
Nuk ndalet 'kriza' e Euros dhe Dollarit, mësoni se ç'po ndodh me monedhat e tjera të huaja

Rudina Hajdari pranon takimet me Agron Nezën, zbulon se çfarë është diskutuar mes tyre

Tragjedia e Gërdecit/ Gazetari ngre dyshimet e forta: Fatmir Mediu mund të dalë si i përdorur

Pritet kthesa e motit! Acari dhe i ftohti "mbërtheu" vendin, zbuloni se çfarë nga pret sot

Jo vetëm pagesa për hotele luksoze, zbulohet vila që Ahmetaj përfitoi nga Klodian Zoto

Gazetari Hoxha ngre tonet: Mjerë kush shkon atje, ferri është mbi tokë!

Skandali Inceneratorëve/ Pagesat për Arben Ahmetajn nga Klodian Zoto, ish prokurori zbardh detaje të forta: Indicie të rëndësishme...

Artan Hoxha ka një mesazh për kryeministrin Rama: Armiku i brendshëm është më i rrezikshëm se ai i jashtëm

Bashkia e Tiranës rrit Fondin e Komunitetit për mjediset e përbashkëta, lehtësohen procedurat, ja kategoritë që mbulohen 100 %

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Janar 2023

Në 2017 Bashkia e Tiranës krijoi fondin e komuniteteve që synon të nxisë bashkëpunimin efektiv në mesin e qytetarëve për përmirësimin e infrastrukturës së blloqeve të banimit dhe ruajtjen e ambienteve në pronësi të përbashkët. Suksesi i kësaj nisme dhe rritja e numrit të aplikimeve vit pas viti, ka bërë që Bashkia e Tiranës të rishikojë procedurat duke sjellë të tjera lehtësi për qytetarët dhe duke rritur mundësitë që ata të përfitojnë për rikonstruksionin e pallateve. Vendimi i fundit i Këshillit Bashkiak sjell si risi ndryshimin e fondit limit duke rritur vlerën e financimit, duke marrë parasysh se një numër i konsiderueshëm ndërtesash banimi janë të larta, për rrjedhojë llojet e projekteve për termoizolim fasadash janë më të kushtueshme. Gjithashtu, projekteve për vendosje të ashensorëve i është shtuar edhe modifikim/riparimi i tyre, duke pasur parasysh se në shumë pallate ashensorët kanë nevojë për remonte dhe modifikime të rëndësishme që kushtojnë dhe përdorimi i tyre përbën rrezik për jetën e qytetarëve, pasi për arsye të ndryshme ashensorët nuk janë të regjistruar pranë Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut. Në kuadër të përfshirjes sa më të gjerë të komunitetit, Bashkia do të mbulojë shpenzimet e investimit të ambienteve të përbashkëta për bashkëpronarët që i përkasin kategorive në nevojë, ku përfshihen kategoritë e familjeve të përbëra vetëm nga pensionistë, kryefamiljarë që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe anëtarët madhorë sipas përbërjes familjare janë të papunë apo familje që kanë në përbërje të tyre anëtarë vetëm persona me aftësi të kufizuara. Lehtësi do të ketë dhe për marrjen e lejes së punimeve duke sjellë përshpejtim të realizimit të projekteve. Risitë e sjella do të ndikojnë në shpërndarjen sa më efektive dhe eficente të buxhetit të alokuar nga Bashkia e Tiranës për Programin e Fondit të Komuniteteve, nëpërmjet të cilit do të shtohen pallatet që do të rikonstruktohen, duke përmirësuar në këtë mënyrë jetën e komunitetit, por edhe duke i dhënë një vlerë të shtuar pronës. Në bashkëpunim me qytetaret, Bashkia e Tiranës ka realizuar 93 projekte përmes “Fondit të Komuniteteve”, si dhe mbi 40 projekte që vijojnë.
Më të lexuarat


Nga ekspertët e teknologjisë së informacionit, te juristët, inxhinierët dhe ekonomistët, qeveria paralajmëron tjetër rritje pagash, ja kush përfiton

Punëtorë të huaj me leje unike në Shqipëri, gati udhëzimi për aplikim online për punësim, përgjigjia del për 2 javësh

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, ja çfarë ndodh me monedhat e tjera

Nga buka deri te kujdesi për veten, si po e ul konsumin ikja e të rinjve shqiptarë nga vendi

Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro

Shqiptarët kursejnë vetëm në valutë, depozitat arrijnë rekordin e 11 miliardë eurove në 2022

Çfarë ka ndodhur me monedhat e huaja në Shqipëri? Mësoni me sa do të këmbehet euro dhe dollari

Çfarë ka ndodhur me çmimin e naftës? Bordi njofton vendimin e minutës së fundit

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë zgjerohet me 3% më 2023

Këmbimi valutor: Me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot në vendin tonë
