
Mjekësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re doktoresha e njohur (Emri)

Bizneset kundër Tatimeve, nuk pranojnë bllokimin e llogarive personale të administratorit e aksionarëve

Shkruar nga Esmeralda HIDA 23 Nëntor 2020

Dhomat e Tregtisë dhe shoqatat e bizneseve kanë dalë dje kundër udhëzimit më të ri të qeverisë, e cila u jep kompetencë Tatimeve të bllokojnë llogaritë bankare të kompanive. Ministria e Financave pak ditë më parë ndryshoi udhëzimin për urdhrat e bllokimit të llogarive bankare. Sipas këtij udhëzimi, nëse një subjekt nuk paguan detyrimet tatimore në kohë, tashmë nuk do t’i bllokohen vetëm atij llogaritë bankare, por edhe të ortakëve dhe administratorit të tij. Pikërisht, ky ndryshim kundërshtohet nga 22 dhoma Tregtie dhe shoqata të sipërmarrjes në vend, të cilët i kanë dërguar një kërkesë të përbashkët Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë duke i konsideruar ndryshimet e reja në kundërshtim me ligjin për shoqëritë tregtare. “Në fund të javës së kaluar, morëm njoftim mbi publikimin në Fletoren Zyrtare të Udhëzimit. Udhëzimi parashikon afate ligjore të qarta për shlyerjen e detyrimeve tatimore, rolin e bankave tregtare të nivelit të dytë në mbledhjen e detyrimeve. Përveç përmirësimit të përmbajtjes se Udhëzimit ekzistues, ndryshimet e prezantuara i japin në mënyrë të shprehur administratës tatimore të drejtën që detyrimet tatimore të pambledhura nga shoqëritë tregtare t’ia transferojë dhe t’i mbledhë nga ortakët dhe/ose administratorët e këtyre shoqërive. Ne gjykojmë që forma e përdorur në të për transferimin e detyrimit tatimor nga personi juridik te ortaku apo administratori, bie në kundërshtim me dispozitat e Ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare””, thuhet në kërkesë. Sipas tyre, ky udhëzim shkel të drejtat legjitimore të tyre dhe për të vërtetuar këtë ata kanë cituar ligjin, i cili tregon se një person fizik i cili është pjesë e një shoqërie nuk mbajnë përgjegjësi për detyrimet tatimore të saj, por vetëm për detyrimet personale, prandaj nuk mund të cenohen nga boshllëqet e kompanisë në përgjithësi. “Transferimi i detyrimit është në kundërshtim me Ligjin për Shoqëritë Tregtare duke qenë se: Bazuar në nenin 68 të ligjit të përmendur: “Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është e themeluar nga persona fizikë ose juridikë, të cilët nuk përgjigjen për detyrimet e shoqërisë tregtare dhe mbulojnë personalisht humbjet e shoqërisë deri në pjesën e pashlyer të kontributeve të nënshkruara. Kontributet e ortakëve përbëjnë kapitalin e regjistruar të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar”, theksohet në kërkesë.
Udhëzimi i hap rrugë Tatimeve për abuzime
Sipas tyre qeveria në këtë mënyrë jo vetëm që po shkel të drejta e bizneseve, por edhe po i jep më shumë hapësirë për abuzim Administratës Tatimore. Pasi, në bazë të këtij urdhri Tatimet do të ndërmarrin hapa pa pritur një vendim gjyqësor, duke abuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë tek personi i cili është pjesë e asaj kompanie që ka probleme me detyrimet e prapambetura. “Në gjykimin tonë, formulimi aktual i udhëzimit lë hapësira për abuzim nga ana e autoriteteve tatimore, pasi krijon idenë se këta të fundit kanë të drejtën të japin urdhra bllokimi pa pasur fillimisht një vendim të gjykatës së formës së prerë”, thuhet në kërkesë. Gjithashtu, bindja e tyre se, Tatimet do abuzojnë vijon të argumentohet më tej duke thënë se, ndryshimet e miratuara bien në kundërshtim me nenin 16 të ligjit për shoqëritë tregtare ku janë të listuara edhe rastet kur aksionari dhe administratori përgjigjen për detyrimet e shoqërisë. Ata mbajnë përgjegjësi personale dhe me pasurinë e tyre kur abuzojnë me formën e shoqërisë tregtare për arritjen e qëllimeve të paligjshme, kur trajtojnë pasuritë e shoqërisë tregtare si të ishin pasuritë e tyre si dhe kur kanë marrë apo duhet të kishin marrë dijeni për gjendjen e paaftësisë paguese të shoqërisë dhe nuk kanë marrë asnjë masë.
Më të lexuarat


ATP nxjerr listën, ja 209 pronarët që do të përfitojnë kompensim financiar, ndahet kësti i radhës

Rritje e pagave për mësuesit, zbardhet skema e përllogaritjes, procedurat dhe kush përfiton

Botohet në Fletoren Zyrtare ligji, më 23 janar nis falja e detyrimeve për pensionet e ushtarakëve, ja detajet

Pasojat e izolimit, mbyllen 38 për qind e bizneseve në vend, ulet konsumi dhe fitimi për kompanitë që operojnë ende

Botohet në Fletoren Zyrtare ligji, rivlerësimi i banesave shtyhet deri në fund të vitit, ja detajet dhe procedurat

Skema për rimbursimin e naftës për fermerët, zbardhen procedurat dhe kushtet, përfitojnë rreth 70 mijë persona

Ndryshon akti normativ, hiqet afati për bonusin e qerasë ndaj familjeve të prekura nga tërmeti, lehtësohen edhe procedurat

Raporti i BB, për 2021 recensioni parashikohet 6.7 për qind, turizmi pritet të ndihmojë në rritjen e ekonomisë

Agjencia e Pronave hap procedurat e aplikimit për kompensimin e pronarëve të prekur nga ndërtimet informale, ja si duhet të veprohet

Qeveria lehtësira për shoferët, shtyhet me tre muaj vlefshmëria e kolaudimit të makinave, SGS batërdi në qendrat e kontrollit
