BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Bankat jashtë kontrollit, FMN kritika të ashpra guvernatorit pa mandat Gent Sejko: Shpeshtoni inspektimet, që të kapni në kohë rrisqet

Bankat jashtë kontrollit, FMN kritika të ashpra guvernatorit pa mandat

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kritikuar ashpër dje Guvernatorin pa mandat të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejkon, në lidhje me kontrollin ndaj bankave. Shefi i Misionit për Shqipërinë, Jan Kees Martijn, në një komunikim me median në kuadër të monitorimit të post marrëveshjes deklaroi se nevojiten e masa të mëtejshme për të kufizuar risqet që vijnë nga sektori financiar. Martijn tha se BSH ka vënë në zbatim inspektim dhe mbikëqyrje më intensive, si në vend ashtu edhe nga zyra, për bankat me aksionarë të rinj. Por, për bankat e tjera, përfshirë edhe ato me rëndësi për sistemin, ai nënvizoi me forcë se inspektohen në vend vetëm një herë në dy vjet. “I këshillojmë Bankës së Shqipërisë ta rrisë shpeshtësinë e inspektimeve në një herë në vit për të rritur mundësitë për të identifikuar në kohën e duhur rrisqet që rrjedhin nga ekspozimet e mëdha dhe nga kreditimi i palëve të lidhura”, sugjeroi shefi i misionit të FMN për Shqipërinë. Më tej, ai vazhdon me kritikat ndaj Sejkos edhe në aspektin e kreditimit, teksa vlerëson se dobësitë strukturore në mjedisin e kreditimit e kanë cënuar klimën e biznesit (sidomos për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme NVM-të) dhe e pengojnë transmetimin e politikës monetare. “Zhbllokimi i rritjes së kreditimit do të kërkonte një zgjidhje përfundimtare të ngërçit me përmbaruesit, zbatimin e plotë të kuadrit të falimentimit dhe ndërhyrjes së jashtëzakonshme dhe masa të qeverisë për të mbështetur deeuroizimin e mëtejshëm”, vuri në dukje Martijn.

Sugjerimet për qeverinë

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar, nën drejtimin e zotit Jan Kees Martijn, vizitoi Tiranën gjatë periudhës 25 prill-6 maj 2019, për të zhvilluar diskutimet e Monitorimit të dytë Pas Programit (MPP). Procesi i MPP është instrument mbikëqyrjeje të rregullt në ato vende që kanë një nivel kredie të pashlyer të FMN, në mbi 200 për qind të kuotës. Misionet e MPP kanë fokus të veçantë te pikat e dobëta dhe risqet për aftësinë riparuese kundrejt FMN. Në përfundim të vizitës, misioni doli në një komunikim me median, duke bërë të ditur se diskutimet me autoritetet shqiptare u fokusuan tek pikat e dobëta dhe tek rrisqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të vendit. Jan Kees Martijn bëri me dije se perspektiva ekonomike e Shqipërisë është e favorshme, por këtë vit do të jetë më e moderuar. Sipas tij, ekonomia më 2019 do të rritet vetëm 3.5 % dhe në periudhën afatmesme me rreth 4%. “Perspektiva ekonomike është përgjithësisht e favorshme. Rritja pritet të moderohet në 2019, por do të vijojë të jetë afër nivelit 4 për qind në periudhën afatmesme. Këtë vit, rritja parashikohet të ngadalësohet në 3,5 për qind, për shkak të efektit bazë të prodhimit rekord të energjisë elektrike në vitin 2018 dhe ngadalësimit në vendet partnere. Në periudhën afatmesme, veprimtaria pritet të nxitet nga një përshpejtim i rritjes në BE, rritja e pjesëmarrjes në tregun e punës, fuqizimi gradual i eksporteve përfshirë turizmin dhe investimet e nevojshme për ta mbyllur hendekun e madh infrastrukturor në Shqipëri. Megjithatë, zhvillimi i qëndrueshëm varet edhe nga përmirësimet në qeverisjen ekonomike, përfshirë në fushën e shtetit ligjor dhe në luftën kundër korrupsionit”, tha ai. Ndërkohë, për Martijn deficiti fiskal ka rënë, por këtë vit pritet të arrijë në 2,5 %. “Deficiti do të rritet nga shlyerja e detyrimeve të prapambetura, por edhe nga dobësitë në të ardhura, tha shefi i FMN. Duke u ndalur më tej te borxhi publik, ai tha se borxhi publik më 2018 ishte 69.9 për qind, duke përfshirë edhe detyrimet e prapambetura. Ndërkohë, qeveria ka raportuar se borxhi i Shqipërisë ishte 67.1% në fund të vitit 2018, pa përfshirë detyrimet e prapambetura. “Pavarësisht nga rënia gjatë viteve të fundit, borxhi publik vazhdon të jetë i lartë, në rreth 69.9 për qind të PBB-së (përfshirë detyrimet e prapambetura) në fund të 2018 dhe parashikohet të zbresë në 66.3 për qind në fund të këtij viti”, deklaroi përfaqësuesi i FMN, ndërsa vuri në dukje se politika fiskale ka shumë pak hapësire për të mbuluar detyrimet e prapambetura dhe detyrimet që lindin nga PPP-të. Ai rekomandoi uljen e rreziqeve fiskale. Ai tha se nevojitet veprim i menjëhershëm për uljen e detyrimeve të prapambetura, dhe për rimbursimin në kohë të TVSH. “Nevojitet veprim i menjëhershëm për të kufizuar detyrimet e prapambetura të sektorit publik. Këto detyrime të prapambetura e cenojnë klimën e biznesit dhe besimin në qeveri. I nxisim autoritetet të sigurojnë shlyerje të plotë dhe në afat të çdo kërkese të re të miratuar për rimbursim TVSH, duke i mos i lidhur rimbursimet me flukset përkatëse të të ardhurave tatimore. Ne mirëpresim planet e autoriteteve për të shlyer stokun e prapambetur të rimbursimit të TVSH sa më shpejt të jetë e mundur (dhe për pjesën më të madhe brenda vitit 2019)”, sugjeroi Martijn. Më tej, ai kërkoi përmirësimin e administrimit të borxhit dhe rekomandoi rikthimin e emetimit të bonove afatshkurtra 3 dhe 6 mujore. FMN sugjeroi se duhet nxitur reforma për krijimin e një tregu likuid të brendshëm. Ai tha se nxit autoritetet të ulin rreziqet nga kontrata koncesionare PPP nëpërmjet ndryshimeve të fundit ligjore dhe të pezullojnë propozimet e pakërkuara. “I nxisim autoritetet t’i përdorin ndryshimet e fundit në ligjin për PPP-të për t’i kufizuar risqet që lindin nga detyrimet e kushtëzuara të lidhura me to dhe për të siguruar administrim më të qëndrueshëm të investimeve publike. Kjo ka rëndësi për mbrojtjen e financave publike dhe për sigurimin e maksimizimit të vlerës. I mirëpresim shtesat dhe ndryshimet që synojnë përmirësimin e administrimit të risqeve të PPP-ve. Me marrjen përsipër të një roli të ri nga ana e MFE-së si filtër për PPP-të, duhet siguruar që kjo ministri të ketë kapacitetin për të vlerësuar risqet dhe kostot e këtyre projekteve, sidomos në fazën përpara studimit të leverdishmërisë. Vijojmë t’i nxisim autoritetet që të ndalojnë përdorimin e propozimeve të pakërkuara për të gjitha PPP-të”, përmbylli deklaratën e tij, Shefi i Misionit të FMN për Shqipërinë, Jan Kees Martijn.

Më të lexuarat