tregut informal janë të menaxhueshme, por efektet janë të pashmangshme dhe kanë shkaktuar deformime në rrjedhën e bankave. “Tregu joformal i kreditimit ka ekzistuar dhe ekziston. Nuk është problem madhor, por analizat janë rifreskuar. Kemi marrë tregun jo formal në analizë. Natyrisht ne si institucion rregullator, kemi marrë masa për ta shmangur tregun joformal. Partneriteti më serioz është banka, pasi tregu joformal ka norma më të larta interesi. Sigurisht klientët seriozë që mendojnë ta kthejnë kredinë, për një qëllim të caktuar, kur e marrin atë borxh bëjnë llogaritë si do e shlyejnë atë borxh. Për këta klientë banka është partneriteti më serioz. Tregu joformal preferon persona jo të informuar, që kanë nevojë imediate, por që më vonë përballen me pasoja. Mund të kemi dhe raste biznes me biznes, që kanë probleme me bankat, jo vetëm individ. Huamarrja është e lejuar”, tha Sejko.