BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep mesazhin e koduar, paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri

Kryeministri Rama jep mesazhin e koduar, paralajmëron ndryshimin e madh
x

Ekonomia

Banka e Shqipërisë: Nëse do të ketë izolim të dytë ekonomia do të rrënohet, qeveria duhet të punojë më shumë me politikat fiskale

Banka e Shqipërisë: Nëse do të ketë izolim të

Banka e Shqipërisë jep alarmin për një recesion të thellë ekonomik nëse do të kemi një mbyllje të dytë të vendit. Duke qenë se koronavirusi po e përkeqëson sërish gjendjen shëndetësore në vend, prej ditësh po flitet se mund të përballemi me një izolim të dytë të vendit. Sigurisht në këto raste çështja që shqetëson më shumë është ecuria e ekonomisë, duke qenë se nga hera e parë vendi ynë pësoi goditje të madhe ekonomike. Për këtë çështje ka folur dje zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi. Sipas saj, një mbyllje e dytë rrezikon shumë ekonominë shqiptare, madje do të shkatërronte dhe atë rikuperim të lehtë që u ndje gjatë sezonit të verës. Sipas Minxhozit, i gjithë fati i ekonomisë varet nga kohëzgjatja e pandemisë dhe masat që do të ndërmarrë qeveria për frenimin e sëmundjes. “Masat e reja për kufizimin e pandemisë janë ndër rreziqet kryesore me të cilat përballet rimëkëmbja e ekonomisë shqiptare. Përmasat e ndikimit të pandemisë në ekonomi do të varen shumë nga shkalla dhe kohëzgjatja e masave të mundshme për kufizimin e përhapjes së saj. Veç ndikimit të masave kufizuese, rreziqet për ekonominë burojnë edhe nga shkalla e dëmtimit të kapaciteteve prodhuese, dhe mundësia e një rikuperimi më të ngadaltë të kërkesës së brendshme dhe asaj të huaj, si edhe nga lindja e vështirësive në mekanizmin e transmetimit të politikës monetare, në formën e rritjes së normave të interesit dhe kostove të financimit të sektorit privat, në formën e rritjes së ngadaltë të kredisë bankare, apo në formën e luhatjeve të forta të treguesve të tjerë të tregut financiar”, deklaroi ajo. Sipas saj, ekonomia arriti të mbijetojë edhe falë bashkëpunimit të Bankës së Shqipërisë për të ndihmuar bizneset me dhënien e garancive sovrane, kur tek të dyja kanë përfituar më shumë se 700 biznese. Sipas saj do vijojë të mbetet në fuqi kredidhënia me norma të zbutura interesi.

Thirrje për qeverinë

Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë theksoi edhe njëherë nevojën që normalizimi i situatës duhet të vijojë të mbështetet nga një kah stimulues i politikave ekonomike, duke nënkuptuar nevojën për të vijuar me stimulin fiskal dhe atë monetar nga vetë qeveria. Duke theksuar këtu se, qeveria duhet të mbajë në të njëjtën trajektore punësimin dhe aktivitetin prodhues, të cilët dhanë një kontribut pozitiv pas hapjes së ekonomisë. “Treguesit e disponuar për aktivitetin ekonomik dhe tregun e punës sinjalizojnë një rikuperim gradual gjatë tremujorit të tretë. Reduktimi i kufizimeve në qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, në vend dhe në botë, ruajtja e stabilitetit monetar dhe financiar të vendit, si dhe përmirësimi i lehtë i treguesve të besimit, kanë krijuar premisat e nevojshme për rritjen e ekonomisë në të ardhmen. Megjithatë, rikuperimi ekonomik mbetet i brishtë dhe rreziqet janë e pritet të mbeten në kahun e poshtëm”, u shpreh ajo. Sakaq ajo tregoi se Banka e Shqipërisë nuk do mund të japë të njëjtën ndihmë në rast të një mbyllje të dytë, por gjithsesi planet për zhvillim janë parashikuar në atë më negativin, të një izolimi të dytë. Kështu në rast se nuk do të mbyllemi sërish ecuria ekonomike do të jetë më e lartë. “Për momentin, skenari bazë i zhvillimeve të pritura nga Banka e Shqipërisë është ndërtuar mbi supozimin e shmangies së masave ekstreme për kontrollin e përhapjes së një vale të dytë të pandemisë dhe reduktimin gradual të pasojave të saj. Në këtë skenar, ekonomia shqiptare pritet të shënojë një rënie të ndjeshme për vitin 2020 dhe norma relativisht të shpejta dhe të qëndrueshme rritjeje në vijim. Inflacioni pritet të qëndrojë pranë niveleve aktuale në vitin në vazhdim, ndërsa rikthimi i aktivitetit ekonomik pranë potencialit do të krijojë kushtet për kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2022”, deklaroi ajo.