BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Biznesi i vogël afat deri më 16 korrik për deklarimet, gjobë deri në 50 mijë lekë për mosdeklaruesit

Biznesi i vogël afat deri më 16 korrik për deklarimet, gjobë

Tatimpaguesit e vegjël me qarkullim nga 2 deri në 5 milionë lekë, të përfshirë për herë të parë në skemën e TVSH-së që prej datës 1 Prill 2018 kanë si afat të fundit për deklarimin e librit të shitjes dhe blerjes, datën 16 korrik. Në një dalje për mediat, drejtuesja e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Vasilika Vjero u shpreh se të gjitha subjektet që nuk plotësojnë deklaratën do të kenë një penalitet prej 5 mijë lekësh. “Ata tatimpagues që nuk do të përmbushin afatet e plotësimit dhe dorëzimit të deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së do të përfshihen automatikisht me përgjegjësinë e TVSH-së. Tatimpaguesit e vegjël duhet të mbajnë në konsideratë faktin se për mosdorëzim të deklaratës brenda afatit ka edhe një penalitet prej 5,000 lekësh”, deklaroi ajo. Ndërkohë që nuk do të ketë penalitete për të gjithë ata tatim pagues që plotësojnë me gabime deklaratën. Në mbi 6 mijë deklarata të plotësuara numri i atyre që janë me gabime është 50. “Dëshiroj të qartësoj të gjithë tatimpaguesit se nuk do të ketë penalitete për plotësim me gabime të deklaratës së thjeshtuar. Tatimpaguesit ftohen që të shfrytëzojnë të gjithë infrastrukturën e nevojshme të administratës, që prej muajsh është në dispozicion të kësaj kategorie për të përmbushur këtë detyrim me korrektësi. Sipas të dhënave, deri tani janë vetëm 50 deklarata për të cilat janë konstatuar gabime, një shifër kjo pothuajse e pandjeshme. Të gjithë subjektet që kanë pasur gabime janë këshilluar dhe asistuar për të bërë korrigjimet e nevojshme. Administrata Tatimore është plotësisht e angazhuar për mbarëvajtjen e këtij procesi dhe ka të gjithë kapacitetet për ta menaxhuar në mënyrën sa më efikase”, tha Vjero.

Afati

Janë mbi 11.700 tatimpagues që duhet të plotësojnë këtë deklaratë. Ndërkohë që biznesi i vogël është skeptik për përfshirjen e tyre në skemën e TVSH. Ata i tremben frikës së falimentimit. Por sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në muajin qershor të 2018 janë mbyllur rreth 988 biznese nga 827 që ishin mbyllur në  të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo shifër është për një muaj dhe nuk mund të jetë treguese për ndikimin që mund të ketë përfshirja në skemë e bizneseve të vogla. Pjesa më e madhe e bizneseve të vogla që hyjnë për herë të parë në skemën e TVSH e kanë përmbushur detyrimin për të dorëzuar deklaratën tatimore. Drejtoresha e përgjithshme e tatimeve Vasilika Vjero tha se bizneset që ende nuk kanë bërë deklarimin e TVSH-së kanë kohë deri në datën 16 të këtij muaji. Qeveria uli kufirin e xhiros që e kalon një biznes në tvsh nga 5 milionë lekë në vit që ishte më parë në 2 milionë lekë. Ky ndryshim, detyron mbi 11 mijë e 700 biznese që të deklarojnë për herë të parë tatimin mbi vlerën e shtuar duke filluar nga data 1 prill e këtij viti.

Këndi i ndihmës

Për çdo nevojë apo paqartësi, tatimpaguesit mund të shfrytëzojnë të gjithë infrastrukturën e vënë në dispozicion, si shërbimin Live Chat përmes faqes zyrtare www.tatime. gov.al, Qendrën e Thirrjeve, në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02. Gjithashtu janë 13 Këndet e Asistencës që janë efektive në të gjitha Drejtoritë Rajonale tatimore në vend. Përmes këtyre këndeve, punonjësit e Shërbimit ndaj Tatimpaguesve, që nga fillimi i muajit korrik kanë asistuar rreth 900 subjekte, me qëllim përmbushjen me korrektësi të detyrimeve, siç është plotësimi dhe dorëzimi i librave të shitjes dhe blerjes, dhe deklaratën e thjeshtuar e TVSH-së.

Më të lexuarat