Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Biznesi gjerman jep alarmin për përkeqësimin e situatës ekonomike, ndikim negativ politikat ekonomike, transparenca e tenderëve dhe korrupsioni

Postuar: 10/04/2019 - 07:16

Ekonomia shqiptare është zhytur në një pesimizëm të thellë në 2019-ën. Ky është mendimi i bizneseve gjermane, të cilët nëpërmjet një anketimi të përvitshëm, kanë dalë në konkluzionin se situata aktuale ekonomike është përkeqësuar në raport me një vit më parë. Por edhe pritshmëritë për të ardhmen janë po kaq negative. Ajo që vihet re në këtë sondazh është fakti se nga 21 tregues, vetëm një prej tyre ka shënuar përmirësim, të gjithë të tjerët janë në rënie. Katër janë treguesit më të përkeqësuar. Faktorët e vlerësuar më negativisht janë siguria ligjore, administrata publike, parashikueshmëria e politikave fiskale, transparenca në tenderat publikë si dhe lufta kundër kriminaliteti dhe korrupsionit. Por pse ky pesimizëm kaq i madh në ekonomi? Drejtuesit të Dhomës Gjermane të Tregtisë ngrenë shqetësimin se emigracioni është fenomeni, i cili po ndikon negativisht tek forca e punës. 51 % e të anketuarve e vlerësojnë si alarmante largimin e fuqisë punëtore të kualifikuar. Vitet e fundit ka një valë të madhe profesionistësh që po largohen nga vendi. Ajo që vërehet është fakti se po largohen ata që i përkasin shtresës së mesme, pra individë që kanë një punë në vendin tonë si mjek, infermier, inxhinier etj.

Anketa

Rreth 51% e bizneseve gjermane mendojnë se situata në Shqipëri në 2019 është përkeqësuar. Kjo e dhënë vjen si rezultat i anketës së përvitshme të Dhomave Gjermane të Tregtisë në Europën Qendrore dhe Lindore. Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) prezantoi dje në praninë e Ambasadores Gjermane në Shqipëri, znj. Susanne Schutz, zv. amb. Johannes Dietrich dhe zv. ministres së Financave dhe Ekonomisë, znj. Belinda Ikonomi, rezultatet e anketimit të vitit 2019 për Klimën e Biznesit dhe Investimeve në Shqipëri. Ambasadorja gjermane në Shqipëri, gjatë prezantimit, theksoi se gjatë kësaj ankete janë përgjigjur 54% të anëtarëve të DIHA-s, nga 15 vende në Europën Qendrore dhe Lindore. “Situata e përgjithshme ekonomike shihet me përkeqësim, me 41% të të anketuarve që flasin me nota negative”, tha ajo. Ndërsa sa i përket pritshmërive për këtë vit, 43% e tyre e shohin se do të përkeqësohet ndërsa 45% e tyre se do të mbetet e pandryshuar”, theksoi znj. Schutz. Në pyetjen se sa të kënaqur janë bizneset me faktorët, u janë përgjigjur: Pozitivisht: kostoja e punës, produktiviteti dhe motivimi i punonjësve, kualifikimi i punonjësve, arsimimi akademik, disponueshmëria e fuqia punëtore të kualifikuar. Negativisht: siguria ligjore, administrata publike, parashikueshmëria e politikave ekonomike, transparenca e tenderëve publikë, lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit. Një tjetër pyetje e anketimit të DIHA-s lidhet me opinionin e bizneseve se sa mendojnë se emigracioni ka prekur forcën e punës së kualifikuar në Shqipëri, për të cilën 51% u janë përgjigjur me shumë, 38% me mesatarisht, 11% pak dhe 0% me aspak. Bizneset mendojnë se ndër faktorët që ndikojnë në emigracionin e shqiptarëve, janë: 72% situata e keqe ekonomike, arsimi, shëndetësia etj.; 30% lehtësimi i procedurave nga vendet pritëse. Një tjetër pyetje e lidhur me anketimin është se si mendojnë bizneset lidhur me situatën pas 5 viteve me forcën e kualifikuar, për të cilën 45% e bizneseve thanë se do të stabilizohet, 45% thanë do të përkeqësohen dhe 11% se do të kthehen sërish. Ndryshe nga ky vit, bizneset e vlerësuan pozitivisht klimën e biznesit një vit më parë, ku dy të tretat e të anketuarve i janë përgjigjur me “mirë” ose “kënaqshëm” pyetjes mbi situatën aktuale ekonomike në Shqipëri.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 08:05

 Detyrimet e parapaguara ndaj administratës tatimore shënuan një rritje në vitin 2018, duke arritur rreth 108 miliardë lekë, me një rritje prej 8 miliardë lekë në raport me një vit më parë.

Postuar: 20/04/2019 - 07:51

Ashtu si pothuajse gjatë gjithë vitit 2018, edhe këtë vit mesa duket bankat do të vijojnë të mos

Postuar: 19/04/2019 - 07:20

Pas shumë muajsh kundërshtimesh nga ana e biznesit, qeveria ka shfaqur shenjat e para të një tërh

Postuar: 18/04/2019 - 07:19

Të gjithë tatimpaguesit me të ardhura në shumën mbi 2 milionë lekë duhet të dorëzojnë deklaratën

Postuar: 17/04/2019 - 07:18

Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bashkëpunim me Sekretariatin e Këshillit të Investimeve zh

Postuar: 16/04/2019 - 07:26

Hyn në fuqi vendimi për rritjen e pagave për diplomatët, ushtarakët, mësuesit dhe policët e burgj

Postuar: 14/04/2019 - 18:45

Bankat shqiptare kanë aktualisht 2,9 miliardë euro të investuara jashtë vendit ose gati një të tr