Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë Ramës dhe Bashës: Ju jeni pala përgjegjëse, mos harroni marrëveshjen e ...

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë
x

Ekonomia

Banka Europiane e Investimeve: Shqipëria mes vendeve më të rrënuara nga virusi, ja pasojat që solli izolimi

Banka Europiane e Investimeve: Shqipëria mes vendeve më të

Pasojat e rënda ekonomike që la pandemia në vendin tonë po vazhdojnë të evidentohen gjithnjë e më shumë pas analizave të bëra nga ndërkombëtarët. Pas BERZHIT, FMN dhe BB një tjetër institucion ndërkombëtar, BEI, ka treguar se vendi ynë është një nga shtetet që do të pësojë rrënim më të thellë ekonomik në rajon. Konkretisht në analizën që Banka Europiane e Investimeve u ka bërë vendeve të Ballkanit Perëndimor rezulton se Shqipëria ka indeksin më të lartë të cenueshmërisë nga kriza ekonomike. Sipas këtij raporti, kjo ndodh për shkak se koronavirusi shkatërroi dy zërat më të fuqishëm si kontribuues në ekonominë vendase, sektori i turizmit që jep 60% të të ardhurave dhe remitancat si një nga burimet e vetme për shumë familje shqiptare. “Pandemia dhe kufizimet e mbi lëvizjen e njerëzve kanë shkatërruar turizmin në shumë vende dhe kanë shkaktuar një recesion global. Por vendet më të prekura janë ato të Ballkanit Perëndimor, të cilët u gjenden të dobësuar ekonomikisht kur shpërtheu pandemia. Ndërsa pritet të zvogëlohen të ardhurat në këto vende edhe pas hapjes së ekonomisë. Një numër i madh i vendeve të prekura nga koronavirusi janë shumë të ekspozuara nga kriza e shkaktuar, pasi të ardhurat rrjedhin deri në 60% të PBB-së së tyre nga turizmi, i cili mbetet edhe sektori më i dëmtuar. Në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina dhe Malin i Zi regjistrohen në grupin më të lartë të cenueshmërisë, për sa i përket të ardhurave për rënie nga turizmi. Konkretisht, Shqipëria ka pësuar edhe një tjetër rënie atë të remitancave”, thuhet në raport. Ndër të tjera në raport thuhet se Covid-19 po rrit pasigurinë tek bizneset dhe qytetarët, pas ndryshimeve të mëdha që pësoi sektori i punës. Në analizën e BIE thuhet se ulja e të ardhurave dhe rritja e ngarkesës së papunës, shoqërohen me më shumë pakënaqësi për qeverinë dhe më shumë ankth. Kjo gjë i pengon qytetarët të vijojnë përditshmërinë dhe të integrohen në mënyra të tjera të punëve. Gjetjet nga BIE tregojnë se një pjesë e madhe e qytetarëve shqiptarë nuk janë të kënaqur dhe nuk janë ndihmuar nga politikat e synuara të qeverisë për të ruajtur sigurinë ekonomike dhe për të rritur stabilitetin e punësimit.

Ja pikat më të dobëta të Shqipërisë

Përveç dëmtimit të turizmit dhe mungesës së ndjeshme të të ardhurave vendi ynë shfaqet më i cenuar nga kriza e pandemisë edhe për shkak të një pike tjetër të dobët, atë të rrënimit të sistemit shëndetësor. Konkretisht në tabelat e indeksit të paraqitura në raportin e Bankës së Investimeve vërehet se vendi ynë qëndron në zonat e kuqe përsa i përket cilësisë dhe menaxhimit të shëndetësisë në këtë kohë. “Cilësia e kujdesit shëndetësor dhe mosha e popullsisë janë drejt dobësimit në Shqipëri. Qeveria atje u gjet e papërgatitur financiarisht për të përballuar shpenzimet që ju shtuan shëndetësisë si pasojë e Covid-19. Kështu shoqëritë e vjetra dhe sistemet e kujdesit shëndetësor me funksionim të dobët shpesh i bëjnë vendet të prekshme nga ndikimet shëndetësore të pandemisë”, thuhet në raport. Madje sipas raportit, i gjithë Ballkani Perëndimor po përballet me një sfidë të egër sa i përket sistemit shëndetësor. Struktura e gabuar e ekonomisë dhe mënyra e qarkullimit të të ardhurave është një pikë tjetër e dobët e vendit tonë për të përballuar këtë situatë. Kjo pasi vendi ynë është i varur nga eksportet, turizmi dhe emigrantët për të përftuar të ardhura, burime këto që u ndërprenë menjëherë me shpërthimin e pandemisë. “Struktura e ekonomisë e dobët i bën vendet e Ballkanit më të ekspozuar ndaj krizës. Vendet me variable ndaj pandemisë përfshijnë integrimin në zinxhirët e vlerës globale, varësinë nga eksportet, të ardhurat nga turizmi dhe paratë që njerëzit i dërgojnë në vendet e tyre të origjinës”, thuhet në raport. Pika tjetër e dobët është aftësia e qeverisë për t’iu përgjigjur goditjeve nga fatkeqësitë natyrore.