Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bizneset ankohen për rimbursimin, Financat plan për shlyerjen e detyrimeve për fasonët, grumbulluesit dhe eksportuesit brenda qershorit

Postuar: 17/04/2019 - 07:18

Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bashkëpunim me Sekretariatin e Këshillit të Investimeve zhvilloi një tryezë konsultimi me rreth 20 biznese. Tryeza kishte si qëllim bashkëbisedimin me subjektet grumbullues, fason dhe eksportues në lidhje me strategjinë e rimbursimit të TVSH për 2019 dhe luftën kundër informalitetit. Gjatë tryezës, ministrja Denaj bëri me dije se MFE ka detajuar një plan për shlyerjen e detyrimeve në një plan 3 mujor (deri në qershor) për kategoritë fason, grumbullues dhe eksportues sipas parimit First-In, First-Out (FIFO). “Mbështetja e sektorit fason dhe grumbulluesve është një prioritet i qeverisë shqiptare. Qeveria po merr masa për të përmirësuar procesin e rimbursimit në kohë të TVSH, ndërsa pritet që deri në fund të 2019, maksimumi 2 muajt e parë të 2020, qeveria do të lehtësojë mjaft situatën për çdo kërkues tjetër rimbursimin”, u shpreh Denaj. Ndërkohë, sipas saj, informaliteti është një faktor që ka kushtëzuar kohë pas kohe buxhetin në vend dhe për këtë ka kërkuar dhe ndërgjegjësim më të madh nga komuniteti i biznesit jo vetëm për të adresuar këtë problematikë, por edhe për të hapur debatin në lidhje me modelet e përshtatshme ekonomike që garantojnë rritjen ekonomike dhe mospërsëritjen e cikleve të tilla. Denaj bëri me dije se Ministria e Financave dhe Ekonomisë së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve do të konsiderojnë si prioritet subjektet grumbullues, fason dhe eksportues dhe do të fokusojnë përpjekjet e tyre në ndërgjegjësimin e biznesit, ndërkohë kanë planifikuar reformimin e administratës tatimore dhe veçanërisht të hetimit tatimor.

Ankesat e biznesit

Nga ana e tyre, bizneset diskutuan mbi domosdoshmërinë për rimbursimin në kohë të TVSH për të mos krijuar ngërçe tek kompanitë në kryerjen e pagesave të tjera; për sektorin e fasonëve të konsiderohet kompensimi i TAP dhe kompensimi i sigurimeve shoqërore në rast vonese të rimbursimit të TVSH, impakti i zhvlerësimit të monedhës euro; nevoja e industrisë së bimëve aromatike dhe medicinale për t’u ripërfshirë në skemat kombëtare dhe ndërkombëtare të financimit (si p.sh. IPARD Like, IPARD 2, AZHBR); disa opsione mbi taksimin dhe nivelin e rrogave të sektorit; nevoja për më shumë subvencionime nga shteti, etj. Gjithashtu, bizneset u shprehën mbi probleme të tjera jo të aspektit fiskal, si p.sh. pagesat e shumta të tarifave shtesë si trajnimi i stafit, leja mjedisore, analiza e ujit të pijshëm, sistemi elektrik, etj. Në lidhje me anti-informalitetin, bizneset u shprehën se biznesi i ndershëm është aleati më i mirë i qeverisë, ndërkohë që ngritën kërkesën për krijimin e një grupi pune, ndoshta nëpërmjet Sekretariatit të KI apo Ministrisë, në mënyrë që çështjet të ngrihen nga biznesi në mënyrë të strukturuar sektoriale. Ministrja Denaj konfirmoi se problematikat dhe propozimet e biznesit do t’i përcilleshin instancave dhe ekspertëve përkatës, ndërsa bëri me dije se partnerë të ndryshëm zhvillimi kanë shprehur gatishmërinë dhe po mbështesin MFE për të ndërmarrë një diagnostikim të politikave fiskale, ku do të shihet impakti që ka patur çdo politikë fiskale (për t’u përfunduar deri në fund të qershor 2019). 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2019 - 07:48

Ditën e martë, në datën 20 gusht është afati i fundit për pagesën e dividentit.

Postuar: 17/08/2019 - 07:41

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka vendosur të ndryshojë procedurat për pagesën

Postuar: 16/08/2019 - 07:32

Banka Botërore do të ndërhyjë për t’i dhënë zgjidhje kaosit të krijuar me pronat në Shqipër

Postuar: 15/08/2019 - 07:31

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar një udhëzim, në të cilin përcaktohet qartë se çdo

Postuar: 14/08/2019 - 07:25

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare paralajmëroi ditën e djeshme shkarkimin e kryetares së Byrosë

Postuar: 13/08/2019 - 14:27

Monedha e përbashkët europiane e ka rinisur sërish javën e nënçmuar përkundrejt lekut vendas.

Postuar: 13/08/2019 - 07:24

Kompanitë e udhëtimit të linjave ajrore kanë bërë batërdinë me çmimin e biletave.