Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

BB ofron asistencë për të mbuluar dështimin e Sejkos në krye të BSH për kreditë e këqija dhe huamarrjen në banka

Postuar: 21/06/2019 - 07:31

Misioni i Bankës Botërore ofron asistencë për të mbuluar dështimin e guvernatorit Gent Sejko në krye të BSH në lidhje me kreditë e këqija dhe huamarrjen. Në një takim të zhvilluar ditët e fundit, përfaqësuesit e Misionit të Bankës Botërore i fokusuan diskutimet në fushën e politikave fiskale, në kuadër të programit në proces të mbështetjes buxhetore, si dhe në fushën e zhvillimit të sistemit financiar. Në lidhje me çështjet fiskale, Misioni theksoi nevojën për rritjen e transparencës dhe përgjegjësisë fiskale, si elemente të rëndësishme për rritjen e qëndrueshmërisë së financave publike të vendit. Në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të sistemit financiar, Misioni theksoi gatishmërinë e Bankës Botërore për të vijuar të kontribuojë në zbatimin e plotë të programit kombëtar për reduktimin e kredive me probleme dhe në përmirësimin e mëtejshëm të sistemit të pagesave. Gjithashtu, ata parashtruan mundësinë e dakordimit të programeve të përbashkëta në të ardhmen, të cilat do të mundësonin përmirësimin e mëtejshëm të ambientit të kreditimit.

Sejko:

Nga ana e tij, Guvernatori Sejko theksoi se Banka e Shqipërisë ka mbështetur dhe vijon të mbështesë konsolidimin fiskal, si një proces i cili ndihmon rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike dhe financiare të vendit. Gjithashtu, ai theksoi rolin pozitiv që koordinimi i politikave monetare e fiskale ka në rritjen e efektivitetit dhe në krijimin e parakushteve për zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit. Guvernatori shprehu mbështetjen e Bankës së Shqipërisë për nismat që synojnë rritjen e formalizimit të ekonomisë shqiptare dhe forcimin e shëndetit të financave publike, duke nënvizuar kontributin që Banka e Shqipërisë ka dhënë dhe do të japë në këtë fushë. Më tej, Sejko i njohu të pranishmit me sfidat kryesore me të cilat përballet sot Banka e Shqipërisë, një ndër të cilat është dhe nxitja e kreditimit. Nxitja e kreditimit ka qenë në vëmendje të vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë, për rëndësinë që ka në zhvillimin e qëndrueshëm financiar të vendit. Së fundi, Banka e Shqipërisë ka organizuar dhe një takim të veçantë me drejtuesit e sektorit bankar me qëllim adoptimin e një filozofie të përbashkët zhvillimi dhe hartimin e një plani konkret masash për përmirësimin e sasisë dhe cilësisë së kreditimit, si dhe zgjerimin e gamës së produkteve financiare të këtij sektori. Lidhur me programet e zhvillimit të sektorit financiar, Sejko njohu Misionin e Bankës Botërore me hapat konkrete të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit të fundit. Në veçanti, ai theksoi se projektligji “Mbi shërbimet e pagesave”, i hartuar me asistencën teknike të Bankës Botërore, është dorëzuar në Kuvend dhe se po vijon puna për hartimin e projektligjit mbi llogarinë e pagesës që transpozon direktivën përkatëse evropiane. Miratimi i këtyre projektligjeve do të ndihmojë rritjen e shkallës së përfshirjes financiare, do të stimulojë përdorimin e instrumenteve elektronike të pagesave dhe do të kontribuojë në uljen e kostos së tyre. Guvernatori Sejko i njohu përfaqësuesit e BB-së edhe me nismat e Bankës së Shqipërisë për përfundimin e programit ndërinstitucional për reduktimin e kredive me probleme, duke u ndalur më në detaje në çështjen e trajtimit jashtëgjyqësor të kredimarrësve të mëdhenj. Në mbyllje, të pranishmit identifikuan disa fusha potenciale bashkëpunimi të ardhshëm, si përmirësimi i rregulloreve mbi vlerësimin e kolateralit dhe programe të mundshme të Bankës Botërore në interes të reduktimit të rrezikut të kreditit në vend.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/11/2019 - 07:57

Zbardhen detaje të tjera nga buxheti i vitit 2020. Qeveria planifikon indeksim të pensioneve në masën 2,5% deri në vitin 2022 dhe rritje të mbështetjes të naftëtarëve dhe minatorëve.

Postuar: 09/11/2019 - 07:26

Pak kohë më parë Banka e Shqipërisë tregoi se inflacioni i ulët i detyrohet faktorëve kalimtarë.

Postuar: 09/11/2019 - 07:25

Qeveria ka prezantuar dje në Kuvend buxhetin për vitin 2020.

Postuar: 08/11/2019 - 07:34

Naftëtarët, minatorët dhe metalurgët në vend pritet që shumë shpejt të trajtohen me pension suple

Postuar: 07/11/2019 - 07:20

Dalin emrat e ish-të përndjekurve politikë që përfitojnë dëmshpërblim financiar.

Postuar: 07/11/2019 - 07:18

Kontrolli i Lartë i Shtetit skanon sistemet e teknologjisë së informacionit të Agjencisë së Proku

Postuar: 06/11/2019 - 07:22

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për kalimin e pronësisë së disa parcelave ndërtimore në vend për k