Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’: Presidentit t’i hiqet …

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok
x

Ekonomia

Batërdia e institucioneve jo banka me kreditë, BSH i fut në kornizë, monitorim normës së interesit dhe çdo lloj aktiviteti

Batërdia e institucioneve jo banka me kreditë, BSH i fut në

Banka e Shqipërisë ka vendosur të shtojë kontrollin ndaj institucioneve jo banka. Ky vendim është marrë pas ankesave të shumta që kanë bërë qytetarët për këto institucione, sidomos për normën e interesit me të cilën ata japin kreditë. Edhe disa javë më parë gazeta ka thënë se institucionet jo banka po veprojnë të pakontrolluara dhe jashtë rregullave që përmban sistemi bankar në vend. Ankesa të ngjashme janë bërë edhe në shtetin fqinj Kosovë, në këtë kuadër qeveria atje mbylli dy institucione jo banka si pasojë e parregullsive dhe përfitimeve që evidentuan atje. Ndërsa nga qeveria shqiptare nuk u mor asnjë masë, por ankesat kanë vijuar të rriten kështu që Banka e Shqipërisë po bën lëvizjen e parë për monitorimin e tyre. Kështu përmes një njoftimi të publikuar në faqen e saj zyrtare, BSH lajmëron se që nga ky muaj institucionet jo banka janë të detyruar të raportojnë të dhënat mbi normat dhe përmasat e shërbimeve në faqen në web të Bankës së Shqipërisë. “Duke filluar nga data 2 Shtator 2020, në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë publikohen në mënyrë të përqendruar dhe të thjeshtë për përdorim, edhe normat e interesit dhe komisionet për produktet dhe shërbimet që subjektet financiare jo banka ofrojnë për publikun. Subjektet Financiare jo Banka ashtu si edhe Bankat raportojnë këto të dhëna çdo tre muaj”, thuhet në njoftim. Sipas BSH kjo është një mënyrë e mirë për të rritur transparencën edhe në sistemin e veprimit të jo-bankave, pasi qytetarët do të jenë të informuar mbi çdo normë dhe masë shërbimi, dhe në rast se shohin parregullsi mund ta denoncojnë atë. “Publikimi i këtyre të dhënave synon përmirësimin e standardeve të transparencës dhe mbrojtjes së konsumatorit nëpërmjet lehtësimit të informimit mbi kosto-përfitimet më të përshtatshme për kreditë, leasing, transfertat e parave, etj. Informacioni i publikuar ndihmon individët dhe bizneset për zgjedhjen e duhur dhe të favorshme, në përputhje me situatën e tyre financiare, si dhe kontribuon në rritjen e konkurrueshmërisë në treg”, shprehet BSH.

Trajtimi i ankesave nga BSH

Sipas këtij njoftimi të publikuar nga Banka thuhet se, në përgjithësi një ankesë në Bankën e Shqipërisë mund ta adresojë çdo klient i një institucioni financiar, banke ose jobanke, të licencuar nga Banka e Shqipërisë. Ndër të tjera theksohet se, me prioritet të veçantë trajtohen individët dhe persona fizikë. Ky segment vlerësohet si pjesa më e ekspozuar dhe e pambrojtur, në kushtet kur mundësitë organizative, financiare, ligjore, njohuritë dhe kultura e të kuptuarit të çështjeve komplekse që lidhen me produktet, shërbimet bankare dhe financiare, janë më të kufizuara se segmenti i personave juridikë. Ankesa në Bankën e Shqipërisë mund të adresohet drejtpërdrejt nga klienti, ose mund të jetë një ankesë e përfaqësuar nga një palë e tretë . Në rastin e fundit, ankesa duhet të jetë e shoqëruar nga dokumenti ligjor i përfaqësimit e noterizuar. Sakaq njoftimi sqaron se Ankesat e klientëve që i adresohen Bankës së Shqipërisë, trajtohen nga Departamenti i Mbikëqyrjes, në bashkëpunim me Departamentin Juridik. Theksojmë se, në aspektin kohor, trajtimi i ankesave nga klientët, nuk i përmbahet rregullave për korrespondencat me palët për shkak të kompleksitetit dhe natyrës së ankesës, si dhe kohës së nevojshme për investigim të mëtejshëm të pavarur, apo me institucionet financiare ndaj të cilave adresohet ankesa. Megjithatë, Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar që të trajtojë ankesat e ndryshme brenda një kohe sa më të shkurtër dhe pasi banka bindet për plotësinë e informacionit, dërgon një përgjigje te klienti nëpërmjet drejtorit të Departamentit të Mbikëqyrjes/Departamenti Juridik.