BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Batërdia e kompanive celulare me tarifat, vihet në lëvizje Autoriteti i Konkurrencës, kompanitë 6 muaj në monitorim, ja urdhrat për AKEP

Batërdia e kompanive celulare me tarifat, vihet në lëvizje

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të marrë masa sa i takon batërdisë së kompanive celulare me tarifat. Shqipëria është ndër vendet me tarifat më të larta në rajon dhe për këtë arsye AK ka dalë me një sërë rekomandimesh ndaj Autoritetit të Komunikimeve Elektronike. Pas një mbledhje të zhvilluar Konkurrenca ka vendosur që të mbajë për 6 muaj në monitorim tregun e telefonisë celulare në vend. Në prill AK nxori për konsultim një dokument me titullin “Analizë tregu e telefonisë celulare për tregjet me shumicë të terminimit të thirrjeve në rrjetet celulare, përfshirë terminimin e thirrjeve hyrëse ndërkombëtare”. Duke pasur parasysh këtë dokument dhe debatet e gjera që e kanë shoqëruar atë, si dhe situatën e përgjithshme të tregut, Konkurrenca ka kërkuar nga AKEP që përpos analizës së tregut me shumicë të realizojë edhe një analizë të tregut të pakicës të telefonisë celulare. Po kështu AKEP-it i është kërkuar të vendosë nën rregullim tarifat e shërbimeve celulare me pakicë për ndërmarrjen me fuqi të ndjeshme në treg (FNT), sipas parashikimeve të Ligjit Nr. 9918/2008 të njëkohshme me tregun me shumicë të akses-origjinimit, për nxitjen e konkurrencës efektive në këtë treg, pa pritur rezultatet e rregullimit të tarifave të tregut të akses – origjinimit. “Të bëjë rregullimin e tarifave me pakicë për operatorin me FNT dhe duhet të adresojë problemet e evidentuara nga analiza e tregut e AKEP, si: i. on-net vs off-net në mungesë të masave të rregullimit të tarifave të shumicës për terminimin e thirrjeve. Tarifat standarde jashtë ofertave janë shumë të larta” vlerëson Konkurrenca. Së treti AKEP duhet të bëjë krijimin e lehtësirave për hyrjen në treg të MVNO-ve (ofrues të shërbimeve mobile virtuale), duke vendosur detyrime të qarta për ndërmarrjen me FNT për akses dhe interkoneksion dhe përdorimin e përbashkët të faciliteteve të rrjetit.

Detajet

Më tej Konkurrenca ka sjellë në vëmendje vendimin Nr. 475, datë 21.09.2017 “Për mbylljen e hetimit paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare dhe dhënien e disa rekomandimeve”, në pikën 1.3.e të tij i është rekomanduar AKEP, si vijon: a. Të kryejë analiza për zhvillimin dhe orientimin drejt kostos së tarifave standarde të aplikuara për përdoruesit me parapagesë, që përdorin tarifat standarde jashtë ofertave për operatorët me fuqi të ndjeshme në këtë treg. Më tej, Autoriteti i Konkurrencës i kërkon AKEP që në bazë të nenit 70 të ligjit “Për

Mbrojtjen e Konkurrencës” dhe nenit 38 të ligjit “Për komunikimet elektronike” të vërë në dispozicion të gjithë dokumentet që zotëron lidhur me abuzimin e mundshëm me Pozitën Dominuese ose sjelljet e koordinuara të përshkruar në dokument. Ky informacion do të mundësonte hapjen ose jo të procedurave hetimore të parashikuara në Ligjin “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar. Në vendimin me 5 pika, i fundit është që tregu celular duhet të monitorohet për 6 muaj. Në vendim thuhet gjithashtu se Meqenëse AKEP, aktualisht është përpara marrjes së Vendimit për miratimin e analizës së tregut “Analizë e tregut të shërbimeve celulare - tregu me shumicë i aksesit dhe origjinimit në rrjetet celulare”, vlerësojmë se është e nevojshme që AKEP për të përmbushur qëllimin dhe objektivat rregullatore, të përcaktuara nga ligji, të përcaktojë ndërmarrjen “Vodafone Albania” SHA me fuqi të ndjeshme në tregun e

shitjes me pakicë, dhe të ndërmarrë masat rregulluese, për të mos lejuar praktika antikonkurruese.

 

Më të lexuarat