
Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi: Qeshni ju, qeshni!

PD e Berishës gati për zgjedhjet, zbardhet dokumenti i fundit që 'Rithemelimi' dërgoi në KQZ (FOTO)

Gazetari Artan Hoxha publikon audioregjistrimin e “21 janarit”, zbulohet komunikimi pak minuta para vrasjeve (Video)

Skandali “McGonigal”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon prapaskenat, ja cila ishte lidhja e ish agjentit të FBI-së me Agron Nezën

Meta me akuza të forta drejt kryeministrit: Rama ka lobuar për shpalljen time non-grata

Del foto, ja kush është 75-vjeçari që vrau gruan dhe vëllanë në Gramsh

Lajm i mirë për Shqipërinë/ Qeveria firmos marrëveshjen e rëndësishme me këtë vend

Si ndodhi tragjedia në Gramsh? 75 vjeçari vrau gruan me armë gjahu, më pas shkoi tek vëllai i tij dhe...

Banka e Shqipërisë paralajmëron rritje tjetër të normës bazë të interesit, guvernatori Gent Sejko zbardh arsyet

Shkruar nga SOT.COM.AL 6 Dhjetor 2022

Banka e Shqipërisë po shkon drejt një tjetër rritjeje të normës bazë të interesit. Guvernatori Gent Sejko garanton se kjo nuk do të shkaktojë recesion, ndërsa theksoi objektivin për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve në këtë situatë delikate të ekonomisë globale. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, paralajmëron rritjen e mëtejshme të normës bazë të interesit, me qëllim ruajtjen e stabilitetit ekonomik, në kushtet e një inflacioni të lartë të shkaktuar nga Lufta në Ukrainë. Ai garantoi se kjo rritje nuk do të çonte në recension, teksa theksoi edhe njëherë se prioritet është ruajtja e stabilitetit të çmimeve.“Më e rëndësishmja, projeksionet tona, të cilat përfitojnë nga të njëjtat modele dhe analiza të kërkimit, sugjerojnë se raundi aktual i rritjeve të normës bazë të interesit nuk do të çojë ekonominë në recension. Ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm. Në këtë drejtim, rritja aktuale e normës bazë të interesit, e cila ka për qëllim të ruajë stabilitetin e çmimeve dhe të ankorojë pritjet për inflacionin, është njëkohësisht një masë për të mbrojtur jo vetëm ekonominë, por edhe sektorin privat e individët nga efektet negative të tij. Kjo është veçanërisht e vërtetë dhe e rëndësishme për shtresat e popullsisë me të ardhura të ulëta, të cilat janë goditur më shumë nga efektet negative të inflacionit të lartë e të qëndrueshëm”, tha Sejko. Qëndrimin, Sejko e bëri publik në një aktivitet të organizuar me qeverinë zvicerane, ku u prezantuan disa nga gjetjet e kërkimeve të realizuara nga Banka e Shqipërisë për hartimin e politikave të reja monetare. Banka e Shqipërisë gjatë vitit 2022 ka rritur pesë herë normën bazë të interesit, duke e çuar në nivelin 2.75%, nga 2.25% që u vendos në 2 nëntor 2022, teksa pritet mbledhja e radhës e Këshillit Mbikëqyrës për muajin dhjetor. Në muajin tetor inflacioni ishte në masën rekord 8.3%.
Më të lexuarat


Si do të përzgjidhen dhe monitorohen koncesionet? Nis puna për VKM-në e re, “shtrëngohen” kushtet financiare për kompanitë

2025 vit “i zi” për borxhin publik, rifinancim Eurobondi e kredi private, për 9-mujorin 2022 interesat 300 milion dollarë, qeveria gati transaksion menaxhimi e emetimi të ri

Këmbimi valutor për ditën e sotme, ja me sa shiten e blihen euro dhe dollari, çfarë po ndodh me monedhat e tjera

Skema e pensioneve mund të pësojë ndryshime, bizneset shqiptare do të kenë të drejtë të krijojnë fonde të pensioneve private për punonjësit e tyre, ja përfitimet

Shpronësohen pronarët që preken nga Unaza e Madhe e Tiranës, rreth 1 miliard lekë për përfituesit

Bashkia e Tiranës rrit Fondin e Komunitetit për mjediset e përbashkëta, lehtësohen procedurat, ja kategoritë që mbulohen 100 %

Këmbimin valutor për ditën e sotme/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera? Njihuni me këmbimin valutor për ditën e sotme

Shkrirja e Bordit të Transparencave rezulton mashtrim, ngrihen në stratosferë çmimet e karburanteve, ja si oligarkët e naftës po grabitin lekët e shqiptarëve

Shakohoxha tregon shifrën e çmendur të një apartamenti në Tiranë: Është kati i fundit i një pallati
