Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bizneset 750 milionë euro borxhe në Tatime, Ahmetaj paralajmëron fushatë kontrollesh brenda shtatorit në subjektet e mëdha

Postuar: 13/09/2017 - 07:54

Informaliteti i lartë në ekonominë shqiptare bëri që qeveria të ndërhyjë me dorë të “hekurt” dy vjet më parë. Aksioni anti-informalitet ka dhënë rezultat në formalizimin e biznesit të vogël, por edhe në rritjen e numrit të deklarimit të të punësuarve. Megjithatë, bizneset vijojnë të jenë jo pak problematikë në raport me instancat shtetërore, ndaj dhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj paralajmëroi dje se brenda shtatorit do të nisë aksioni anti-informalitet 3, i përqendruar tek bizneset e mëdha. Prej vitit 2011, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikon një listë të bizneseve debitorë të cilat janë objekt i mbledhjes më forcë të borxhit. Sipas të dhënave zyrtare të këtij institucioni, numri i bizneseve në këtë listë arriti në rreth 18.5 mijë në korrik të këtij viti. Të dhënat nga Tatimet konfirmojnë po ashtu se detyrimet e subjekteve të kësaj liste është rreth 78 miliardë lekë ose rreth 570 milionë euro. Në këtë shifër, përfshihen edhe detyrime të papaguara, por që janë objekt i ligjit të fshirjes, i cili i shtrin efektet vepruese deri më 31 dhjetor të këtij viti. Në këtë shifër përfshihen gjithashtu edhe detyrimet të cilat janë në proces ankimi administrativ, efektivisht të siguruara nga garancitë bankare. Së fundi, ndikim në këtë situatë debish japin edhe detyrimet që lidhen me akcizën, por që aktualisht mblidhen nga administrata doganore.

Ahmetaj: Brenda shtatorit sërish aksion

“Mandati i dytë do të ketë shenjën shumë të suksesshme të betejës anti-informalitet që fillon menjëherë në muajin e parë të ‘Rama 2’. Ne do të angazhojmë në mënyrë të koordinuar të gjitha institucionet rregullatore dhe kontrolluesit e tregjeve për të targetuar në mënyrën më efikase dhe eficiente të gjithë evadorët fiskalë. Zhvillimi dhe aplikimi i mëtejshëm i teknologjive të informacionit, ndërkomunikimi i sistemeve të administratës dhe koordinimi i punës së njësive të analizës dhe inteligjencës do të jenë në qendër të qasjes sonë të luftës anti-informalitet. Fokusi do të jetë sipërmarrja e madhe”. Ishte ky paralajmërimi i ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Kontrollet e tatimeve tashmë janë fokusuar dhe do të bëhen mbi bazën e riskut. Analiza e përgjithshme mbi shpërndarjen e riskut në rajonet tatimore dhe në sektorët ekonomikë prioritarë hartohen duke u mbështetur në rezultatet e gjeneruara nga kriteret e riskut, për numrin e tyre të thyer, si dhe tatimin e rrezikuar të llogaritur nga të gjitha kriteret, për secilin tatimpagues për gjenerimin e rezultateve. Sipas Drejtores së Përgjithshme të Tatimeve, Vasilika Vjero, sektorët e konsideruar si më me risk përsa i takon sjelljes në lidhje me pajtueshmërinë vullnetare në kuadrin fiskal janë gjeneruar nga sistemi informatik i menaxhimit të riskut. “Moduli i riskut ka nxjerrë disa sektorë, të cilët janë tregtia me shumicë, tregtia me pakicë, janë hoteleritë, restorantet, janë profesionet e lira, është bujqësia, pra agrikultura dhe njëkohësisht është sektori i ndërtimit. Këto janë sektorë mbi bazën e të cilëve më tej ngrihet dhe i gjithë mekanizmi i kontrolleve. Sigurisht kontrollet janë të koordinuara”, tha Vjero.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/11/2017 - 17:59

Bujqësia shqiptare ndonëse është sektori më pak i maturuar në vend vijon të zgjerohet me ritme shumë të ulta. Sipas të dhënave të INSTAT për 2016 mësohet se rritjen më të madhe e ka pësuar prodhimi i perimeve ndërsa sektori i blegtorisë ka një rritje të vakët.

Postuar: 22/11/2017 - 07:52

 Shqipëria është vendi më problematik në rajon sa i takon incentivave në taksa, në funksion të rritjes së investimeve të huaja direkte.

Postuar: 22/11/2017 - 07:51

Pasi Gjykata Administrative rrëzoi vendimin e qeverisë që parashikonte që avokatët do të paguanin TVSH nga zero, Tatimet kanë sqaruar mënyrën se si do të veprohet tani.

Postuar: 21/11/2017 - 12:19

Agjencitë e vlerësimit të riskut të kreditit janë pjesa më e specializuar e tregut për mënyrën sesi paraqesin një vend para investitorëve, kur këta të fundit duan të japin para

Postuar: 21/11/2017 - 08:07

Komuniteti i biznesit ka paraqitur kërkesat e tij për paketën fiskale që do të shoqërojë buxhetin e vitit të ardhshëm, e cila u diskutua nen për nen në Komisionin parlamentar të

Postuar: 21/11/2017 - 08:02

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar nen për nen paketën fiskale për vitin e ardhshëm, ku është parashikuar vendosja e takës së banesës sipas vlerës së objektit, pavarësisht zonës