
Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Banka e Shqipërisë: Rreziqet e inflacionit janë në rritje

Shkruar nga SOT.COM.AL 9 Nëntor 2023

Raporti tremujor i politikës monetare për tremujorin e katërt të vitit konstaton se pasiguritë për të ardhmen janë shtuar dhe rreziqet ndaj inflacionit janë rritur.
Banka e Shqipërisë vlerëson se, ashtu si edhe në ekonomitë partnere, kthimi i inflacionit në objektiv pritet të jetë një proces gradual, në kushtet kur presionet e brendshme mbi çmimet, veçanërisht nga tregu i punës, shfaqen të qëndrueshme.
Inflacioni në Shqipëri zbriti në një nivel mesatar prej 4.1% në tremujorin e tretë, nga nivelet respektive prej 6.5% dhe 4.6% në tremujorin e parë dhe të dytë të vitit. Trendi rënës i inflacionit është ndikuar nga rënia e çmimeve të naftës dhe inflacioni më i ulët i ushqimeve, në pasqyrim të rënies së këtyre çmimeve në tregjet globale dhe mbiçmimit të kursit të këmbimit. Por, nga ana tjetër, inflacioni bazë dhe, në veçanti, inflacioni i shërbimeve vijojnë të qëndrojnë në nivele të larta, duke dhënë një kontribut të qëndrueshëm në inflacion dhe duke frenuar reduktimin e mëtejshëm të tij.
Informacioni i ri ekonomik tregon se kërkesa në ekonomi po rritet më shpejt se aftësia e ekonomisë për t’i shërbyer asaj. Kështu, rritja ekonomike u përshpejtua në 3.2% në tremujorin e dytë dhe të dhënat indirekte sugjerojnë një rritje më të shpejtë në gjysmën e mbetur të vitit.
Rritja ekonomike është ushqyer nga rritja e konsumit, investimeve dhe eksportit të shërbimeve, si dhe është mbështetur nga shëndeti i mirë financiar i sektorit privat, nivelet e larta të besimit të tij dhe rritja e shpejtë e turizmit. Në të njëjtën kohë, ajo ka gjeneruar një kërkesë të lartë për punësim, kërkesë e cila po has vështirësi të plotësohet nga tregu i punës.
Kushtet në këtë treg vijojnë të jenë të shtrënguara, të shfaqura në nivelet e ulëta historike të shkallës së papunësisë, në nivele të larta historike të mungesës së fuqisë punëtore dhe në rritjen e shpejtë të pagave. Këto të fundit përshpejtuan normën rritëse në 16.9% në nivel ekonomie dhe 15% në sektorin privat, në tremujorin e dytë. Rritja e pagave siguron mbështetje për të ardhurat e familjeve, por ajo rrit kostot e prodhimit dhe mban të larta presionet e brendshme inflacioniste.
Edhe në nivel global, pasiguritë për të ardhmen janë shtuar, në prani të tensioneve të reja gjeopolitike, qëndrueshmërisë së inflacionit dhe shtrëngimit të kushteve të financimit.
“Në këto rrethana, Banka e Shqipërisë gjykon se vendosja e një raporti më të balancuar midis kërkesës dhe ofertës është e nevojshme për të mundësuar kthimin e inflacionit në objektiv. Inflacioni i lartë është i dëmshëm për familjet dhe bizneset, sepse ai gërryen fuqinë blerëse të të ardhurave, zhvlerëson kursimet, vështirëson planifikimin e të ardhmes dhe rrezikon të shoqërohet me një shpërndarje joefektive të burimeve prodhuese dhe financiare të ekonomisë.
Në këtë mjedis, vendimet e ardhshme të politikës monetare do të vijojnë të orientohen nga të dhënat e reja dhe nga përmbushja e objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve,” thuhet në raportin e politikës monetare.
Parashikimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se inflacioni do të vijë në rënie gjatë tremujorëve në vijim, duke u kthyer në objektivin prej 3%, duke filluar nga gjysma e dytë e vitit 2024. Ky parashikim faktorizon reduktimin e presioneve inflacioniste nga jashtë, si dhe normalizimin e qëndrimit të politikës monetare. Ky normalizim, i cili nënkupton një reduktim gradual të stimulit monetar në ekonomi dhe kthimin e politikës monetare në një pozicion më neutral, synon të krijojë një mjedis të përshtatshëm financiar për ruajtjen e stabilitetit monetar dhe financiar të vendit. Monitori
Më të lexuarat


Euro i afrohet pragut të 101 lekëve, prek nivelin më të ulët që nga 25 korriku

Rritja e çmimeve të banesave, raporti i OKB: Pastrimi i parave faktor kontribuues, janë bërë të papërballueshme

Fondet IPARD në bujqësi, ministrja Denaj: Nuk janë pezulluar por lënë në pritje

Monedhat e huaja nuk dalin nga "gremina", ja me sa shiten e blihen sot euro dhe dollari

Popullsia po plaket, zbulohet numri i pensionistëve që i shtohen skemës në 5 vjet

“9 mln euro minus për çdo muaj”/ Eksportuesit në krizë, rënia e monedhës europiane dëmton bizneset fasone

MFE: Të ardhurat e mbledhura nga kontributet, 116.2 miliardë lekë

Ministrja Anila Denaj në Vjenë: Shqipëria po punon intensivisht për përfshirjen në tregjet europiane me produkte cilësore

Euro vazhdon të “rrokulliset”, zbret poshtë 102 lekëve

Shifrat/ 40% e burrave dhe 58% e grave në shqipëri kanë vuajtur nga një simptomë e shëndetit mendor më 2023
