BREAKING NEWS

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas shpalljes non grata të Berishës: U vendos të kishim një qëndrim të përbashkët

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej në burg nëse nuk i bindej këtij ultimatumi! Ja pse për disa kohë nuk mund të shkonte dot në SHBA

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej
x
BREAKING NEWS

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me regjinë: Më çmendët

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me
x
BREAKING NEWS

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt...

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë dakord për ‘Ballkanin e Hapur”? Ja çfarë thotë kryeministri Rama: Politika nuk është spektakël si Big Brother që të zihen njerëzit për brava

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë
x
BREAKING NEWS

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike? Escobar: Biden dhe Blinken kanë qenë të qartë

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike?
x

Ekonomia

Blerja e energjisë zhvlerëson lekun, euro pëson ndryshimin e papritur

Blerja e energjisë zhvlerëson lekun, euro pëson ndryshimin e

Euro është forcuar ndjeshëm sot në tregun e brendshëm valutor, duke reflektuar kërkesën e lartë për valutë për blerjen e energjisë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 122.3 lekë, duke u rritur me 0.22 lekë në krahasim me ditën e mëparshme. Në rritje ishte dhe dollari, që u këmbye me 105.5 lekë, ose 0.4 lekë më shumë se një ditë më parë.

Monedha e përbashkët ka arritur në tregun e brendshëm në nivelin më të lartë që nga korriku i këtij viti.

Aktorët e tregut pohojnë se rritja e euros është ndikuar nga kërkesa e lartë e bankave për të blerë valutë. Ditën e sotme aktive ishin sidomos Credins, BKT, Tirana, duke ndikuar në forcimin e ndjeshëm të euros. “Kërkesa ka lidhje ekskluzivisht me energjinë”, pohojnë ekspertët e tregut.

Që nga 12 tetori, euro është mbiçmuar me një lek në tregun vendas, duke shënuar dhe rritjet më të mëdha ditore përgjatë këtij viti (përkatësisht +0.32, +.013 dhe +0.22 lekë në tre ditët e fundit).

Furnizuesi i Tregut të Lirë(pjesë e OSHEE Group) është detyruar gjatë këtij viti të blejë energji elektrike me çmime rekord nga tregu i lirë për shkak të situatës hidrike problematike por edhe krizës së përgjithshme energjetike në tregjet globale që kanë çuar bursat në nivele të papara më parë.

Vetëm në tetor FTL shpenzoi rreth 65 milionë euro për të siguruar energjinë që konsumohet në vend me çmime që në disa raste kaluan edhe 300 euro MWh. Qeveria lehtësoi blerjen e energjisë përmes mundësimit të një fondi 100 milionë euro për OSHEE duke dalë garant për këtë të fundit në kushtet kur u shpall edhe emergjenca e furnizimit që zgjat deri në 15 prill 2022.

Një tjetër faktor që po ndikon në rritjen e kërkesës për valutë lidhet me rritjen e çmimeve të shumë produkteve, që po detyron importuesit që të blejnë më shumë valutë për të paguar mallrat e tyre. /Monitor

Blerja e energjisë zhvlerëson lekun, euro pëson ndryshimin e