
Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me motin me 10 gusht

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Bizneset dhe OJF-të nuk deklarojnë pronarët, qeveria detyrohet të rishikojë ligjin, falen gjobat për ata që kanë shkelur afatet

Shkruar nga SOT.COM.AL 4 Dhjetor 2021

Ligji “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, i miratuar një vit më parë nga Parlamenti nuk ka mundur të zbatohet tërësisht. Kjo ka detyruar qeverinë që të propozojë një sër ndryshimesh. Ligji në fjalë detyronte bizneset që të bënin regjistrimin e pronarëve përfitues në Regjistrin e Pronarëve Përfitues brenda një afati që fillimisht ishte qershori i vitit të shkuar dhe më pas marsi i këtij viti. Por duket se këto afate janë shkelur nga shumica dërrmuese e subjekteve. Nga analizimi i të dhënave të regjistruara në Regjistrin e Pronarëve Përfitues, rezulton se nga 59.165 subjekte raportuese ekzistuese të regjistruara në Regjistrin Tregtar përpara datës së krijimit të Regjistrit të Pronarëve Përfitues, prej të cilëve 8.689 subjekte me statusin pezulluar, bazuar në VKM nr.273/2021 kanë detyrimin të regjistrojnë pronarin përfitues në regjistrin e pronarit përfitues, përpara kërkesës për ndryshimin e statusit të tyre në regjistrin tregtar, vetëm 21460 subjekte raportuese ekzistuese kanë regjistruar të dhënat e pronarëve të tyre përfitues në regjistër deri më datë 10.11.2021. Gjithashtu, nga 4861 Organizata Jofitimprurëse ekzistuese të regjistruara në Regjistrin e Organizatave Jofitimprurëse, vetëm 1961 Organizata Jofitimprurëse kanë regjistruar të dhënat e pronarëve të tyre përfitues në regjistër. Ndërkohë, nga analiza e bërë rezulton se nga 2869 subjekte raportuese të krijuara rishtazi pas krijimit të Regjistrit të Pronarëve Përfitues (gjatë periudhës kohore 01.02.2021-10.11.2021), vetëm 1972subjekte kanë regjistruar të dhënat e pronarëve të tyre përfitues në regjistër brenda 30 ditëve kalendarike nga data e regjistrimit të tyre në regjistrin tregtar. Sipas relacionit, me qëllim rregullimin e kësaj situate dhe zbatimin e rekomandimeve të ekspertëve të MONEYVAL, të cilët kërkojnë që Shqipëria të krijojë mekanizma që të sigurojnë një numër sa më të lartë të subjekteve raportuese që regjistrojnë të dhënat e pronarëve të tyre përfitues, u vlerësua ndërmarrja e disa shtesave dhe ndryshimeve në ligjin ekzistues nr.112/2020, “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, i ndryshuar.
Falen gjobat
Me qëllim rregullimin e kësaj situate dhe zbatimin e rekomandimeve të ekspertëve të MONEYVAL, të cilët kërkojnë që Shqipëria të krijojë mekanizma që të sigurojnë një numër sa më të lartë të subjekteve raportuese, janë ndërmarrë ndryshime ligjore që synojnë popullimin automatik të regjistrit të pronarëve përfitues nga Qendra Kombëtare e Biznesit për subjektet raportuese që kanë pronësi direkte, duke ju referuar gjendjes se ortakërisë të regjistruar në regjistrin tregtar për subjektet raportuese me pronësi direkte; Shtyrjen e afatit për raportimin fillestar të pronarëve përfitues nga subjektet raportuese ekzistuese me pronësi indirekte të regjistruara në regjistrin tregtar dhe nga Organizatat Jofitimprurëse, deri më datë 01.04.2022.
Shtyrjen e afatit për subjektet raportuese që regjistrohen rishtazi, nga brenda 30 ditëve kalendarike nga data e regjistrimit të subjekteve në 40 ditë kalendarike; faljen e gjobave të vendosura nga QKB-ja përpara hyrjes në fuqi të projektligjit, në lidhje me mos përmbushjen e detyrimit për raportimin fillestar të pronarëve përfitues nga subjektet raportuese, me kusht që raportimi të kryhet prej tyre deri më datë 01.04.2022; Përshkallëzimin e masës së kundërvajtjeve administrative që do të vendosen në vijim të hyrjes në fuqi të projektligjit, mbi bazën e vonesës në përmbushjen e detyrimit të raportimit fillestar të pronarëve përfitues nga subjektet raportuese që regjistrohen rishtazi.; Parashikimin e procedurës së pezullimit të aplikimit për një afat 30 ditor, në rast të aplikimeve të paplota; Heqjen e gjobës për administratorin në rastin e mosregjistrimit të të dhënave të pronarëve përfitues të subjekteve raportuese brenda afatit ligjor, dhe përfshirja e vlerës së kësaj gjobe në gjobat e vendosura ndaj subjekteve raportuese.
Më të lexuarat


Qeveria kompenson ndërtuesit, do u japë 30% më shumë para për rreth 300 kontratat e punëve publike, hyn në fuqi ligji

Koncesionet me mbështetje buxhetore marrin kredi, ODA: 140 milionë euro për 4 kontrata, e panjohur vlera për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit

Opozita publikon dokumentet: Skandal, fondet e BE për bujqësinë po vidhen nga inceneratori i Tiranës

Darka e “Nusretit” i kushton shqiptarëve 81 hektarë truall në ajkën e Durrësit, arabit i falet porti dhe 54 mijë m2 tokë për ndërtim

Këmbimi valutor, mësoni me sa lek shiten dhe blihen sot euro, dollari dhe paundi britanik

Kriza e çmimeve, Banka e Shqipërisë jep alarmin, kërkon paketë e dytë për familjet në nevojë dhe pensionistët: Ja çfarë na pret në 3 muajt në vijim

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare 2 tenderë për blerje energjie, çmimet në stratosferë

Zbardhet lista e plotë, nga hotele dhe dyqane, te biznese, ara dhe pemishte në zonat më të kërkuara të Tiranës apo bregdetit, ja 425 prona të sekuestruara nga shteti që askush s’i do

Qeveria bën gati “falimentin” e bashkive në krizë, shpall konkursin për administratorët e rinj, pritet pezullimi nga detyra për disa kryebashkiakë të PS

Paralajmëruan mbyllje totale për shkak të rritjes së çmimeve, qeveria premton tjetër subvencion për transportin urban
