BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Bizneset ankesa qeverisë për gjobat e larta, procedurat doganore dhe inspektimet, Ministria e Sipërmarrjes formulon 8 masa për ndërhyrje urgjente

Bizneset ankesa qeverisë për gjobat e larta, procedurat doganore dhe

 Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes pas 9 tryezave sektoriale me biznesin ka dalë me disa propozime konkrete për përmirësimin e klimës së biznesit, për secilën nga fushat ku sipërmarrja ushtron aktivitetin në Shqipëri. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Sipërmarrjes, nga 81 propozimet e formuluara gjatë këtyre tryezave, 32 syresh u morën përsipër nga zv. ministrat përkatës për t’u ndjekur në hallkat e tjera drejt implementimit final të tyre, duke shënuar një marzh suksesi paraprakisht prej 40%.

Grupet i interesit, pjesë e vendimmarrjes

Mos zbatimi i vazhdueshëm i procesit të konsultimit paraprak dhe përgjatë miratimit të akteve ligjore dhe nënligjore me grupet e interesit është një realitet i cili shkakton problematika të qenësishme tek sipërmarrja, e cila kësisoj nuk përfshihet konkretisht në proceset vendimmarrëse. Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes propozon ndryshim në ligjin për konsultimin publik duke bërë ndërhyrje për penalizimin individual të çdo zyrtari publik që nuk e zbaton ligjin për konsultimin “Ligji nr. 146, date 2014, për njoftimin dhe konsultimin publik”.

Procedura doganore

Sipërmarrja ka denoncuar në mënyrë përgjatë këtyre gjashtë muajve probleme të vijuara me procedurat doganore sa i takon penaliteteve të vendosura dhe procedurës së të drejtës së ankimimit. Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes propozon rishikim të ligjit për procedurat doganore mbi penalitetet dhe të drejtën e ankimimit me qëllim unifikimin e këtyre përcaktimeve sipas ligjit për procedurat tatimore. Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes propozon rishikimin e ligjit për procedurat doganore nëpërmjet unifikimit të procedurave doganore me procedurat tatimore, të cilat parashikojnë pagesën e detyrimit dhe jo penalitetit.

Inspektimi online

Grupe interesi të ndryshme gjatë tryezave të zhvilluara kanë raportuar si problematike

ndërprerjen e procesit të inspektimit “online” në të gjithë fushat e inspektimit dhe gjithashtu

problemet e vazhduara me mbivendosjen e kompetencave të inspektimeve të ndryshme. Shpesh shfaqet mbivendosje në fushat e kontrollit ndërmjet inspektorateve. Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes propozon rishikimin e Ligjit nr.10 433, datë 16.6.2011 Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë, për parashikimin e inspektimit online në të gjitha fushat e inspektimit.

Eliminim i detyrimeve të prapambetura

Detyrime të shumta të prapambetura për disa qindra fermerë e subjekte të agrobiznesit të rezultuara nga një grant i dhënë në mbështetje të fermerëve shqiptarë nga qeveria e Japonisë në vitet 1999-2005. Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes rekomandon rishikimin e Ligjit nr. 9723 dt. 03.05.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit” për fshirjen e detyrimeve të prapambetura për disa qindra fermerë e subjekte të agrobiznesit, subjekt i grantit në mbështetje të fermerëve Shqiptarë nga qeveria e Japonisë në vitet 1999-2005.

Rishikim i Kodit të Punës

Janë raportuar problematika sa i takon zbatimit të Kodit të Punës dhe akteve nënligjore pasi krijon vështirësi dhe pengesa për zhvillimin e mëtejshëm të sipërmarrjes prodhuese. Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes rekomandon rishikimin e Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë në disa nene të tij, përshembull: Rishikimi i 58 neneve që përcaktojnë gjoba për bizneset; Rishikim i masave të gjobave. (Nisin nga 20 rroga mujore deri në 250 rroga mujore.); Fleksibilitet më i lartë në zbatimin e orëve minimale, orëve jashtë orarit, dhënies së pushimeve; Lehtësimi i bizneseve nga detyrimet e kontrolleve mjekësore për punonjësit, përfshirë vendosjen e mjekut.

Industria e riciklimit

Janë raportuar në mënyrë të vijueshme problemet që krijon legjislacioni në fuqi sa i takon lejimit të eksportit të mbetjeve plastike dhe letër, si lëndë të para për industrinë e riciklimit. Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes rekomandon të kufizohet eksporti i mbetjeve plastike dhe letër të cilat konsiderohen si lëndë të para për industrinë e riciklimit, përderisa ndalohet importi i tyre. Çështja kërkon artikulim ligjor dhe procedurial nëpërmjet rishikim të Ligjit nr.10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.