Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bizneset kundër TVSH, paralajmërojnë protesta dhe grevë urie

Postuar: 12/10/2017 - 07:51

Shoqata e bizneseve të vogla paralajmëron protesta e madje dhe grevë urie nëse do të miratohet vendosja e TVSH për këto subjekte. Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Nasto pohon se përfshirja në TVSH do t’i çonte drejt falimentit pasi do të rriste kostot. Nasto paralajmëron se një masë e tillë do të ndikojë edhe në rritje çmimesh. “Që nga protesta, greva, mbyllje dyqanesh, greva urie. Së pari do ti kërkojmë qeverisë, kryeministrit shqiptar në rradhë të parë të mendohet mirë, sepse kjo është një reformë, një ndryshim sistemi nga më të fortët në Shqipëri, ose nga më të rrezikshmet për ne që do të çojë në mbyllje të mijëra bizneseve”, u shpreh Nasto. Por për ekspertët e ekonomisë, vendosja e TVSH është e domosdoshme për të shmangur evazionin ndërsa apelojnë për miradministrim. Sotiraq Dhamo pranon se vendosja e TVSH mund të ndikojë në falimentin e një numri të vogël biznesesh. “Nëse një biznes i vogël me xhiro diku tek 3.5-4 milion lekë ka një marzh 1-1.5 milion lekë, afërsisht në vit do të duhet të paguajë 20% të kësaj shifre, 200-250 mijë lekë në buxhetin e shtetit. Kjo do të ulë marzhin e tyre. Nëse ky 20% do të sjellë apo jo falimentim të bizneseve të vogla, numri i këtyre do jetë mjaft i vogël nëse qeveria do të marrë dhe masat që ta administrojë në mënyrë të përshtatshme”, vlerësoi Dhamo. Nga ana tjetër, bizneset paralajmërojnë se do të ketë rritje të çmimeve për një sërë produktesh. “Në 1 mijë lekë të vjetra duhet të shtojmë 200 lekë të vjetra. Duhet të shtosh 200, 300 ose 400 lekë kjo varet nga tregu. Por që do të rriten çmimet”, paralajmëroi Nasto. Por sipas ekspertëve një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë pasi çmimet vendosen nga tregu. “Nëse do të rriten çmimet do ti rrisin të gjitha ato biznese të vogla që aktualisht i kanë më pak sepse konkurrojnë bizneset që janë me TVSH, TVSH nuk e deklarojnë. Këta mund ta rrisin çmimin por do ta rrisin deri në nivelin e çmimit të tregut jo më shumë. Se nuk e rrisin dot më shumë dhe po të duan”, deklaroi Dhamo. Nga vendosja e TVSH pritet të preken rreth 135 mijë biznese.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2017 - 11:50

Banka Botërore konstatonte në raportin e fundit “Ballkani Perëndimor: Rigjallërimi i motorit të rritjes dhe prosperitetit”, se Ballkanit Perëndimor do t’i duhen 60 vjet për të kapur mesataren e Bashkimit Europian.

Postuar: 12/12/2017 - 08:13

Një pjesë ende e konsiderueshme e të ardhurave nga emigrantët futen nëpërmjet kanaleve informale në vendin tonë duke shmangur bankat dhe agjencitë e transfertave.

Postuar: 11/12/2017 - 12:50

Nga janari i vitit të ardhshëm, qeveria do të ashpërsojë masat për të zëvendësuar flotën e automjeteve në qarkullim.
 

Postuar: 09/12/2017 - 11:07

Në vitin 2014, hyri në fuqi ligji “Për armët”, i cili specifikonte se çdo qytetar shqiptar mbi 25 vjeç, që plotëson disa kushte, mund të blejë një armë me leje për n

Postuar: 09/12/2017 - 08:17

Viti 2016 është mbyllur me një borxh doganor prej afro 24.7 miliardë lekë, ose 200 milionë euro.