BREAKING NEWS

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb kohë dhe bën lëvizjen urgjente, del kundër Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e paralajmëron

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb
x
BREAKING NEWS

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin
x
BREAKING NEWS

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste pritet të dalë në një konferencë urgjente

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste
x
BREAKING NEWS

Vjen goditja e fortë për Lulzim Bashën/ Dorëheqje masive në PD, largohet sekretari i PD dhe 13 anëtarë Kryesie në këtë qytet të vendit: Basha po e kthen në një parti klienteliste (Publikohet letra)

Vjen goditja e fortë për Lulzim Bashën/ Dorëheqje masive
x
BREAKING NEWS

Vizita në SHBA, Kreshnik Spahiu: Meta po tenton të shmangë “funeralin” e tij, as florinjtë nuk i bëjnë më punë, i mbyllën çdo derë në Uashington

Vizita në SHBA, Kreshnik Spahiu: Meta po tenton të shmangë
x
BREAKING NEWS

Raporti i DASH, ja kush janë ministrat e rrezikuar nga koncesionet dhe a po i dërgojnë amerikanët mesazh SPAK të hapë dosjet e PPP?

Raporti i DASH, ja kush janë ministrat e rrezikuar nga koncesionet dhe a po
x
BREAKING NEWS

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, policia jep detajet e reja

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, policia jep detajet e reja
x
BREAKING NEWS

“Asnjë viktimë në 24 orë”, Ministria e Shëndetësisë nxjerr bilancin e fundit: Ja sa raste të reja janë regjistruar me Covid-19

“Asnjë viktimë në 24 orë”, Ministria e
x

Ekonomia

BB: Qeveria nuk e mbajti objektivin për uljen e borxhit, reforma në energji ra para zgjedhjeve

BB: Qeveria nuk e mbajti objektivin për uljen e borxhit, reforma në

Në një vlerësim të fundit të programit me Shqipërinë, Banka Botërore e vlerësoi të kënaqshme reformën në energji, duke konstatuar një ngadalësim të saj në prag të zgjedhjeve, por gjithashtu ka vënë në dukje se qeveria shqiptare nuk e arriti objektivin që i kishte vënë vetës për uljen e borxhit. Sipas Bankës Botërore, Qeveria e Shqipërisë përmirësoi bilancin parësor në buxhet, duke lëvizur nga një deficit prej 2.6% të PBB-së në vitin 2014 në një tepricë 0.7% të PBB-së në vitin 2016. Megjithatë, Banka vë në dukje se rënia e pritshme e borxhit të përgjithshëm është vonuar nga disa vjet. Borxhi ishte parashikuar të arrinte në 71.7% në 2014 dhe në 69.3% të PBB-së në 2016, por në vend të kësaj, raporti i borxhit ndaj PBB-së u rrit në vitin 2015 në 73.7% dhe nuk parashikohet të jetë nën 70% edhe këtë vit. Banka Botërore thotë se arsyet e mosrënies së borxhit lidhen me disa faktorë, duke përfshirë zhvlerësimin e këmbimit kundrejt dollarit, inflacionin më të lartë se sa pritej dhe rritjen e ekonomisë më pak se pritshmëritë dhe performancën e ulët të të ardhurave sidomos më 2015. “Zbatimi i reformave të sektorit të energjisë ishte gjithashtu më i ngadalshëm se sa pritej, sidomos përcaktimi i tarifave në raport me kostot në disa segmente të caktuara të tregut”, thuhet në raportin e BB për reformën në energji. Gjithashtu, Banka Botërore konstatoi vonesa në kalimin e legjislacionit dytësor dhe në rritjen e efikasitetit të investimeve. “Investimet dhe procesi i reformës filluan të humbin vrullin në prag të zgjedhjeve, por nuk vërehet rrëshqitje dhe arritjet kanë qenë të qëndrueshme”, thuhet në vlerësimin e Bankës Botërore, e cila vëren se deficiti buxhetor ka rënë ndjeshëm, nga 5.5% e PBB-së në vitin 2014 në 1.7% në 2016.