BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Bizneset batërdi me ushqimet e skaduara dhe kushtet higjienike, 1 milion USD gjoba në dy muaj, asgjësohen 106 ton produkte

Bizneset batërdi me ushqimet e skaduara dhe kushtet higjienike, 1 milion

Siguria ushqimore në vendin tonë është shndërruar në një problem mjaft shqetësues. Dita-ditës Autoriteti Kombëtar Ushqimor ka ndërmarrë aksione të shumta në gjithë territorin dhe nuk kanë qenë të pakta rastet ku janë konstatuar dhe sekuestruar ushqime të skaduara apo shërbime në kushte higjienike skandaloze. Nëpër dyqane, markete dhe biznese të ndryshme është vënë re që bëhet batërdi me ushqimet, duke iu ndryshuar datat e skadencës e duke rrezikuar kështu edhe jetën e qytetarëve. Duke iu referuar kontrolleve dhe aksioneve të fundit të AKU, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi dha shpresë se shumë shpejt kjo situatë do të marrë fund. Gjatë një prononcimi mediatik nga qyteti i Korçës, Peleshi deklaroi se situata është shumë shqetësuese sepse vetëm në dy muaj janë asgjësuar 106 ton produkte dhe shuma e gjobës ka kapur shifrën e 1 milion USD. “Në 2 muaj AKU sekuestroi dhe asgjësoi 106 ton produkte ushqimore shtazore e jo shtazore dhe 200 të tjera janë asgjësuar nga ana e vetë subjekteve ku përfshihen mallra që kanë kaluar afatin e skadencës. Vetë subjektet për shkak të riskut për t’i tregtuar që është i lartë, kanë filluar të kërkojnë asgjësimin e mallit. Përgjegjshmëria është rritur dhe kjo është një rrugë që do të risë sigurinë ushqimore. Ne po ecim me shpejtësi drejt garantimit të njësive tregtare për siguri ushqimore. Për shumë pak kohë siguria ushqimore në produkte si qumështi apo mishi e të tjera do të jetë 100%. Vetëm në dy muaj e gjysmë numri i gjobave ka shkuar mbi 1 mln dollarë dhe numri i inspektorëve, veterinerëve e të tjerë që janë çuar në prokurori në shkallë vendi ka shkuar në 60”, tha Peleshi. Sipas tij, shumë prej pronarëve të bizneseve kanë përfituar edhe nga korrupsioni në gjyqësor pasi megjithë shkeljet e rënda kanë dalë pa u lagur.

Aksioni i fundit i AKU

Aksioni i ditës së djeshme të Autoritetit Kombëtar Ushqimor përfundoi me bllokimin e 27 tonëve mish nga Brazili me prezencë salmonele. Kontenieri u bllokua në Durrës dhe bëhej fjalë për fileto pule, të cilat pas analizave të kryera tek mostrat, rezultuan se ishin të infektuara. Sipas informacioneve, ngarkesa kishte mbërritur në Portin e Durrësit para dy javësh, por nuk ka akoma asnjë të dhënë për importuesit. Risjellim në vëmendje që në fillim të muajit korrik Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi 50.2 tonë mish. Gjatë këtij viti nga AKU janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 7 kontenierë të tjerë, me 180 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 259 kontenierë, secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet. Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta. Në një kohë kur jemi në sezon turistik, AKU i ka përqendruar kontrollet e saj edhe tek bizneset në këto zona, ku edhe numri i pushuesve është i lartë. Më konkretisht, vetëm dy ditë më parë trupa inspektuese DRAKU evidentoi 3 subjekte në Vlorë, dy me aktivitet “Restorant” dhe një “Fast Food” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare.