BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Ekonomia

Blendi Gonxhe sqaron ndryshimet në Kodin Rrugor, ja niveli i gjobave dhe kush rikthehet në autoshkolla, kategoritë e makinave që futen të parat në kolaudim

Blendi Gonxhe sqaron ndryshimet në Kodin Rrugor, ja niveli i gjobave dhe

Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe, ka sqaruar dje ndryshimet që sjell Kodi i ri Rrugor, i miratuar së fundmi. Gonxhe shprehu qartë se rregullat e reja sjellin ashpërsim masash ndaj shoferëve që i shkelin ato. Gjatë një interviste televizive, ai tregoi se gjobat variojnë nga 5 mijë lekë në 200 mijë lekë, referuar rregullit të shkelur. Këtu ai theksoi se, masa e gjobës do të jetë më e rëndë në ato raste kur shoferi ka shkelur për të tretën herë të njëjtin rregull brenda një viti. Sipas tij, është rritur më shumë masa administrative për ata shoferë që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, për të cilët do të aplikohet edhe heqja e patentës për më shumë se dy vjet. Gjithashtu, ai bëri të ditur se, për ata që përsërisin shkeljen do të ketë edhe gjobë të shtuar, por edhe heqje pikësh nga leja e drejtimit. “Ka një ashpërsim të masave administrative që janë të përsëritura që vijnë nga papërgjegjshmëria ose nga injorimi i rregullave. Ka një përshkallëzim të masave në raport me kohën kur t’i i bën këto shkelje. Në rast se për një vit bën të njëjtat shkelje tre herë, agravohet masa. Kur përsërit gabimin përveç gjobës do të kesh edhe penalizim në pikë”, sqaroi ai. Mbi heqjen e pikëve nga patenta Gonxhe dha një tjetër sqarim shumë të rëndësishëm. Ai bëri të ditur se, për të rifituar pikët e patentës shoferët nuk duhet të ndjekin më vetëm një procedurë për rinovim, por duhet të regjistrohen dhe njëherë në autoshkollë. Ndër të tjera, ai bëri me dije se ndryshime e bëra në Kodin Rrugor kanë si qëllim të edukojnë edhe qytetarin, i cili kalon në rrugë si këmbësor. “Qytetarët duhet të kenë të ngulitur se humbja e pikëve të patentës nuk përbën më një procedurë që do vish të bësh një test normash sjellje, por e kemi ashpërsuar masën dhe do të bësh një riregjistrim në autoshkollë. Do fillojmë një fushatë të edukatës sesi duhet të sillemi në rrugë dhe si përdorues të rrugës. Do të punojmë shumë të bëjmë progres në këtë punë, për të mbjellë edukatën tek fëmijët për të respektuar në të ardhmen korrektësisht Kodin Rrugor”, u shpreh kreu i DPSHTRR.

Rifillon kolaudimi

Sa i përket procesit të kolaudimit, Gonxhe tha se tashmë të gjitha pikat e kontrollit janë gati dhe do të fillojnë punë brenda këtyre ditëve. Sakaq, ai sqaroi se në plan për të kaluar të parët në kolaudim janë 150 mijë automjete që nuk përfituan nga vendimi për shtyrje të vlefshmërisë së certifikatës. Ndërsa për ata që iu përfundon kolaudimi në këtë muaj deri në qershor, do të paraqiten për kontroll në maj të viti 2022. Ndër të tjera ai theksoi se, është shumë e rëndësishme që pronarët e makinave të kenë paguar taksat dhe siguracionet para se të shkojnë të bëjnë kolaudimin. “Shërbimi fillon brenda muajit maj, dhe do të rifillojë për ato mjete që janë targuar në vitin 2021 dhe janë me km, por nuk kanë kaluar fare në kolaudim. Janë rreth 50 mijë mjete të tilla që do të kolaudohen brenda këtij viti. Do të kemi dhe të gjitha mjetet që nuk kanë kaluar kolaudimin vitin e kaluar, pra në total janë rreth 150 mijë mjete, për të cilat ne do t’i dedikohemi hapjes së shërbimit. Shërbimi do të bëhet me rezervim online dhe patjetër të gjitha duhet të kenë paguar taksat dhe siguracionet”, tha Gonxhe. Ai sqaroi më tej se, të gjitha mjetet e parregullta janë fotografuar dhe janë futur në një “listë të zezë”. Sipas tij, kolaudimi nuk do të jetë aq i thjeshtë dhe nuk do ketë më ndërhyrje nga miq e ryshfete. “Kolaudimi në vetvete do të ketë katër grupe. Dy do të jenë të dedikuara për qendrat e kontrollit teknik, do të kontrollojmë veten tonë. Dy të tjerat do të jenë në lëvizje, në mënyrë të papritur me short dhe me risk. Janë metoda që përdoren ne vendet në zhvillim dhe të ato te zhvilluara. Kolaudimi do të jetë shumë herë kontroll më i rreptë, do të jetë më i vështirë për ta kaluar me lekë dhe me miq”, tha Gonxhe.

Më të lexuarat