BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

BB kërkon rishikim të skemës së pensioneve: Duhet përmirësim për pensionet e fshatit, të aftësisë së kufizuar dhe regjimeve speciale

BB kërkon rishikim të skemës së pensioneve: Duhet

Banka Botërore kritikon skemën e pensioneve në Shqipëri. Së fundmi BB ka publikuar raportin “Shqipëria, sfidat e politikave të pensioneve në 2020”, përmes të cilit tregon se skema e pensioneve duhet të rishikohet pasi po thellohet disbalanca mes kontribuuesve dhe pensionistëve. Sipas raportit, reformat e ndërmarra nga qeveria për pensionet nuk janë të mjaftueshme pasi numri i kontribuuesve ka vijuar në rënie, po ashtu dhe numri i përfituesve. Kjo për shkak se qeveria nuk po mundet të ketë nënkontroll të dhënat e sakta të atyre që duhet të përfitojnë pension, duke mos harruar edhe ato raste kur disa individë përfitojnë pension të pamerituar, sidomos në pensionet e fshatit. “Reformat e ndërmarra kanë përmirësuar qëndrueshmërinë afatgjatë të sistemit, por shtrojnë pyetje në lidhje me përshtatshmërinë e përfitimeve dhe nëse prezantimi i një pensioni jo-kontribuues do të kompensojë trendin në rënie të mbulimit. Shqipëria duhet të vazhdojë të monitorojë efektet e reformave, si dhe të përmirësojë aspektet specifike të sistemit, si pensionet e fshatit, pensionet e aftësisë së kufizuar dhe regjimet speciale. Masat gjithashtu mund të marrin parasysh edhe zgjerimin e kursimeve vullnetare për të plotësuar pensionet e kolonës së parë”, thuhet në raport. Sakaq BB vë në dukje se shpenzimet e pensioneve në Shqipëri janë ndër më të ulëtat me Bashkimin Europian apo vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Vlen të përmendet se deficiti në skemë ka një kosto 2.7 për qind të PBB-së dhe në këtë rast keqmenaxhimi i skemës së pensioneve po bie si një barrë mbi shtetin.

Nuk sigurohet mbështetja për pensionistët e rinj

BB në analizën e saj gjykon se strategjia e Shqipërisë për pagesën e pensioneve është e pambështetur dhe ndër vite rreziqet shtohen. Kjo pasi ndikim të madh jep edhe shtimi i të punësuarve informalë, për të cilët nuk derdhen kontribute shoqërore, duke ulur kështu mundësinë për të mbështetur financiarisht një qytetar që mbush moshën e daljes në pension. Sipas BB ky faktor, duke shtuar këtu edhe ndryshimet demografike që institucionet shqiptare nuk i kanë ende nënkontroll, po vazhdojnë të ulin numrin e kontribuuesve. Kjo do të thotë që nuk plotësohet norma e zëvendësimit, pra një hyrje në skemën e pensionit kërkon shtim edhe në skemën e kontribuuesve. “Rënia e vërejtur në normat e zëvendësimit do të duhet të monitorohet me kalimin e kohës dhe të vlerësohet nëse kjo rënie përfaqëson një trend të qëndrueshëm. Shqipëria përfaqëson një nga raportet më të vogla të mbështetjes të të gjitha vendeve të Europës. Nga ana tjetër mbulimi i sistemit të pensioneve është zvogëluar që nga viti 1994, numri i pensionistëve gjithashtu ka mundësi që të ulet për shkak të rritjes së punës jo formale. Teksa brezat e pas vitit 1994 fillojnë të dalin në pension, numri i kontribuuesve dhe pensionistëve ka të ngjarë të bjerë. Nëse raporti i mbështetjes vazhdon të përkeqësohet, qëndrueshmëria dhe aftësia e sistemit për të paguar pensionet përkatëse në planin afatgjatë do të rrezikohet. Pra, siç vërehet, kontributet e mbledhura nuk janë të mjaftueshme për të paguar shumën totale të pensioneve të dhëna nga sistemi

Fokus në pensionet e fshatit

Ndërsa më lart BB evidenton se shkak i dobësimit të skemës është mos balancimi i të ardhurave dhe shpenzimeve për pensionet. Prandaj BB kërkon shtimin e monitorimit për ata të cilët duhet të regjistrohen si kontribuues, si dhe për ata të cilët përfitojnë pension, sidomos pensionet për invalidë apo regjime të tjera. Sipas raportit vëmendja duhet të fokusohet në pensionet e fshatit, sepse në këto raste risqet për mosmbulim të pensioneve po vijnë në rritje. “Është e rëndësishme të monitorohet ecuria e parametrave kryesorë siç janë shpenzimet e pensioneve, kontribuuesit dhe të ardhurat e kontributeve, normat e zëvendësimit dhe moshat mesatare të daljes në pension për të mbajtur nën kontroll efektet e reformave. Për më tepër, tendenca demografike dhe rënia e lehtë e niveleve të zëvendësimit vërejtur kohët e fundit sugjerojnë nevojën për të eksploruar burimet plotësuese të të ardhurave nga pensioni për individë me të ardhura të mesme të ulëta. Për më tepër, ka hapësirë për të punuar në disa aspekte specifike të sistemit të pensioneve si regjimet e veçanta dhe mbulimi i pensioneve të fshatit”, thuhet në raport.