BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Ekonomia

Bankat u shtrëngojnë “lakun” bizneseve, rriten interesat dhe kushtet e kreditimit, Gent Sejko në kryet BSH hesht

Bankat u shtrëngojnë “lakun” bizneseve, rriten interesat

Bankat po u shtrëngojnë çdo ditë “lakun” bizneseve sa i përket kreditimit. ndërkohë, Banka e Shqipërisë, e cila drejtohet nga një person pa mandat, siç është Gent Sejko, vijon të heshtë, duke përkrahur në heshtje një vendim të tillë. Kështu, vetë Banka e Shqipërisë raporton se gjatë 3 mujorit të parë të vitit 2019, rezulton se bankat kanë rritur interesin e kredisë, si dhe kanë shtrënguar disa nga kushtet e kreditimit për bizneset. Në Raportin Tremujor të Politikës Monetare, konstatohet se interesi mesatar për kredinë e re në lekë dhënë sektorit privat prej 6.7% në tremujorin e parë 2019 rezultoi afërsisht i njëjtë me tremujorin paraardhës (6.6%) dhe me mesataren e vitit të kaluar (6.8%). Analiza sipas klientit evidenton se krahasuar me gjysmën e dytë të vitit të kaluar, interesat e kredisë janë rritur për bizneset, ndërsa janë ulur për individët. Rritja e interesave të kredisë ndaj bizneseve ka reflektuar kryesisht ecurinë e tyre te kategoria për investime. Te kreditë për individë, interesat janë ulur si për financimin e kredisë konsumatore ashtu edhe për kreditë hipotekare. Po ashtu, interesi mesatar për kredinë e re në euro për sektorin privat në tre muajt e parë të vitit 2019 është rritur lehtas, krahasuar me nivelet e tremujorit të fundit të vitit 2018. Interesi mesatar prej 4.5% ka reflektuar kryesisht rritjen e interesave për likuiditet për bizneset në muajin shkurt. Ndërkohë, interesat e kredisë konsumatore dhe hipotekare për individët kanë regjistruar ulje të lehtë.

Shtrëngimi i kushteve të kreditimit

Banka e Shqipërisë raporton ndër të tjera se kushtet dhe termat e kreditimit joçmim mbi kreditë e reja akorduar bizneseve, sipas opinionit të bankave tregtare, pësuan një shtrëngim të lehtë në tremujorin e parë të vitit 2019, krahasuar me një tremujor më parë. Faktorët kryesorë që sollën shtrëngimin e kushteve të kreditimit për bizneset ishin reduktimi i madhësisë së kredisë dhe shtimi i kërkesave për kolateral në raport me madhësinë e kredisë. Ndërkohë, elementet e tjera joçmim përcaktuese të kushteve e termave të kreditimit për bizneset u raportuan të pandryshuara. Nga ana tjetër, kushtet dhe termat joçmim të kredisë për individët u raportuan disi më të lehtësuara në tremujorin e parë 2019, në sajë të uljes së kërkesave për kolateral në raport me kredinë disbursuar individëve. Në kahun shtrëngues të kushteve joçmim, sipas opinionit të bankave, veproi shkurtimi i maturitetit të kredisë për individët. Kushtet e tjera joçmim përcaktuese, si komisionet apo madhësia e kredisë, u aplikuan të njëjta me një tremujor më parë.

Depozitat

E ndërsa shohim se interesat e kredive kanë pësuar rritje, të paktën për bizneset, interesi i depozitave ka mbetur në vend. Në raportin e BSH bëhet me dije se interesi mesatar për depozitat e reja me afat në lekë nuk ka ndryshuar në tre muajt e parë të këtij viti. Interesat e depozitave luhaten rreth intervalit 0.9% - 1.0% tashmë prej një viti. Ecuria e tyre sipas maturitetit tregon një prirje të lehtë rritëse për normat e interesave të depozitave me afat maturimi mbi një vit. Interesi mesatar për depozitat e reja me afat në euro ka shënuar 0.14% në këtë tremujor, duke regjistruar një ulje margjinale nga tremujorët e mëparshëm (0.16%). Ashtu si edhe te depozitat në lekë, maturiteti mbi një vit shfaq një prirje të lehtë rritëse të normave të interesit.

Më të lexuarat