BREAKING NEWS

A është ai politikani që përmendet në përgjime? Reagon për herë të parë Taulant Balla

A është ai politikani që përmendet në përgjime?
x
BREAKING NEWS

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në qeveri, ministrja lëshon thirrjen e fortë

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në
x
BREAKING NEWS

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e Fierit ka lidhje me hakerimin iranian, porositësit përshkruanin...

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për Çervanaku: E njihnin si bamirës

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për
x
BREAKING NEWS

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’ Berishën: Kur ke një biznes dhe gabon, fajtori është pronari, po bëheshin gjëra që...

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’
x
BREAKING NEWS

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/ Plas sherri në studio, kandidati për Bashkinë e Tiranës i kthehet keq Fevziut: A ka mundësi, programin e ka partia

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/
x
BREAKING NEWS

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e krimit...

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e
x
BREAKING NEWS

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i LGBT-së”/ Zotimi i pazakontë i kandidatit në Primaret e PD-së: Nuk shkel mbi...

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i
x

Ekonomia

BB ngre alarmin: Shqipëria me rritjen më të ulët ekonomike në rajon në 2 vitet e fundit, shtresa e varfër goditet më së shumti nga rritja e çmimeve, shpopullimi shqetësim serioz

BB ngre alarmin: Shqipëria me rritjen më të ulët ekonomike

Banka Botërore ka prezantuar raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë dhe Shqipërinë ku foli për amnistinë Fiskale dhe masat e marra nga Bordi. Banka foli edhe për Bordin e Monitorimit të Çmimeve dhe tha se bordi është një lëvizje e duhur por në afatshkurtër. Të dhënat e referuara nga BB tregojnë se lufta në Ukrainë ka frenuar rritjen ekonomike të Shqipërisë në një parashikim jooptimist edhe për 2023. Problem për Bankën është rritja e çmimeve si një tregues negativ për shtresën e varfër. Ekonomistja e BB në Shqipëri, Hilda Shijaku deklaroi se inflacioni ka goditur vendin dhe qytetarët ndërsa shtoi se rritja ekonomike në vendin tonë do të jetë më e ulëta në rajon për shkak të çmimeve të larta. ‘Inflacioni ushqimeve dhe energjisë janë këto faktorë që mund të çojnë drejt varfërisë në një numër relativisht të madh të njerëzve duke qenë se këto elemente kanë një peshë më të rëndësishme në shportën e këtyre grupeve vulnerable. Ne vlerësojmë që me shfaqjen e rreziqeve të reja në horizont këto skema sidomos skema e ndihmës ekonomike, asistenca sociale për të varfrit do duhet të përgatitej për një fenomen ku shumë qytetarë bien në kufirin e varfërisë me shfaqjen e rreziqeve ne horizont dhe kjo kërkon një përgatitje të instrumenteve dhe sistemin e informacionit për të matur në kohë se kush janë shtresat që ndikohen nga kjo goditje e mundshme”, tha ajo. Banka vuri në dukje se, ekonomia shqiptare u rrit me 6% në gjysmën e parë të këtij viti.“Ekonomia në Shqipëria u rrit me 6% në tremujorin e parë të 2022, nxitur nga konsumi, investimet dhe eksportet, ndërsa tregu i punës shënoi përmirësim dhe papunësia ra me 11.3%”, tha Salinas. Rritja e çmimeve të ushqimeve tha Salinas, ka nxitur qeverinë të shtojë alokimet buxhetore për të përkrahur grupet më të prekshme, siç janë shtresat në nevojë.“Parashikohet që inflacioni të ulet në 3.6% në gjysmën e parë të vitit 2023 dhe të ankorohet në nivelin 3% në fund të vitit 2023, duke arritur objektivin e Bankës së Shqipërisë. Lufta në Ukrainë ka frenuar rritjen ekonomike, në vitin 2022 parashikohet të kapë shifrën 3.2%, sfidë mbetet rritja e çmimeve”, tha Salinas ndërsa shtoi se i duhet dhënë prioritet arsimimit të të rinjve.

Amnistia Fiskale

Përfaqësuesit e BB thanë se vetë Banka ka marrë disa mësime në të shkuarën në lidhje me amnistinë fiskale dhe ka këshilluar qeverinë shqiptare që këto gabime të mos ripërsiten.“Jemi pjesë e konsultimeve dhe kemi dhënë opinionin tonë. Qeveria po përpiqet të rris të ardhurat. Ne nga eksperienca kemi marrë disa mësime, që ja kemi komunikuar qeverisë. Po ashtu edhe risqet ja kemi paraqitur qeverisë”, thanë përfaqësuesit e Bankës Botërore. Menaxheri i Bankës Botërore Emanuel Salinas tha se qeveria me këtë nismë po përpiqet të rrisë të ardhurat por duhet të minimizohen rreziqet që amnistia ka. “Siç e dini qeveria ka nisur konsultimet mbi këtë projektligj. Ne jemi ftuar që të marrim pjesë në këto konslutime dhe ne kemi ofruar komentet tona për qeverinë mbi këtë çështje. Ne e kuptojmë se në këto momente qeveria po përpiqet të rrisë të ardhurat dhe kjo perceptohet si një mundësi”, tha ai.

Më të lexuarat