
“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha dorëheqjen nga gara për kryetar Bashkie në Korçë, Gjata zbardh prapaskenat e forta

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

Bie sërish Euro, prek nivelin më të ulët në një muaj në kursin e këmbimit

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Shkurt 2023

Leku po fiton sërish terren në kursin e këmbimit me euron. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, ditën e martë euro u këmbye në nivelin e 115.88 lekëve, niveli më i ulët në një muaj.
Agjentët e tregut valutor shprehen se kërkesa për euro është e vakët, ndërsa oferta valutore ngelet e bollshme.
Në ditët e fundit të vitit 2022 dhe në pjesën e parë të muajit janar euro shënoi një rritje të ndjeshme ndaj lekut. Sipas agjentëve, kërkesa e përkohshme për euro mund të jetë nxitur nga rënia e kursit të saj në nivele shumë të ulëta, çka u pa nga shumë agjentë ekonomik si shans i mirë për të blerë euro për nevojat e parashikuara valutore në monedhën europiane.
Kjo tendencë mund të jetë ndikuar edhe nga përqendrimi i lartë i shpenzimeve buxhetore në javët e fundit të vitit 2022, që krijoi rritje të ofertës së lekut në tregun valutor dhe paralelisht iu dha bizneseve likuiditet të shtuar, një pjesë e të cilit mund të jetë përdorur për blerje të euros në avancë, duke parë edhe kursin e favorshëm në fund të dhjetorit.
Më datë 28 dhjetor të vitit të kaluar euro zbriti në vlerën e 112.83 lekëve, niveli më i ulët i të gjitha kohërave në kursin e këmbimit me lekun.
Ekspertët parashikuan se këto blerje në avancë do të reflektoheshin në një zbehje të kërkesës për euro gjatë tremujorit të parë të vitit 2023. Deri tani, një projeksion i tillë po konfirmohet dhe kursi i euros po ndjek një trajektore graduale rënëse gjatë gjysmës së parë të muajit shkurt.
Krahasuar me një vit më parë, kursi i këmbimit mes euros dhe lekut paraqitet në rënie me 4.4% dhe mbiçmimi monedhës vendase po vazhdon edhe në pjesën e parë të këtij viti.
Sipas ekspertëve, forcimi i lekut mund të lidhet me rritjen e flukseve hyrëse valutore në bilancin e pagesave, i mbështetur sidomos nga turizmi, eksportet e shërbimeve dhe nivelet e larta të investimeve të huaja, por edhe nga nivelet konstante të prurjeve informale të valutës në ekonomi. Vitin e kaluar, depozitat bankare në euro u rritën me 17% dhe ky është një tregues i tërthortë se prurjet valutore në ekonomi ngelen të larta.
Një tjetër faktor që teorikisht e mbështet forcimin e lekut është lëvizja në kahun shtrëngues e politikës monetare dhe rritja e shpejtë e normave të interesit gjatë vitit 2022. Ekspertët shprehen skeptikë lidhur me ndikimin e këtij faktori në tregun valutor shqiptar, megjithatë nuk përjashtohet që veçanërisht rritja e shpejtë e yield-eve vitin e kaluar mund të ketë joshur një pjesë të investitorëve t’i kthejnë kursimet nga euro në lekë, për ti investuar me kthime më të larta.
Më të lexuarat


Pushime rekord me shifra marramendëse, zbulohet sektori i pasur ku Shqipëria e ‘vjel’ çdo vit me burimin më të lartë të të ardhurave

Çfarë po ndodh me Euron, bie sërish poshtë 114 lekëve

Dollari dhe Euro në rënie drastike/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, ja çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Kursi i këmbimit për ditën e sotme, çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shiten dhe blihen monedhat e huaja ditën e sotme

Çfarë po ndodh me tregun e monedhave? Euro 'kap majat', ndërsa paundi britanik në tjetër nivel. Ja si paraqiten vlerat në tregun valutor

Miratohet fondi 240 milionë lekë për ndërmarrjet sociale, kusht punësimi i individëve që janë pjesë e skemave të mbrojtjeve shoqërore

Qeveria tjetër ndihmë për ushtarakët, ministri i Mbrojtjes paralajmëron kredi të buta dhe mundësi të reja strehimi për ta

Vendi drejt katastrofës ekonomike, Bordi i Transparencës çon në “stratosferë” çmimet e karburanteve, Banka e Shqipërisë rrit interesat e kredive dhe depozitave

Çmimet e larta maskojnë vështirësitë e prodhuesve, eksportet në sasi pësuan rënie me 2.4% në 2-mujorin 2023
