BREAKING NEWS

Banesa në Gjirokastër u përfshi nga flakët, ndërron jetë e mitura

Banesa në Gjirokastër u përfshi nga flakët, ndërron
x
BREAKING NEWS

E veshur kuq e zi, ambasadorja e SHBA jep mesazhin e FUQISHËM nga Vlora: Asgjë nuk mund të na ndalojë

E veshur kuq e zi, ambasadorja e SHBA jep mesazhin e FUQISHËM nga Vlora:
x
BREAKING NEWS

Varianti Omicron, "simptoma të pazakonta", si ta njohim dhe kush ndërmerr rreziqe të mëdha, dëshmitë e para

Varianti Omicron, "simptoma të pazakonta", si ta njohim dhe kush
x
BREAKING NEWS

“Më në fund”, Spartak Ngjela del me mesazhin, paralajmëron momentin e shumëpritur nga shqiptarët: Është koha që kërkon shpagimin moral ndaj gjithkujt që...

“Më në fund”, Spartak Ngjela del me mesazhin,
x
BREAKING NEWS

“Isha atje edhe unë”, Kreshnik Spahiu publikon pamjet emocionuese dhe jep mesazhin e FUQISHËM

“Isha atje edhe unë”, Kreshnik Spahiu publikon pamjet
x
BREAKING NEWS

Aksidenti në Rinas/ Humb jetën pacientja që po transportohej drejt Tiranës, reagon Policia

Aksidenti në Rinas/ Humb jetën pacientja që po transportohej
x
BREAKING NEWS

“I kam parë me sy vetë disa herë”/ Ish-ambasadori i njohur plas ‘bombën’ për Presidentin: Ja si Ilir Meta vidhte lekët me thasë!

“I kam parë me sy vetë disa herë”/ Ish-ambasadori i
x
BREAKING NEWS

Aksidenti me eskortën e Berishës/ Ngjarja merr një tjetër kthesë, kamerat e sigurisë rrëzojnë truprojën dhe zbulojnë të vërtetën, hidhet dritë mbi atë çfarë ndodhi në orët e vona

Aksidenti me eskortën e Berishës/ Ngjarja merr një tjetër
x

Ekonomia

BB parashikon përmirësim të klimës ekonomike, por kërkohet kujdes, rritja e çmimeve pritet të godasë financat e vendit

BB parashikon përmirësim të klimës ekonomike, por

Banka Botërore ka parashikuar një rritje të kënaqshme të ekonomisë shqiptare. Edhe pse fillimisht ishte skeptike, parashikimet kanë ndryshuar. Raporti periodik i Bankës Botërore për Ballkanin perëndimor evidentoi se pas tkurrjes së ekonomisë me 4 për qind në vitin 2020, rritja e PBB-së parashikohet të arrijë në 7.2 për qind në 2021, një nga më të lartat në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Rimëkëmbja e fortë mbështetet nga konsumi, turizmi dhe ndërtimi. Në vazhdim, rritja pritet të zbutet në 3.8 për qind në 2022 dhe 3.7 për qind në 2023. “Ekonomia shqiptare ka treguar shenja inkurajuese të rimëkëmbjes në 2021. Ndërsa ekonomia vijon të rritet, Shqipëria ka mundësinë të forcojë qëndrueshmërinë e modelit të saj ekonomik dhe të zbatojë reforma që mbështesin më tej rritjen e qëndrueshme dhe të përbashkët, duke ruajtur stabilitetin makroekonomik”, tha Emanuel Salinas, Menaxher i Bankës Botërore për Shqipërinë . Raporti tregon se rajoni i Ballkanit Perëndimor është përmirësuar ndjeshëm, me rritjen e PBB-së që tani parashikohet të arrijë në 5.9 për qind në 2021, pas një tkurrjeje prej 3.1 për qind në 2020. Rritja në rajon parashikohet në 4.1 për qind në 2022 dhe 3.8 për qind në 2023. Shkalla e varfërisë për rajonin parashikohet të rifillojë prirjen e saj rënëse para pandemisë dhe të bjerë me rreth 1 pikë përqindje në 20.3 për qind, afër nivelit të saj të vitit 2019. Megjithatë, rimëkëmbja mbetet e brishtë, lajmëron Banka. Sinjalet paralajmëruese të hershme nga tregu i punës kërkojnë vëmendje. Tkurrja e vendeve të punës nga recesioni dhe pasojat e tij kanë prekur në mënyrë disproporcionale gratë dhe të rinjtë, mund të frenojnë përpjekjet për tu përfshirë në forcën e punës. “Ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor shikojnë drejt një të ardhme post-pandemike, qasja e tyre në politikë do të duhet të përqendrohet në adresimin e pengesave kryesore në krijimin e vendeve të punës dhe transformimin ekonomik, përfshirë tranzicionin e gjelbër”, tha Linda Van Gelder, Drejtore e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. “Të gjashtë vendet do të përfitonin nga reformat në mjedisin e biznesit, qeverisjen dhe dixhitalizimin, të cilat do të kontribuonin në rritje dhe do të mbyllnin hendekun me vendet e BE -së”, thuhet më tej.

Reagon Sejko

Megjithatë, Guvernatori Sejko shtoi se projeksioni i rimëkëmbjes ekonomike varet nga shumë faktorë, si ecuria e pandemisë, qëndrueshmëria e rimëkëmbjes së ekonomisë botërore, si dhe nga ndikimi i goditjeve aktuale të ofertës. Sejko mori pjesë në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB). Rritja e çmimeve në tregjet botërore do të ketë ndikimin e saj në ecurinë e inflacionit në Shqipëri dhe vlerësohet, sipas Guvernatorit, si një faktor rreziku për nivelin e inflacionit dhe – potencialisht – për shpejtësinë e rimëkëmbjes ekonomike, megjithatë efekti i tij pritet të jetë kalimtar. Si gjithmonë, Banka e Shqipërisë mbetet në monitorim të pasojave që do të ketë rritja e çmimeve në tregjet botërore dhe në rast se ndikimi i saj në inflacionin vendas do të jetë më i lartë se pritjet, Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të rishikojë qëndrimin e politikës monetare, duke u kujdesur që ajo të jetë gjithnjë në përputhje me objektivin e inflacionit.Guvernatori theksoi se gjatë kësaj periudhe, Banka e Shqipërisë ka ruajtur kahun stimulues të politikës monetare, në shërbim të kthimit të qëndrueshëm të inflacionit në objektiv, si dhe mbështetjes së rritjes ekonomike. Një tjetër çështje e diskutuar gjatë takimeve ishte konsolidimi i sistemit bankar, për të cilën Guvernatori u shpreh se Banka e Shqipërisë ka qenë dhe do të mbetet e fokusuar në mbikëqyrjen e këtij sistemi. Banka e Shqipërisë vlerëson se sistemi financiar dhe sektori bankar kanë vijuar të performojnë në mënyrë të qëndrueshme, pavarësisht rreziqeve të veprimtarisë. Në veçanti, sektori bankar zgjeroi ndjeshëm veprimtarinë dhe treguesit kryesorë të qëndrueshmërisë financiare mbetën në nivele të përshtatshme. Depozitat dhe kreditë u rritën, cilësia e kredisë u përmirësua ndjeshëm, si dhe raporti i kredive me probleme arriti nivelin më të ulët të 15 viteve të fundit, 6.9% në muajin gusht 2021.