BREAKING NEWS

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e
x

Ekonomia

Bashkia e Tiranës ndryshon afatet, brenda dhjetorit përcaktohen 1000 familjet që marrin kredi të butë, ja kush janë më favoritët

Bashkia e Tiranës ndryshon afatet, brenda dhjetorit përcaktohen 1000

Brenda këtij muaji 1000 familje të reja do të marrin kredi të butë për strehim. Në fillim të vitit Bashkia e Tiranës ka hapur thirrjen e tretë për kredi të buta. Thirrje e cila vlen për të gjitha familjet e reja që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë sipas normave të interesave të tregut. Ndërsa ditën e djeshme është njoftuar se përpara fundit të vitit, Bashkia Tiranë do të shpallë 1 mijë fituesit e kredisë së butë. Lajmin e mirë e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili deklaroi se në javët në vazhdim do miratohen në Këshillin Bashkiak dhe kreditë e buta për 1000 çifte të reja të Tiranës. Ndër të tjera Veliaj u ka bërë thirrje edhe bashkive të tjera të veprojnë njësoj, pasi që të integrohen në punë të rinjtë që sapo kanë nisur një familje të re kanë nevojë të strehohen. “Ne duam fort akoma që të ecim përpara me 1000 kredi të buta të cilat do t’i miratojmë përpara fundit të vitit për 1000 çifte të reja të Tiranës. Ftesa ime është edhe për bashkitë e tjera. Nuk mjafton vetëm të thuash që të rinjtë janë e ardhmja, ata duan edhe të strehohen diku, përveçse të punësohen diku. Kjo është arsyeja pse ne do ta mbyllim vitin me 1000 kredi të buta për djemtë dhe vajzat e këtij qyteti”, nënvizoi Veliaj. Prioritet për bashkinë do të jenë çiftet e reja që nuk e kalojnë moshën 35 vjeç. Pra ku shuma e të dy anëtarëve të familjes nuk e kalon moshën ose nuk e kalon shumën 70 vjeç. Po ashtu edhe individë ose familje të minoritetit rom dhe egjiptian si dhe gra kryefamiljare ose gra të dhunuara, do të përfitojnë nga ky program subvencionimi. Sakaq në kriteret e miratuara dje nga Bashkia e Tiranës, nuk do të përjashtohen as ata individë a familje që nuk bëjnë pjesë në këto familje. Pra çdo individ apo familje mund t’i drejtohet të treja bankave për të marrë ofertën që i përshtatet më mirë kushteve të tij/saja dhe në pas të vijojë me bankën që përzgjedh vetë.

Pikëzimi dhe strukturat e banesave

Ndër përfituesit do të jenë ato familje të cilat kanë të ardhura të pakta dhe të pamjaftueshme për të përballuar blerjen e një banesa apo pagesën e qirasë. Prandaj që në shpalljen e garës për kredi të butë bashkia ka paraqitur edhe nivelin e të ardhurave që duhet të ketë çdo familje për të qenë fituese e skemës për kredi të buta. Sakaq sqarohet se niveli i shumës që do të përfitojë një familje varet nga numri i pjesëtarëve që ka. “Familjet që të përfitojnë nga ky program nuk duhet të kenë banesë në pronësi si dhe të plotësojnë nivelin e të ardhurave. Niveli i të ardhurave që duhet të plotësojnë personat që aplikojnë duhet të jetë në kufijtë: 31.618 lekë-52.684 lekë për familjet nga 1-2 persona; 42.593 lekë- 67.72 lekë për familjet e përbëra nga 3 persona; 55.055 lekë-86.153 lekë për familjet e përbëra nga 4 persona; 69.748 lekë-109.875 lekë për familjet e përbëra nga mbi 5 persona”, thuhet në rregulloren e publikuar për këtë çështje. Ndër të tjera sqarohet për të gjithë përfituesit se, janë tre struktura të apartamentit dhe një familje e cila ka dalë përfituese për strukturën garsionere mund të marri kredi deri në 3 milionë e 500 mijë; një familje që e ka për 1 plus 1 deri në 4 milionë e 200 mijë dhe një familje me 2 plus 1 mund të marri 5 milionë e 700 mijë nga banka. Në momentin e nënshkrimit të kontratës me familjarin banka do na sjelli listën përfundimtare të atyre që kanë përfituar kredi. Ndërsa bëhet me dije se vetëm gjatë muajit qershor pranë Bashkisë së Tiranës aplikuan mbi 2200 persona për të përfituar kredi të butë. Prioritet në përzgjedhjen e përfituesve kishin çiftet e reja si dhe familjet që vijnë nga kategoritë në nevojë. Interesi i kredisë do të jetë 3%, ndërsa kohëzgjatja 20 vite. Bashkia ka përcaktuar 3 banka: Raiffeisen, BKT dhe Intesa Sanpaolo. Qytetarët do të mund të zgjedhin një prej këtyre tre bankave. Sa u takon normave të interesit, ato do të paguhen nga buxheti i shtetit, kësisoj këstet për përfituesit do të jenë fikse. Programi i subvencionimit të interesave të kredive do të targetojë familje ose individë që nuk disponojnë banesë në pronësi.