BREAKING NEWS

 Presidenti Meta thyen protokollin: Si hyra në politikë, pasi askush nuk pranonte të më kandidonte!

 Presidenti Meta thyen protokollin: Si hyra në politikë, pasi
x

Ekonomia

Bashkia e Tiranës jep 1000 kredi të buta gjatë 2020, ja kategoritë më të favorizuara dhe procedurat që do ndiqen

Bashkia e Tiranës jep 1000 kredi të buta gjatë 2020, ja

Bashkia e Tiranës ka planifikuar që gjatë 2020 të japë plot 1 mijë kredi të buta. Dihen problemet e strehimit në kryeqytet dhe për këtë arsye është vendosur që të ndihmohen disa kategori familjesh që nuk sigurojnë dot një banesë nga të ardhurat e tyre. Kështu ka njoftuar drejtoresha e përgjithshme e Shërbimit Social pranë bashkisë, Anisa Subashi, gjatë një interviste në një emision televiziv. Drejtoresha tregoi se aplikimet për çdo qytetar do të nisin së shpejti pranë zyrave të bashkisë, dhe se numri i kredive gjatë këtij viti do të dyfishohet në raport me kreditë e dhëna më parë. Në total numri i kredive për këtë viti do të arrijë rreth 1 mijë të tilla dhe më të favorizuar do të jenë: çiftet e reja, gratë kryefamiljare dhe familje të komunitetit rom.

“Kemi përpunuar një sistem pikëzimi ku të gjitha grupet shoqërore kanë të drejtë të aplikojnë. Kjo do të thotë që në nuk refuzojmë asnjë kategori. Por, prioritet dhe pikëzim më shumë kanë çiftet e reja, gratë familjare dhe komuniteti rom”, u shpreh ajo. Më tej drejtoresha sqaron se të ardhurat e familjes janë një kusht që ndikon në përzgjedhje. Ajo tha se për të përfituar këtë kredi, aplikantët duhet të kenë të ardhura mujore nga 31 mijë lekë deri në 115 mijë lekë. Çka do të thotë se, çdo qytetar që ka nivel të ardhurash më të lartë se kufiri maksimal i përcaktuar nuk përfiton nga skema e kredive të buta.“Për të qenë përfitues të kredisë së butë ka një kufi minimal dhe maksimal përsa i përket të ardhurave. Kjo do të thotë që kufiri minimal është 31 mijë lekë dhe kufiri maksimal është 115 mijë lekë. Kjo është shumë e rëndësishme pasi nëse keni të ardhura nën 31 mijë lekë, nuk përfitoni, nuk përballoni dot këstin dhe nëse kaloni kufirin maksimal të të ardhurave nuk përfitoni, pasi është një program kredie sociale”, theksoi Anisa Subashi.

Nuk ndryshon norma e interesit

Rritja e numrit të përfituesve është vetëm një nga risitë e bëra në këtë paketë. Gjatë sqarimit të planit për mënyrën se si do funksionojë dhënia e kredive të buta, drejtoresha e Shërbimit Social tregoi se këtë vit ka edhe një sërë risish të tjera. Ajo shpjegon se përfituesit do të paguajnë norma fikse të interesit 3% të pandryshuar, për një afat kohor maksimal nga 30 deri në 35 vjet. “Për herë të parë kemi bashkëpunime me tre banka. Qytetari i Tiranës ka të drejtë të zgjedhë njërën nga këto tre banka që ofrojnë afate të ndryshme pagese, nga 30-35 vjet, dhe duhet të paguajnë një normë interesi 3%, e cila nuk ndryshon. Pra nëqoftëse në vazhdim tregu ndryshon dhe bankat shfaqin norma e tyre të interesit, qytetarët nuk do të anohen nga këto ndryshime, përqindja e rritur do reduktohet, pasi do paguhet me ndihmën e bashkisë”, sqaroi ndër të tjera Subashi. Ndërkaq pas sqarimit të detajuar për çdo aplikant, drejtoresha u bëri thirrje qytetarëve për plotësim sa më të saktë të dokumentacionit dhe paraqitjen e tyre brenda afatit kohor, pasi në të kundërt, do të jenë automatikisht të përjashtuar nga programi.

Dokumentacioni

Referuar rregullores që përcakton kriteret për përfitimin e kredisë së butë, detyrimisht aplikantët duhet të paraqiten pranë strukturës përgjegjëse për strehimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore për të bërë deklaratën për dhënien e pëlqimit për përdorimin e të dhënave personale, me qëllim rifreskimin e dokumentacionit që lidhet me: vërtetimin negativ nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, që në emër të kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes nuk figuron, pronë e regjistruar ose në proces regjistrimi; vërtetimin nga bankat për gjendjen e llogarive dhe të depozitave të familjes/individit; dokumentin e lëshuar nga këshilli i bashkisë për dhënien e statusit të familjes që përfiton për subvencionimin e kredisë; certifikatën e gjendjes familjare; adresën e banesës dhe emrin e pronarit të banesës.