
‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

Bie pikiatë, Euro dhe dollari shkon në nivelin më të ulët që nga marsi 2014

Shkruar nga SOT.COM.AL 17 Dhjetor 2020
Informacionet e fundit tregojnë se euro dhe dollari kanë shënuar tendencë rënëse gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm valutor, ku më e fortë ishte tkurrja e monedhës së gjelbër.
Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 123.61 lekë, duke u ulur me 0.02 lekë në krahasim me ditën e mëparshme, duke zbritur në nivelin më të ulët që prej fillimit të muajit gusht. Euro është e dobët prej disa javësh në tregun vendas, ndonëse në tregjet ndërkombëtar ajo po këmbehet afër nivelit më të lartë në dy vjet e gjysmë kundrejt dollarit.
Euro në bursa arriti afër 1.22 dollarë, duke u rritur me 0.35%, niveli më i lartë që nga prilli 2018, pas shpresave për stimuj të mëtejshëm dhe programi shtesë të blerjeve të obligacioneve të Rezervës federale të SHBA-ve.
Në tregun e brendshëm euro shënoi ulje të lehtë. Ndërsa nënçmimi i dollarit, për shkak të mos rritjes së euro, ishte edhe më i fortë në tregun e brendshëm, duke zbritur në 131.36 lekë, me rënie prej 0.39 lekësh, niveli më i ulët nga marsi 2014.
Thuhet se dobësia e monedhës së përbashkët dhe dollarit lidhet me faktin që tregu nuk po arrin të tërheqë valutat, ndërsa oferta për to mbetet e larta dhe kërkesa është e ulët.
Burime nga banka e Shqipërisë pohojnë se këto kohë nuk ka pasur as veprime nga Ministria e Financave për shitjen e eurove dhe faktorët që kanë ndikuar lidhen me kërkesë ofertën në tregun e brendshëm.
Për shkak të krizës ekonomike të krijuar nga pandemia kërkesa për valutë mbetet e ulët. Në kahun tjetër, këtë vit nuk ka as prenotime për pushime jashtë vendit, duke qenë një tjetër faktor që ka ndryshuar kërkesën.
Sezonalisht fundi i vitit shoqërohej me një rënie të valutave, për shkak të rritjes së prurjeve të emigrantëve, por këtë vit ky faktor është i dobët, teksa Italia dhe Greqia ardhjet e emigrantëve janë të kufizuara për shkak të kufizimeve nga pandemia./ Monitor
Më të lexuarat


Këmbimi valutor / Euro sot në rritje

Miratohen ndryshime në buxhet, viti 2020 mbyllet me rënie ekonomike 4.4 për qind, borxhi shkon 79 për qind

Zbardhen detajet, ja kategoritë që përfitojnë nga shtyrja me 3 muaj e kolaudimit, nuk ka falje të taksave

Çfarë po ndodh me monedhën e huaj? Ja me sa këmbehet valuta sot!

ISSH zbardh listën, 113 naftëtarë, minatorë dhe metalurgë do të përfitojnë shtesë pensioni, ja emrat sipas qyteteve

Plani makro-fiskal i qeverisë, gjatë 2021 deficiti buxhetor do vijojë të mbetet problematik, kufizim shpenzimesh për të ulur borxhin

BB dhe FMN jo shumë optimiste për rritjen e ekonomisë gjatë 2021, kërkohet kujdes me fondet dhe borxhin

Bllokohet ligji për amnistinë fiskale, Kuvendi nuk fut në kalendarin e punimeve nismën e qeverisë

ATP nxjerr listën, ja 209 pronarët që do të përfitojnë kompensim financiar, ndahet kësti i radhës

Rritje e pagave për mësuesit, zbardhet skema e përllogaritjes, procedurat dhe kush përfiton
