BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Bashkitë me humbje, shpenzojnë 93 euro për banor në vit, përfitojnë 42.6 euro

Bashkitë me humbje, shpenzojnë 93 euro për banor në vit,

Bashkitë kanë përgjegjësi për kryerjen e një sërë funksionesh të rëndësishme publike të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve. Funksionet që duhet të kryejnë bashkitë në Shqipëri jepen të detajuara në nenet 21-30 të Ligjit nr. 139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”. Ndër më të rëndësishmet, përmendim furnizimin me ujë dhe trajtimin e ujërave të ndotura, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve dhe transportin publik vendor, pastrimin e qytetit dhe largimin e mbetjeve, ndriçimin publik, parqet dhe hapësirat e gjelbra, mirëmbajtjen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave, administrimin e shërbimeve sociale, kulturore dhe sportive, mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen nga zjarri etj. Bashkitë kryejnë edhe funksione të tjera që quhen “të deleguara“, të cilat janë funksione dhe përgjegjësi e qeverisjes qendrore, por që nën disa kushte të caktuara në ligj, disa kompetenca për kryerjen e tyre u janë deleguar ligjërisht bashkive, si p.sh., ndihma ekonomike për familjet në nevojë, Zyrat e Gjendjes Civile, etj. Pra është e qartë që shërbimet më të rëndësishme publike në Shqipëri janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e bashkisë, dhe puna në drejtim të këtyre funksioneve reflektohet drejtpërsëdrejti në cilësinë e jetesës së qytetarëve.

Burimet e financimit

Ushtrimi i funksioneve nga ana e bashkive kërkon burime të konsiderueshme financimi, të cilat shpesh rezultojnë të pamjaftueshme. Bashkitë sigurojnë pjesën më të madhe të të ardhurave nga dy burime kryesore: të ardhura nga burime të veta, të cilat përfshijnë të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore (që vendosen nga bashkia për çdo tatimpagues familjar apo biznes) dhe menaxhimi i pasurive të paluajtshme të baskisë; transferta nga qeveria qendrore në formën e transfertave apo granteve të pakushtëzuara apo të kushtëzuara. Transfertat e pakushtëzuara përfaqësojnë fonde që qeveria qendrore i transferon bashkive sipas disa kritereve të përcaktuara. Ligji u njeh bashkive liri të plotë në përdorimin e këtyre fondeve. Transfertat e kushtëzuara, jepen dhe përdoren vetëm për qëllimin për të cilin janë dhënë. Përgjithësisht, transfertat e kushtëzuara jepen për funksione "të deleguara" apo për projekte të veçanta investimi të cilat konsiderohen prioritete të qeverisjes qendrore apo vendore, apo i të dyjave së bashku. Këto projekte të veçanta financohen nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve. Gjetja e kostos reale të funksioneve vendore është një ushtrim mjaft i vështirë sepse varet nga preferencat e komuniteteve për nivelin apo cilësinë e shërbimit publik dhe mundësitë e financiare në dispozicion. Megjithatë, nga studimet e kryera rezulton se Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në rajonin e Evropës Juglindore përsa i përket financimit të bashkive pavarësisht se ligjërisht, bashkitë tona kanë funksione të ngjashme me bashkitë e vendeve të rajonit.

Sa ka kushtuar qeverisja vendore në 2016?

Qeverisja dhe shërbimet publike vendore në vitin 2016 kanë kushtuar rreth 36.6 miliard lekë, ose rreth 270 milionë euro. Kjo shumë përbën rreth 8.5% të buxhetit të shtetit për vitin 2016 dhe rreth 2.4% të Produktit të Brendshëm Bruto. Sipas përdorimit, rreth 72.4% e fondeve në dispozicion u përdor për financimin e shpenzime korrente dhe rreth 27.6% për investime kapitale. Në total, të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore rezultuan në rreth 16.8 miliard lekë (123.4 milionë euro) në vitin 2016 ose rreth 5,800 Lekë (42.6 euro) për banor. Nëse konsiderojmë një familje me 4 pjesëtarë, detyrimi tatimor mesatar për vitin 2016 do kish qenë 23 mijë lekë ose 170 euro. Megjithatë, duhet specifikuar se barra fiskale vendore në Shqipëri mbahet gjerësisht nga bizneset, ndërkohë që tatimpaguesit familjarë kontribuojnë vetëm pjesërisht në buxhetin e bashkisë. Për sa më sipër, nëse marrim në konsideratë nivelin dhe cilësinë aktuale të shërbimeve publike që ofrojnë vetë bashkitë, rezulton se qeverisja vendore kushton rreth 269.2 milion euro në vit ose 93 euro për banor. Nga ana tjetër, tatimpaguesit paguajnë rreth 123 milion euro në formën e taksave dhe tarifave vendore, çka mbulon rreth 46% të shpenzimeve për funksionet e veta vendore. Në terma “për frymë”, kjo do të nënkuptonte një detyrim fiskal prej 42.6 Euro për banor. E thënë ndryshe, qeverisja vendore dhe funksionet e saj do kushtojnë rreth 3 Euro në muaj për çdo banor, ndërkohë që të ardhurat e mbledhura nga taksat dhe tarifat janë në nivelin 1.4 euro në muaj për banor.

Hendeku mes taksave dhe përfitimeve

Hendeku ndërmjet sa paguhet nga tatimpaguesit (familjarë dhe biznese) dhe sa shpenzohet nga bashkitë për ofrimin e shërbimeve është i qenësishëm dhe lë hapësira për diskutim mbi shkaqet e tij. Kështu, hendeku mund të shpjegohet me faktin që bashkitë nuk përdorin si dhe sa duhet të drejtën ligjore për të vendosur dhe mbledhur taksa apo tarifa për shërbimet e ofruara; niveli i taksave dhe tarifave është i papërshtatshëm dhe nuk arrin të mbulojë kostot e shërbimeve; baza e tatimpaguesve është e kufizuar; bashkitë zgjedhin të mos e aplikojnë fare një taksë apo tarifë apo zgjedhin ta aplikojnë në nivel shumë të ulët krahasimisht me bashkitë e tjera. Gjithashtu, nuk janë të rralla rastet kur bashkitë fokusojnë punën e tyre në mbledhjen e taksave nga komuniteti i biznesit dhe një numër të vogël qytetarësh që kanë një kontratë me ujësjellësin apo që paraqiten për të marrë një certifikate në zyrat e bashkisë, duke "harruar" kështu një pjesë të rëndësishme tatimpaguesve potencialë. Nuk mungojnë as rastet kur bashkitë i rrisin taksat dhe tarifat për tatimpaguesit biznes, për të siguruar mbuluar në një farë mënyrë deficitin në mbledhjen e të ardhurave nga tatimpaguesit familjarë. 

Më të lexuarat