BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Ekonomia

Batërdia me cilësinë e karburantit dhe gazit, 12 subjekte gjobiten brenda dy muajve, ja shkeljet e gjetura nga ISHTI

Batërdia me cilësinë e karburantit dhe gazit, 12 subjekte

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industriale ka gjobitur 12 subjekte që tregtonin karburant brenda dy muajve. Në të dhënat e publikuara nga ISHTI në dy vitet e fundit vërehet se janë rritur ndjeshëm pikat e karburantit të cilat shesin gaz dhe lëndë të tjera jashtë tregut, në mënyrë informale dhe jashtë normave të cilësisë dhe kushteve thelbësore. Kështu, këtë vit, Inspektorati ka rritur kontrollet në terren nga të cilat për dy muajt e parë të 2021 janë gjobitur 5 subjekte në janar dhe 7 të tjerë në shkurt. Sipas të dhënave, vlera totale e masave administrative arrin 10.13 milionë lekë. Ndërkohë ajo që bie sy në këto gjoba të vëna, pjesa më e madhe është vendosur ndaj atyre subjekteve që tregtojnë karburant jashtë normave të lejuara, pasi konstatohet se ka shmangie në parametrat cilësore për produktin gaz i lëngshëm, për përdorim për qëllim rezidencial. “Subjekti tregton karburant jashtë normave të lejuara pasi konstatohet se ka shmangie në parametrat cilësorë për produktin gazoil, konkretisht për treguesin "squfur" e cila ka rezultuar 34.8 mg/kg nga 10 mg/kg që është minimumi i lejuar. Subjekti tregton gaz i lëngët nga nafta për përdorim rezidencial jashtë normave të lejuara pasi konstatohet se ka shmangie në parametrat cilësorë për produktin, konkretisht për treguesin "tensioni i avujve manometrik në 40oC" e cila ka rezultuar 1247,06 kPA nga 1000 kPA që është minimumi i lejuar, konstatuar kjo sipas furnizimeve të kryera ndaj shoqërisë “K... Gas” sh.p.k”, evidentohet në tabelën e të dhënave me arsyet e vendosjes së gjobave për dy nga subjektet.

Tregtojnë në rrugë informale

Ndër të tjera, raporti i ISHTI tregon se pjesa tjetër e subjekteve janë gjobitur për shkak se nuk zotëroni licencë dhe operonin në rrugën informale. Ndërsa disa të tjerë për shkak se nuk kishin siguruar mbrojtjen e nevojshme për punonjësit dhe zonës përreth kur përpunohet dhe tregtohej karburanti. “Subjekti është gjobitur për shkelje të ligjit Nr. 8450, datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, i ndryshuar, nenit 15, pika 7, subjekti kishte mungesë të dokumentacionit Tekniko-Ligjor në stacionin e tregtimit të karburantit. Subjekti mban përgjegjësi sipas pikave 1-2, 2-8, 3-30, për shkeljen e pikave 4-5 deri 4-9 dhe pikës 3-1 të Rregullores së Sigurimit Teknik, në përputhje me aktin

e ekspertimit teknik të aksidentit, me pasojë plagosjen e elektricistit të Njësisë nr.1/ Drejtoria Rajonale Tiranë/OSSH sh.a./OSHEE GROUP sh.a., z. Y. D, ndodhur në datën 22.09.2020, tek shtylla b/a ml e fiderit nr.26, N/St 110/20/10 kV në Rrugën “Valentina Pistoli, Selitë, Tiranë”, thuhet në raport.

Reduktohen të ardhurat

Fakti që disa prej pikave të karburantit operojnë në informalitet dhe nuk raportojnë të ardhurat e as nuk paguajnë taksë ka bërë që ISHTI të mos mbledhë të ardhurat e nevojshme, që duhet të derdhen në arkën e shtetit. Në raport thuhet se, pavarësisht gjobitjeve të herëpashershme, ky dikaster duket se ka hasur vështirësi në mbledhjen e të gjitha detyrimeve nga subjektet. Vetëm pak kohë më parë ky dikaster publikoi listën e debitorëve, duke filluar nga viti 2007 e deri në vitin 2020, duke renditur të gjithë subjektet publikë, privatë apo individë, të cilët nuk kanë likuiduar detyrimet e që për pasojë rezultojnë borxhlinj ndaj këtij institucioni. Nga përllogaritjet e bëra me të dhënat e paraqitura evidentohet se, vlera totale e këtyre detyrimeve arrinte në 127.6 milionë, ndërkohë që viti 2020 është viti me detyrimin më të lartë të papaguar, konkretisht me 29.8 milionë lekë borxhe. Ndërkohë që pas tij vjen viti 2015 me 18.9 milionë lekë borxhe dhe po në të njëjtat linja qëndrojnë vitet e fundit.