BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Bankat shtrëngojnë kriteret e huasë për investime dhe blerje banese, bie kërkesa e biznesit dhe qytetarëve për kredi

Bankat shtrëngojnë kriteret e huasë për investime dhe blerje

Ashtu si pothuajse gjatë gjithë vitit 2018, edhe këtë vit mesa duket bankat do të vijojnë të mos japin kredi. Të paktën këtu tregojnë të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë për tremujorin e parë të vitit 2019, të cilat nga njëra anë konfirmojnë shtrëngimin e mëtejshëm të kushteve të bankave për kreditimin dhe nga ana tjetër uljen e mëtejshme e kërkesës për kredi nga bizneset e mëdha. Banka e Shqipërisë raportoi dje se bazuar në perceptimet e bankave tregtare, standardet e kreditimit për bizneset u shtrënguan në tremujorin e parë të vitit 2019, në sajë të shtrëngimit të lehtë të standardeve për kreditë me qëllim investimi dhe ato për likuiditete, e lokalizuar në segmentin e biznesit të madh. Ndërsa në segmentin e bizneseve të vogla e të mesme, standardet ishin pak më të lehtësuara se një tremujor më parë.

Kërkesa për kredi e bizneseve u vlerësua më e ulët, duke qenë më evidente në segmentin e bizneseve të vogla e të mesme, për të dyja llojet e kredisë, atë për likuiditete dhe atë për investime. Standardet e kreditimit për individët u raportuan disi të shtrënguara, për kreditë me qëllim blerje banese. Kërkesa për kredi e individëve në tremujorin e parë të vitit, sipas gjykimit të bankave, ishte më e ulët si për kreditë për blerje banese, ashtu edhe ato konsumatore. Në kahun shtrëngues të standardeve të kreditimit për bizneset, në tremujorin e parë, u raportua ndikimi i faktorëve të lidhur me perceptimin e rrezikut nga ana e bankave, të tillë si: aftësia paguese e kredimarrësit, situata ekonomike dhe perspektiva e saj, si edhe rreziqet lidhur me kolateralin; si edhe toleranca e bankës ndaj rrezikut.

Kushtet dhe termat e përgjithshëm mbi kreditë e reja akorduar bizneseve u raportuan të pandryshuara nga një tremujor më parë. Megjithatë, marzhet e aplikuara mbi kreditë normale, si edhe ato me rrezik, u vlerësuan disi më të larta nga një tremujor më parë. Po ashtu, edhe kushtet e tjera joçmim, të lidhura me kërkesën për kolateral në raport me madhësinë e kredisë, reduktimi i madhësisë së kredisë, si edhe kushtëzimet nga marrëveshja e kredisë, vepruan disi në shtrëngimin e kushteve dhe termave të përgjithshëm të kreditimit për bizneset. Kostot dhe kufizimet nga bilanci, si dhe perceptimi i rrezikut, u raportuan si faktorë me ndikim negativ tek kushtet dhe termat mbi kreditë akorduar bizneseve në tremujorin e parë të vitit 2019. Sipas BSH, në tremujorin e dytë, bankat presin të aplikojnë standarde kreditimi disi më të lehtësuara për bizneset, ndërkohë që kërkesa për kredi pritet të jetë më e lartë në të dy segmentet. Standardet e kreditimit priten të lehtësohen edhe për individët në tremujorin e dytë të vitit 2019, duke qenë në të njëjtën linjë me pritjet e bankave për një kërkesë të shtuar nga kjo kategori.

Kërkesa e bizneseve të mëdha për kredi në rënie

Kërkesa për kredi e bizneseve u perceptua më e ulët në tremujorin e parë të vitit 2019. Ajo u raportua më e ulët si në kreditë për qëllim investimi, ashtu edhe në atë për likuiditete. Parë në prizmin e madhësisë së biznesit, rënia më e theksuar e kërkesës për kredi u vlerësua nga ana e bizneseve të vogla e të mesme. Në tremujorin e dytë të vitit 2019, bankat presin një kërkesë të shtuar të bizneseve për kredi. Kërkesa vlerësohet të jetë më e lartë si nga bizneset e mëdha, ashtu edhe nga ato të vogla e të mesme. Po ashtu, bazuar në opinionet e bankave, kërkesa e bizneseve pritet të jetë më e lartë si në kreditë për qëllime likuiditeti, ashtu edhe ato për investime. Faktorët e perceptuar nga ana e bankave në përcaktimin e një kërkese më të ulët për kredi të bizneseve në tremujorin e parë të vitit 2019, ishin: rënia e nevojës për financimin e likuiditeteve; përdorimi më i lartë i burimeve të brendshme të financimit nga ana e bizneseve; situata e perceptuar ekonomike dhe 5 perspektiva e saj; besimi i biznesit; si edhe nevojat më të ulëta për financim nga ana e bizneseve, si pasojë e ristrukturimit të kompanive.