BREAKING NEWS

Kërcet arma mes demokratëve të Berishës në korridoret e selisë, arrestohet autori që gjuajti në takimin e PD-së, zbardhet shkaku që situata degradoi në nxjerrjen e armëve

Kërcet arma mes demokratëve të Berishës në korridoret e
x
BREAKING NEWS

"Grupi Alibeaj po sponsorizohet nga pushteti", gazetari plas deklaratën dhe zbardh prapaskenat

"Grupi Alibeaj po sponsorizohet nga pushteti", gazetari plas
x
BREAKING NEWS

"Ka rënë imuniteti i..."/ Gazetarët nxjerrin detajet e forta për kokainën në Fier: Drejtuesit s’jetojnë dot më të qetë

"Ka rënë imuniteti i..."/ Gazetarët nxjerrin detajet e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e bujshme: Ja sa kohë kishte në Shqipëri, ishte destinuar për...

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e bujshme: Ja sa kohë
x
BREAKING NEWS

Droga në Frakull të Fieri, gazetari ngre dyshimet dhe paralajmëron: Grupet po sofistikohen, SPAK punon me standard të dyfishtë

Droga në Frakull të Fieri, gazetari ngre dyshimet dhe
x
BREAKING NEWS

Kërkon Bashkinë e Tiranës, befason kandidati i PD-së: Nuk do votoj asnjë në primare, opozita po shkon drejt turpërimit

Kërkon Bashkinë e Tiranës, befason kandidati i PD-së: Nuk do
x
BREAKING NEWS

Pamjet mbreslënëse, Burj Khalifa “vishet” Kuq e Zi për të uruar Pavarësinë e Shqipërisë (VIDEO)

Pamjet mbreslënëse, Burj Khalifa “vishet” Kuq e Zi
x
BREAKING NEWS

E konfirmon vetë zyrtari, kërcënohet me jetë ministri shqiptar, zbardhen detajet (EMRI)

E konfirmon vetë zyrtari, kërcënohet me jetë ministri
x

Ekonomia

Banka e Shqipërisë: Normat e interesit do të rriten, qeveria të miradministrojë hapësirën fiskale

Banka e Shqipërisë: Normat e interesit do të rriten, qeveria

Banka e Shqipërisë ka bërë me dije se normat e interesit do të rriten dhe se qeveria të miradministrojë hapësirën fiskale. Banka e Shqipërisë sqaroi se politika monetare ka hyrë në një cikël normalizimi të orientuar drejt respektimit të objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve, gjë që është shprehur në rritjen e normës bazë të interesit. Banka vuri në dukje se ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e qëndrueshmërisë afatgjatë të financave publike, në funksion të reduktimit të rreziqeve financiare dhe rritjes së hapësirave për manovrim të politikës fiskale. Banka Shqipërisë sinjalizoi në konferencën e fundit me misionin e FMN-së rritjen e mëtejshme të normës bazë të interesit. Qeveria, si një operator i madh në ekonomi, po përballet me kosto të larta të financimit të borxhit të brendshëm.“Sikurse kemi theksuar në vazhdimësi në daljet tona publike, politika monetare ka hyrë tashmë në një cikël normalizimi të orientuar drejt respektimit të objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve, çka është shprehur në rritjen e normës bazë të interesit. Në këtë kontekst, rritja e interesave të letrave me vlerë ka reflektuar, përveç rritjes faktike të normës bazë, edhe pritjet e investitorëve për vijimësi të këtij cikli normalizues në të ardhmen. Ky fenomen është një proces i natyrshëm në tregjet financiare dhe është i pranishëm edhe në vende të tjera. Banka e Shqipërisë e ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e qëndrueshmërisë afatgjatë të financave publike, në funksion të reduktimit të rreziqeve financiare dhe rritjes së hapësirave për manovrim të politikës fiskale”, bëhet me dije. Sipas bankës, ecuria aktuale e normave të interesit të borxhit publik nuk vjen nga shpërndarja jo e njëtrajtshme e huamarrjes gjatë vitit, por nga pritjet e tregjeve për norma më të larta interesi në të ardhmen, si pasojë e normalizimit të pashmangshëm të qëndrimit të politikës monetare. Po ashtu, deklarohet se normalizimi i qëndrimit të politikës monetare bëhet në funksion të respektimit të objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve.

Më të lexuarat