Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bien planet e Ahmetajt dhe Canit, shtyhet për në 2020 ulja e nivelit të borxhit publik nën 60%

Postuar: 19/03/2017 - 08:23

Programi i politikave fiskale për periudhën afatmesme 2018- 2020 do të jetë i orientuar drejt konsolidimit fiskal, ku edhe këtë herë theksi është vendosur tek ulja e nivelit të përgjithshëm të borxhit publik. Strategjitë afatgjatë të hartuara nga dy ministrat e fundit të Financave, Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj kanë rezultuar të gabuara në këtë drejtim, ndaj edhe MF ka bërë korrigjimet e duhura në strategjinë 2017-2020. Konkretisht, në strategjinë e viteve 2014-2016 ishte parashikuar që niveli i borxhit publik të arrinte në nivelin 60 për qind në vitin 2019. Ndërkohë në strategjinë e re, Ahmetaj duket se ka korrigjuar veten pasi në programin 2018-2020 parashikohet që ky nivel të arrijë në fund të vitit 2020, pra është shtyrë një vit më tepër. Sipas Ministrisë së Financave, në thelb të programit të politikave fiskale është pikërisht konsolidimi i të ardhurave si edhe disiplinimi i investimeve dhe rritja e tyre. Sipas qeverisë, ky konsolidim fiskal do të bëjë të mundur që niveli i borxhit publik ndaj PBB-së të vijojë trajektoren rënëse të nisur që në vitin 2016. Borxhi publik pritet që të bjerë rreth nivelit e 66.3 për qind e PBB-së për 2018, 62.8 për qind në 2019 dhe më tej në 59.6 për qind në vitin 2020. Në të njëjtën kohë, ky kuadër fiskal përfshin një sërë politikash buxhetore për të mbështetur rritjen ekonomike dhe për të kompensuar efektet shtrënguese të konsolidimit fiskal. Investimet publike në periudhën afatshkurtër dhe afatmesëm parashikohen të mbahen në të paktën 4.6 për qind të PBB-së, e cila është e rëndësishme për të ushqyer kërkesën agregate në afat të shkurtër dhe për ta zhvendosur rritjen ekonomike në një nivel të më të lartë në afat të mesëm dhe të gjatë. Gjithashtu, qeveria pret që të sigurojë një nivel optimal investimesh rreth 4.6 për qind të PBB (përfshirë këtu edhe Fondin e Zhvillimit Rajonal, si dhe investimet në sektorin e energjisë të financuara nga buxheti i shtetit). Konsolidimi fiskal dhe reduktimi i borxhit publik është thelbësor për uljen e risqeve të ardhura nga borxhi, të cilat pengojnë rritjen ekonomike dhe shkaktojnë paqëndrueshmëri makroekonomike. Këto janë parimet kryesore që Ministria e Financave ka programuar në Kuadrin Makro Financiar 2018-2020, dokument që është miratuar tashmë nga qeveria. Ky kuadër fiskal synon një deficit fiskal të përgjithshëm prej 1.8 për qind të PBB-së për 2018, nga 2.0 për qind i programuar për vitin 2017; nivel prej 1.0 për qind të PBB në 2019; dhe 0.6 për qind në vitin 2020. Sipas këtij dokumenti, njëkohësisht targëtohet në vijimësi një balancë primare pozitive dhe në rritje për vitet 2018-2020, respektivisht 1 për qind në 2018 nga 0.7 për qind i targetuar në buxhetin 2017; 1.8 për qind në 2019; dhe 2.3 për qind në vitin 2020.

Shqetësimet e FMN

Ndërkohë, një nga kritikët më të mëdhenj të qeverisë për nivelin e lartë të borxhit publik të akumuluar dhe krijuar gjatë këtyre viteve ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar. Në të gjitha deklaratat dhe qëndrimet, FMN e ka bërë të qartë se ulja e nivelit të borxhit duhet të jetë synimi kryesor i qeverisë. Sipas parashikimeve që bëri në momentin që mori pushtetin në vitin 2013, qeveria socialiste u zotua se do të fillonte të ulte nivelin e përgjithshëm të borxhit që në vitin e parë qeverisës, por diçka e tillë nuk ndodhi. Madje jo vetëm që nuk u ul, por tashmë sipas certifikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar niveli i borxhit është rritur vitet fundit dhe për vitin 2016 ai arrit në nivelin 72%.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2017 - 07:46

Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin e kërkesës së Shoqatës së Lojërave të Fatit për shfuqizimin e koncesionit të sistemit për mbikqyrjen e këtij sektori.

Postuar: 20/09/2017 - 07:45

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të rubrikës së saj Tatimet Këshillojnë ka vendosur të ndalet së fundmi tek deklarimi i të ardhurave personale.

Postuar: 19/09/2017 - 12:26

Qeveria i ka kushtuar vëmendje reduktimit të aksidenteve rrugore nëpërmjet forcimit të penalitetëve të Kodit Rrugor dhe rritjes se investimeve në sigurinë rrugore.

Postuar: 19/09/2017 - 07:54

Ministria e Financave ka gjetur në një inspektim financiar shkelje skandaloze të ligjit në Autoritetin Rrugor Shqiptar, çka i ka kushtuar buxhetit të shtetit një borxh të ri pre

Postuar: 19/09/2017 - 07:54

Në kuadër të Programit Qeverisës dhe prioriteteve të 100 ditëve të para, qeveria do të fillojë një operacion në terren, që synon pastrimin e nyjeve dhe hapësirave në akset kryes

Postuar: 18/09/2017 - 15:43

Ministria e Financave dhe Ekonomisë njoftoi se ditën e martë do të zhvillohet ankandi i Bonove të Thesarit 12-mujore në Bankën e Shqipërisë.

Postuar: 17/09/2017 - 08:15

Asgjësimi i kartëmonedhave, monedhave metalike shqiptare dhe bonove të privatizimit do ti nënshtrohen rregullave të reja që synojnë forcimin e masave për kryerjen e këtyre proce