Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bie ndjeshëm papunësia në tremujorin e dytë, 1.6 përqind më e ulët se në 2016

Postuar: 13/09/2017 - 07:52

Tregu i punës ka shënuar një ecuri pozitive gjatë pjesës së parë të këtij viti. Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e dytë 2017, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 13,9 %. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2016, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 1,6 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e parë 2017, shkalla zyrtare e papunësisë pësoi një rënie prej 0,3 pikë përqindje. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016, shkalla e papunësisë për meshkujt ka rënë me 1,5 pikë përqindje dhe për femrat ka rënë me 1,7 pikë përqindje. Shkalla zyrtare e papunësisë për meshkujt është 14,9 % dhe për femrat është 12,5 %. Shkalla e papunësisë për femrat është 2,4 pikë përqindje më e ulët sesa për meshkujt. Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë është 26,4 %. Në terma vjetorë, shkalla e papunësisë së të rinjve shfaq tendencë në rënie. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2016, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e dytë të vitit 2017 është 3,5 pikë përqindje më e ulët. Krahasuar me tremujorin e parë 2017, shkalla e papunësisë për të rinjtë ka pësuar një rënie prej 0,2 pikë përqindje. Në tremujorin e dytë 2017, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 57,3 %. Gjatë këtij tremujori, në terma vjetorë punësimi shfaq tendencë në rritje, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016, punësimi u rrit me 3,4 %. Në terma tremujorë, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017, punësimi shënoi një rritje prej 1,8 %. Në tremujorin e dytë të vitit 2017, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 66,8 %. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2016, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është rritur me 1 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ky tregues është rritur me 0,9 pikë përqindje. Për femrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 57,7 %, ndërsa për meshkujt ky tregues është 75,7 %. Për meshkujt, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 18 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për femrat ka rënë me 0,3 pikë përqindje, ndërsa për meshkujt është rritur me 2,2 pikë përqindje.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2017 - 13:45

Një vrojtim i Bankës Qendrore Europiane tregon se agjentët financiarë në rajonin e Ballkanit vazhdojnë të parapëlqejnë përdorimin e euros në vend të monedhës së tyre kombëtare kryesisht për arsye të cilat lidhen veçanërisht me besimin.

Postuar: 20/11/2017 - 08:40

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar elektronikisht në sistemin E-Filing 365 tatimpagues, të cilët përfitojnë nga raundi i fundit i zbatimit të Ligjit të Faljes.

Postuar: 19/11/2017 - 09:50

Në një prononcim të posaçëm, Banka e Shqipërisë shpjegoi disa arsye se pse bizneset kanë rritur kursimet në banka.

Postuar: 19/11/2017 - 08:16

Administrata tatimore informon të gjithë tatimpaguesit persona fizikë të vetëpunësuar se në rastin kur nga verifikimi dhe kontrolli në vendndodhjen e aktivitetit të personit fiz

Postuar: 19/11/2017 - 08:15

Qeveria synon që brenda disa vitesh Shqipëria të kthehet në një destinacion për turizmin elitar.

Postuar: 18/11/2017 - 07:58

Qeveria ka vendosur që Bashkia Patos dhe Bashkia Roskovec të kenë një shtesë fondi prej afro 200 milionë lekësh të rinj për dëmshpërblimin e 72 familjeve, shtëpitë e të cilave j

Postuar: 17/11/2017 - 14:05

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar mbrëmë buxhetin e shtetit për vitin 2018. Buxheti u miratua me 74 voto pro.