BREAKING NEWS

Vijojnë përpjekjet! Pasi marrin udhëzimet nga Yuri Kim, përfaqësuesit e Këshillit Politik bëjnë një tjetër lëvizje

Vijojnë përpjekjet! Pasi marrin udhëzimet nga Yuri Kim,
x

Ekonomia

Bie në piaktë, nën nivelin historik/ Bursat evropiane, në të kuqe

Bie në piaktë, nën nivelin historik/ Bursat evropiane, në

Në bursat evropiane indekset më të rëndësishme shënuan vlerat më të ulëta negative për shkak të rënies së çmimit të naftës së papërpunuar, si dhe rezultatet e këqija të biznesit të kompanive, të cilat i bënë investitorët të kenë frikë nga pasojat afatgjata të pandemisë së koronavirusit mbi ekonominë globale.

Indeksi Pan-Evropian STOXX 600 ishte në rënie prej 1.4 për qind në orën 9.30 të mëngjesit.

Megjithëse indeksi është rikuperuar rreth 25 për qind që nga muaji mars, falë një rikuperimi të oreksit për investime të rrezikshme, përkundër stimujve të paparashikuar më parë në ekonomitë e botës, ai mbetet 22 për qind nën nivelin e tij historik, sepse më shumë kompani nuk kanë dëshirë të paguajnë dividentë dhe të zvogëlojnë vlerësimet e biznesit të tyre për shkak të pasojave të.

Të gjithë indekset kryesore evropiane janë në rënie, kështu që indeksi FTSE i Londrës ra 1.54 për qind në 5.723 pikë, Frankfurt DAX ra 1.92 për qind në 10.471 pikë dhe CAC e Parisit ra 1.82 për qind në 4,445 pikë.