Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bashkia e Tiranës kryeson listën e borxheve, Erion Veliaj bën tenderë marramendës luksi, 500 mln lekë për serverë, 270 mln lekë për mjete komunikimi

Postuar: 09/09/2018 - 08:04

Bashkia e Tiranës është një nga institucionet me shpenzimet më të larta, për shërbime apo mallra, çmimi i të cilave lë vend për diskutim. Megjithëse sipas të dhënave të qeverisë, kjo bashki kryeson listën e njësive të pushtetit vendor sa i përket borxheve, kreu i këtij institucioni vijon të firmosë tenderë të dyshimtë, herë me negocim e herë me shpallje paraprake, në vlerë qindra miliona euro.

500 milionë lekë për modernizimin e dhomës së serverëve

Vetëm për modernizimin e dhomës së serverëve, Bashkia e Tiranës ka planifikuar një fond limit prej 50 milionë lekësh të rinj. Ndërsa mbikqyrja e punimeve për këtë shërbim ka një fondi limit prej 65 mijë lekësh të rinj. Sipas njoftimit të publikuar në Agjencinë e Prokurimeve Publike, tenderi për modernizimin e dhomës së serverëve është fituar nga kompania “4 A-M” shpk me vlerën 49.573.252 lekë. Në garën për këtë tender është ofruar dhe operatori ekonomik “B 360 ” shpk, i cili siç thuhet në dokument nuk ka paraqitur ofertë. Sipas dokumentit, kriter i përzgjedhjes së fituesit ka qenë çmimi më i ulët. Megjithëse kanë qenë vetëm dy operatorë në garë, (njëri prej tyre pa ofertë), bashkia ka shpallur fitues operatorin tjetër me vlerën e ofruar pothuajse sa fondi i vënë në dispozicion nga bashkia. Afati kohor për realizimin e investimit do të jetë 3 muaj nga data e lidhjes së kontratës, ndërsa data e zhvillimit të procedurës së prokurimit ka qenë 10 gushti.

270 milionë lekë për mjete komunikimi në zyrë

Veliaj dëshiron të ngrejë një televizion në zyrë, si shefi i tij? Ky është një hamendësim, por jo diçka që kryebashkiaku nuk do të mund ta bënte (duke njohur tipin e tij për imitimin e më të “mëdhenjve”). Bëhet fjalë për një tender që pritet të zhvillohet më 20 gusht nga Bashkia e Tiranës për blerjen e pajisjeve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, siç thotë dokumenti i publikuar në APP, për përdorim zyre. Fondi limit i vënë në dispozicion nga bashkia për këtë procedurë prokurimi është 27,661,500 lekë. Ekzekutimi i kontratës do të kryhet brenda 20 ditëve pune nga data e lidhjes së saj.

100 milionë lekë për uniformat e policisë bashkiake

Uniformat dhe veshjet e reja speciale për Bashkinë e Tiranës (Policinë Bashkiake)” do të kushtojnë 10.499.967 lekë pa tvsh. Të paktën ky është fondi limit i vënë në dispozicion nga bashkia për punonjësit e saj, që siç i kemi parë rrugëve të kryeqytetit, nuk lënë fshatar dhe nevojtar pa u kacafytur me të, teksa u rrëmbejnë këtyre të fundit arkat me fruta-perime apo fara luledielli, paketa etj., të cilat tregtohen “pa leje”.

26 milionë lekë për ujë dhe pastrim bashkie

Kreu i Bashkisë së Tiranës lë kokën për punonjësit, ashtu siç edhe ata mbushin facebook-un me like e qoka për kryetarin e tyre dhe denigrime pa fund për këdo që shprehet kundër tij. Plot 1.404.957 lekë pa TVSH ka vënë në dispozicion lali Eri për blerje uji të pijshëm për punonjësit e Bashkisë së Tiranës për vitin 2018. Dokumenti i publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik tregon se kontrata është lidhur me datë 15 gusht. Ndërkohë, afërsisht po kaq para, kjo bashki do t’i shpenzojë këtë vit dhe për pastrimin e Bashkisë së Tiranës. Ditën e hënë do të zhvillohet tenderi për blerje materiale pastrimi për Bashkinë e Tiranës, për vitin 2018, me fond limit 1.213.760 lekë.

Shtesë kontrate për sheshin “Skëndërbej”

Sheshi “Skëndërbej” vijon të gllabërojë shuma marramendëse nga taksat e qytetarëve. Nëpërmjet një procedure me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, Veliaj ka vendosur shtesë kontrate për rikualifikimin urban të sheshit “Skënderbej”, Faza e II-të”. Fondi limit për këtë shërbim është 195,688,660. Fituesi është “Fusha” shpk. Me të njëjtën procedurë, me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, Veliaj ka bërë së fundmi dhe një tjetër shtesë kontrate për mbikqyrje të punimeve për rikualifikimin urban të sheshit “Skënderbej”, që do të kushtojë2,050,000 lekë. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2018 - 14:15

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), z. Adrian Çela, ka theksuar se viti 2017 ka qenë testi më i fortë që OSHEE ka kaluar për shkak të situatës së pafavorshme hidrike.

Postuar: 22/09/2018 - 08:33

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Postuar: 22/09/2018 - 07:41

Bankat vijojnë të shtrëngojnë kushtet e kreditimit për bizneset e mëdha.

Postuar: 21/09/2018 - 14:51

Banka e Shqipërisë ka publikuar kursin zyrtar të këmbimit për sot, 21 shtator 2018:

Postuar: 20/09/2018 - 12:06

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Postuar: 20/09/2018 - 10:00

Ministria e Financave po harton një projektligj të ri për investimet, nëpërmjet të cilit synon të