BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Bilanci zyrtar/ Shifra e frikshme që bankat shqiptare investojnë jashtë

Bilanci zyrtar/ Shifra e frikshme që bankat shqiptare investojnë

Bankat shqiptare kanë aktualisht 2,9 miliardë euro të investuara jashtë vendit ose gati një të tretën e depozitave që kanë mbledhur nga qytetarët.

Të dhënat nga bilancet zyrtare tregojnë se vitet e fundit dërgimi i parave jashtë Shqipërisë ka qenë një nga format kryesore ku bankat kanë investuar likuiditetet e tyre.

Por, pse bankat shqiptare e çojnë një pjesë të parave jashtë? Arsyet lidhen me situatën ekonomike në Shqipëri. Deri në fund të vitit 2008 sektori bankar ka qenë debitor ndaj jorezidentëve. Pra, shuma e investuar nga bankat e huaja në Shqipëri ishte më e madhe sesa ajo që bankat tona kishin investuar jashtë. Por, pas krizës situata u përmbys.

Goditja e ekonomisë shqiptare nga kriza solli dy pasoja të mëdha për sistemin financiar. Së pari, bizneset dhe familjet ulën ndjeshëm kërkesën për kredi. Së dyti, për shkak të rritjes së kredive të këqija, vetë bankat u bënë më hezituese për të dhënë hua të reja. Këto zhvillime krijuan një situatë kurthi, ku nga njëra anë bankat paguanin interesa për depozitat e mbledhura nga qytetarët dhe nga ana tjetër nuk mund t’i investonin dot në tregun e brendshëm. Rrjedhimisht, paratë nisën të investoheshin jashtë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në dekadën e fundit investimet e bankave jashtë janë rritur me 4 herë, nga 86 miliardë lekë që ishin në 2009 në 350 miliardë lekë në fund të vitit të kaluar. Pjesa më e madhe e këtyre investimeve janë depozita që bankat shqiptare kanë vendosur në grupet e tyre të origjinës. Por, veç depozitave te mëmat, një pjesë e parave janë investuar në bono të qeverive të huaja, ndërsa mbi 60 miliardë lekë janë kredi të dhëna për bizneset jashtë vendit.

Për një dekadë, investimet jashtë shtetit kanë shërbyer si një valvul për të qarkulluar kursimet e qytetarëve. Por, tani edhe kjo formë investimesh është bërë më e vështirë, për shkak të vjedhjeve të përsëritura gjatë transportimit të parave në aeroport./TCH